• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Bashkëjetesa fetare shqiptare/ Xhamia dhe kisha në një oborr, prifti dhe hoxha kanë një mesazh

by Java News
08/07/2018 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Imami Naser Kosumi dhe prifti ortodoks Trajko Vllajkoviç, edhe pse i shërbejnë feve të ndryshme, janë vetëm disa metra larg njëri-tjetrit.

Ferizaj është një prej qyteteve të rralla në botë ku në të njëjtën hapësirë qëndrojnë së bashku xhamia dhe kisha ortodokse. Pas shumë dekadave të ndarjes tashmë ky imam dhe prift janë bashkuar për të zgjidhur problemet që ata kanë. Një mur i ndërtuar para disa vitesh për të dy është një shqetësim i madh. Ata duan që ky mur të shembet dhe xhamia e kisha të jenë edhe më afër. Imami Naser Kosumi tha se muri, i cili gjendet mes kishës dhe xhamisë, duhet të hiqet.

“Si ky monument pak në botë ka. Për shembull ka xhami dhe kishën në një oborr. Nuk e di kur është ndërtuar, a është periudhë e gjatë, a është ndërtuar xhamia qysh më herët por meqenëse është ndërtuar në një oborr, për mendim timin kisha thënë që të jenë dy simbole pa ndërprerje, pa mur ndarës. Kështu kishë me qenë më mirë për opinion që mos të ketë pengesa”, ka thënë Kosumi, transmeton rel.

Vllajkoviç, i cili ka ardhur të shërbejë si prift në këtë kishë para tri vitesh ka filluar të ketë komunikim ditor me imamin. Ai tha se ka komunikim shumë të mirë me imamin e xhamisë. “Këto dy vende të lutjes janë krenare me njëra tjetrën dhe nuk ka rivalitet se cila është ndërtuar më parë, cila është më e madhe, cila është më e mirë, cila është më e bukur. Kjo gjë nuk qëndron para zotit. Para Zotit qëndron vetëm a je i mirë apo i keq, në fakt pak i mirë sepse nuk ekziston i keqi. Ai mur të cilin jeni duke e parë nuk është ndërtuar as nga unë e as nga Naseri”, tha prifti Vllajkoviç.

Hoxha dhe prifti thonë se kalojnë mirë me të gjithë banorët e Ferizajt dhe se nuk ka pasur ndonjë koment të keq në lidhje me shoqërimin e tyre.

“Kishte me qenë mirë jo vetëm unë më Trajkon, me priftin ortodoks por të gjithë besimtarët të takohen njëri me tjetrin të gjithë besimtarët të shkëmbejnë mendime njëri me tjetrin, të jenë më afër njëri-tjetrit dhe që populli ta di që të gjitha besimet janë të njëjta dhe ne i besojmë të gjitha besimeve hyjnore”, u shpreh Kosumi.

Ndërsa Vllajkoviç theksoi se s’duhet të ekzistojë asnjë ndarje në mes kishës dhe xhamisë. “Ka njerëz të mirë dhe të këqij, kështu që ka njerëz të atillë që janë për tu lavdëruar por ka të atillë që mendojnë që ata duhet t’i ruajnë gjërat e tyre, e ne tonat e që sipas tyre nuk ekziston asnjë pikë e bashkimit tonë mes vete, që për të cilën unë mendoj që është absurd. Unë dhe Naseri, gjithashtu dhe kolegët e tij, ne i shërbejmë të njëjtit Zot. S’duhet të ekzistojë asnjë ndarje sidomos në Kishë. Pa të keq politika e ka bërë të veten, njerëzit janë lidhur më shumë me politikë dhe me udhëheqësit politik se sa me udhëheqësit fetarë siç jemi unë dhe Naseri”, tha ai.

Prifti dhe imami bisedojnë për shumë gjëra. Sot temë për ta është dhe kampionati i futbollit që po mbahet në Rusi.

Next Post
Për herë të parë që nga 2011-ta, kreditë e këqija zbresin nën 16%

35 kompani mbajnë rreth 60 % të kredive me probleme, BSH harton rregullore të re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Rreth ndryshimeve te Kodit te Procedures Penale

September 20, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Reforma territoriale, të hënën Komisioni i Ligjeve nis shqyrtimin e draftit të socialistëve

September 20, 2026
“Makthi” i bizneseve në Tiranë, Kumrie Zika arrestohet sërish nga policia, punësohej dhe vidhte xhirot ditore

“Makthi” i bizneseve në Tiranë, Kumrie Zika arrestohet sërish nga policia, punësohej dhe vidhte xhirot ditore

September 20, 2026
Shkodër/ Kontrolle me dron, radar e makina inteligjente, pezullohen 9 leje drejtimi, 2 shoferë në pranga

Shkodër/ Kontrolle me dron, radar e makina inteligjente, pezullohen 9 leje drejtimi, 2 shoferë në pranga

September 20, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

Armiqtë imagjinarë dhe shënjestra e prishur e opozitës

September 20, 2026
Rama: Krijojmë shoqata lokale për mbrojtjen e territoreve turistike. Rrisim partneritetin me komunitetet lokale

Rama: Krijojmë shoqata lokale për mbrojtjen e territoreve turistike. Rrisim partneritetin me komunitetet lokale

September 20, 2026
Çelen Lojërat Aziatike 2026

Çelen Lojërat Aziatike 2026

September 20, 2026
Atentati në Sarandë/ Banorja rrëfen momentet e panikut: Ishim brenda, dëgjuam 6 të shtëna…

Atentati në Sarandë/ Banorja rrëfen momentet e panikut: Ishim brenda, dëgjuam 6 të shtëna…

September 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 21 Shtator 2026

September 20, 2026
Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter

Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com