• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bashkëpunëtori i Enverit: Liljana më kërcënoi në ATSH

by Java News
30/11/2015 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me Nexhmijen, ashtu si edhe me shumë ish­funksionarë të lartë të kohës, Kiço Kapedanin e ka lidhur puna. Njëherë, në vitin 1981, teksa ishte zv.drejtor në gazetën “Zëri i Popullit”, e ka thirrur për t’u takuar Nexhmije Hoxha, pasi drejtori ishte me pushime. Ajo e ka pyetur rreth mundësisë që Liljana, nusja e djalit të saj, Sokolit, të bëhej zv.kryeredaktore e “Zërit të Popullit”.

“U përpoqa t’i shpjegoj shoqes Nexhmije, që puna në gazetë kishte orare të vona, shumë tensione, e lodhshme, se ishte e përditshme, ndërsa Liljana si familjare e re ishte e vështirë që ta përballonte. I sugjerova që ta çonte tek ATSH-­ja, sepse sipas informacioneve paraprake që kisha, aty do të dilte në pension nëndrejtori. Ajo më falënderoi dhe e mori parasysh sugjerimin tim. Pas pak kohësh, Liljana u emërua nëndrejtoreshë në ATSH”, thotë Kiço Kapedani për gazetën Panorama, duke shtuar: “Por jeta më pas më dha të kuptoj, se e kisha sugjeruar për të zezën time”.

Sipas tij, ajo ishte ambicioze dhe donte t’i tregonte çdokujt se ishte më e zonja, përfshirë edhe Kiçon, i cili ishte transferuar ndërkohë si redaktor pranë shtypit të jashtëm, në ATSH. “Nuk dua të tregoj me detaje, por po e përmbledh shkurt që patëm një përplasje për profesionalizmin në punë dhe Liljana më kërcënoi ‘ta tregoj në mbledhjen e partisë’. Unë nuk isha budalla që të hahesha me të dhe menjëherë kërkova që të lëviz nga ATSH­ja”, rrëfen Kiço ngjarjen që i përket vitit 1988. Ai ka takuar më pas drejtorin e ATSH­së, Taqo Zoto, dhe i ka treguar incidentin me të renë e Enver Hoxhës.

“I thashë që unë murit me kokë nuk i bie dot, do të përpiqem që brenda javës të lëviz nga ATSH­ja, do të jap dorëheqjen vetë. Por ju lutem, mos ma nxini karakteristikën, sepse pastaj kushedi ku më degdisin”, tregon Kiço Kapedani, i cili vërtet brenda javës është larguar “me lezet” nga ATSH­ja, duke nisur punën e re si sekretar kolegjiumi pranë revistës “Pararoja”, që më pas u bën organ i Policisë. “Rroga ishte më e mirë, por edhe puna më pa stres”, thotë ai, ndërsa historitë nga e kaluara i ka pa fund. Vetëm për miqtë, ama. Dhe këto pak radhë për të gjithë, pas shumë lutjesh…

Next Post

Hamburgu voton kundër organizimit të Olimpiadës 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtyhet me disa orë gjyqi ndaj Veliajt, kryebashkiaku kërkon lirinë kundrejt garancisë pasurore

February 24, 2026
Aksident në Shkozet, përplasen 4 makina, shoferët grushtohen me njëri-tjetrin

Tragjike në Tiranë! Makina përplas për vdekje një 7-vjeçar

February 24, 2026
Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

February 24, 2026
Pafuqia politike e Sali Berishës

“Rama, kreu i korrupsionit”, Berisha: Duhet të largohet urgjentisht nga pushteti

February 24, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

Aplikohet amnistia fiskale: Bizneset që nuk kanë paguar detyrimet për 2015-2019, përfitojnë përgjysmim

February 24, 2026

‘Çështja’ e Belinda Ballukut, socialistët mblidhen të enjten te Pallati i Brigadave

February 24, 2026
Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

February 24, 2026
Kosovë, ish-shefi i shërbimit inteligjent dënohet me 4 vjet e 8 muaj burgim

Kosovë, ish-shefi i shërbimit inteligjent dënohet me 4 vjet e 8 muaj burgim

February 24, 2026
Kur bota shpërbëhet, zemra gjen rrugën! Si dashuria i mbijeton tmerrit të luftës

Kur bota shpërbëhet, zemra gjen rrugën! Si dashuria i mbijeton tmerrit të luftës

February 24, 2026
Për ata që pyesin përse nuk reagohet ndaj së keqes

Për ata që pyesin përse nuk reagohet ndaj së keqes

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In