• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bashkëfajtorë të ulur në një tryezë”, Patozi reagon për të përzgjedhurit politikë për ”Zgjedhoren”: Ja tek kush shpresoj

by Java News
23/01/2020 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Bashkëfajtorë të ulur në një tryezë…” Kështu i sheh kreu i partisë ‘Bindja Demokratike’, Astrit Patozi, Damian Gjiknurin, Petrit Vasilin dhe Oerd Bylykbashin, të përzgjedhurit politik për Reformën Zgjedhore. Shpresat i ka tek Rudina Hajdari, të cilën e veçon si njeriun që nuk ka asnjë përgjegjësi për krizën, por edhe si personin e duhur për ta zgjidhur atë.

Në studion e “Repolitix” në Report Tv, Patozi shprehet se është i lumtur që nuk ishte pjesë e asaj tryeze, teksa bashkohet me grupin e Hajdarit që e sheh problemin te sistemi politik.

“Jam shumë i lumtur që nuk jam pjesë e asaj tryezë. Aty në pjesë dërrmuese janë ulur bashkëfajtorët. Formalisht nuk na takonte të ishim, se janë ulur parlamenti ekzistues dhe opozita jashtëparlamentare. Për sa kohë që është për ndryshime të thella në Shqipëri, e sistemit aktual që është e keqja kryesore, ne na përfaqëson dhe këtu e kam fjalën dhe për nga e majta dhe e djathta. Nuk kam asnjë kompleksi që të bashkojë me cilin do që ka këtë qasje. Jo, s’kam kontaktuar. Hap pas hapi do i shikojmë të gjitha format e bashkëpunimit me opozitën e re.

Tryezë e PD-PS që kanë dëshmitarë dhe opozitën parlamentare dhe dikush tjetër. Hajdari nuk ka përgjegjësi për krizën, por mund të shërbejë për të zgjidhur krizën dhe kriza zgjidhet nëse nga kjo tryezë del një produkt”, tha Patozi.

Përballë gazetarit Denis Minga, Patozi shprehet skeptik sa i përket arritjes së një drafti final sa i përket ‘Zgjedhores’ brenda afatit të përcaktuar, 15 marsit. Nga ana tjetër, zgjidhjen nuk e sheh as tek implementimi i të gjithë rekomandimeve të OSBE-ODIHR, me argumentin se janë të pamjaftueshme për të zgjidhur krizën.

“Parashikimet i kam të zymta për 15 marsin, nuk shikoj asnjë shenjë dhe asnjë provë që kjo tryezë do ketë sukses. E kam fjalën Reformë të qenësishme, madje s’do e quaja as sukses kalimin me të gjithë numrat rekomandimet e OSBE-ODIHR. Unë mendoj që janë të pamjaftueshme se nuk zgjidhin hallin. Mos presim që të huajt të na tregojnë cili është sistemi më i përshtatshëm. Kam frikë se as ato nuk do i bëjmë dot se ka sinjale që PD depolitizimin e komisione e ka të vështirë ta pranojë”, tha Patozi.

Me gjithë rezervat që ka për dy liderët politik të dy partive më të mëdha, Rama- Basha, Patozi flet me bindje se nuk ka një pakt të fshehtë mes tyre i materializuar në letër, por një marrëveshje të heshtur që vjen nga interesa të përbashkëta.

“Nuk ka marrëveshje mes tyre, por kanë interesa të përbashkëta. Basha është gati që ta rrëzojë Ramën nga pushteti dhe kur vjen puna te sistemi zgjedhor, që të ruaj partitë e mëdha, janë bashkë. Kjo është më e dëmshme se të kenë një marrëveshje, se ajo do ishte e përkohshme, një marrëveshje e pathënë ndoshta, i kushton më shumë Shqipërisë. Ka nisur në 2008 me Berishën dhe vijon me Bashën”, tha Patozi, i cili u ndal të komentonte edhe lobimin rus. “Mendoj që PD-ja, sado rezerva të kem për Bashën, nuk ka përdorur paratë ruse dhe as me politikën ruse”, përfundoi në studion e Report Tv, Patozi.

Next Post
Telefonata me zë të kristaltë VoLTE vetëm në Telekom

Telefonata me zë të kristaltë VoLTE vetëm në Telekom

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In