• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bashkëbisedimi me qytetarët, 3 pyetjet që Rama i la pa përgjigje

by Java News
24/08/2015 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Dorian Matlija, aktivist për të drejtat e njeriut, njëkohësist përfaqësuesi ligjor i familjarëve të viktimave të Gërdecit, në bashkëbisedimin e tij online me qytetarët, i ka bërë sot tre pyetje, ndoshta më të vështirat, Kryeministrit Edi Rama. Por ato mbetën pa përgjigje, të paktën deri rreth orës 16:30.

Blogu “Historia Ime” ka botuar tre pyetjet e avokatit dhe i ka shtuar një të katërt: “Zoti Kryeministër, pse nuk u përgjigjeni këtyre tre pyetjeve?!”

Përshëndetje. Jam avokat, përfaqësues i familjeve të viktimave të Gërdecit, 21 janarit, si dhe qiramarrësve të nxjerrë me forcë nga banesat e kthyera pronarëve. Kam tre pyetje në lidhje me secilën nga këto çështje delikate.

Pyetje 1: Në përgjigjen e dërguar Gjykates së Strasburgut për çështjen që kanë hapur atje familjarët e viktimave të Gërdecit, qeveria ka mbajtur qëndrimin se shteti nuk ka asnjë përgjegjësi dhe se zyrtaret e Ministrise së Mbrojtjes, përfshirë këtu edhe ministrin e asaj kohe, kanë vepruar me përkushtim për të siguruar mbarëvajtjen e procesit. A nuk duket se ky qëndrim është diametralisht kundër qëndrimit tuaj politik se Gërdeci ishte një krim shtetëror?
Nuk i besoni me këtij versioni, apo keni ndryshuar qëndrimin për arsye taktike që familjarët e viktimave të mos përfitojne asnjë dëmshpërblim? Ju kujtoj këtu se këtë qëndrim Ministria e Mbrojtjes dhe ndërmarrja MEICO po e mban edhe në gjykatat shqiptare, megjithëse gjykatat deri tani u kanë dhënë të drejtë familjarëve dhe jo juve.

Pyetje 2: Në një intervistë televizive me gazetaren Rudina Xhunga, pas dates 21 janar 2015, jeni shprehur se nuk ka pasur asnjë bisedim me familjaret e viktimave të 21 janarit dhe kryeministrisë për të akorduar dëmshpërblimet. Madje jeni shprehur se dhenia e dëmshpërblimeve nga qeveria është idiotësi sepse ato i jep gjykata. Pavarësisht diskutimit a është idiotësi kjo gjë apo jo dhe faktit që kështu vepron e gjithë bota, si dhe kështu ka kërkuar edhe OKB me shkresë zyrtare, ajo që merr rëndësi këtu është fakti që me 30.07.2014 keni nënshkruar një urdhër për të ngritur grupin e punës për të llogaritur dëmshpërblimet për familjarët e viktimave të 21 janarit. Madje në urdhër thuhet se nga do merren fondet, si do bëhen llogaritjet, si do të përfshihet në këtë vendimmarrje mendimi i vetë familjarëve etj. Pse e mohuat me pas këte fakt? dhe pse e cilësuat idiotësi, kur e keni nënshkruar vetë?

Pyetje 3:
 Në opozitë keni mbajtur qëndrimin që dëbimi i mijëra familjeve që jetonin në shtëpitë e kthyera pronarëve ishte i gabuar. Për korrektesë qëndrimi nuk konsistonte në mosrespektimin e të drejtës së pronësisë së ish pronareve, por në mosrepektimin e të drejtës së strehimit të familjeve të dëbuara. Madje në Kuvend dhe kudo tjetër, zyrtarë të partisë suaj mbajtën qëndrimin se akti normativ për dëbimin e qiramarrësve ishte i gabuar dhe në shkelje të të drejtave të njeriut. Ndërsa sot, Gjykates së Strasburgut qeveria juaj i është përgjigjur se akti normativ është i drejtë dhe se nuk ka asnjë shkelje.

Nuk besoni më te varianti që keni mbrojtur në opozite, aq sa u bë edhe pjesë e programit tuaj elektoral?


A eshte ky një reflektim ndaj një qendrimi të meparshëm të gabuar, apo bëhet për arsye taktike që 3200 familje të mos përfitojnë dëmshpërblime dhe banesa, për të mos rënduar buxhetin e shtetit?

Duket se për të gjitha sa më sipër qëndrimi juaj është transformuar tërësisht në drejtimin e kundërt. Ose më saktë, në një drejtim të kundërt me njëri-tjetrin qëndrojne varianti që beni publik në media dhe varianti zyrtar që u paraqisni gjykatave. A ka ndonjë mundësi që të dimë përfundimisht se cili është varianti që mbroni dhe të unifikohet qëndrimi duke ja bërë të qartë edhe familjeve të dëmtuara, edhe gjyqtareve? Faleminderit për mirëkuptimin.#PyetKryeministrin

 

Next Post

Indi, lind djali me tre penisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Inteligjenca artificiale po mëson të mashtrojë njerëzit dhe të kryejë sulme kibernetike”, ekspertët ngrenë alarmin

“Inteligjenca artificiale po mëson të mashtrojë njerëzit dhe të kryejë sulme kibernetike”, ekspertët ngrenë alarmin

August 6, 2026
Bilanci i policisë/ Kapet i dënuari nga GJKKO, 4 operacione dhe 7 shoferë të arrestuar në 24 orë

Bilanci i policisë/ Kapet i dënuari nga GJKKO, 4 operacione dhe 7 shoferë të arrestuar në 24 orë

August 6, 2026
Zvërneci/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’! Shqipëria është në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca

Rama prezanton kuptimin e “BESA”-s. Ja katër shtyllat dhe prova e parë në Zvërnec

August 6, 2026
Fierza në rënie nga thatësira, KESH shpenzon 41.5 milionë euro për blerje energjie

Fierza në rënie nga thatësira, KESH shpenzon 41.5 milionë euro për blerje energjie

August 6, 2026
Italia në “alarm të kuq” nga vala e të nxehtit, autoritetet lëshojnë paralajmërim urgjent

Italia në “alarm të kuq” nga vala e të nxehtit, autoritetet lëshojnë paralajmërim urgjent

August 6, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 7 Gusht 2026

August 6, 2026

Pas afateve të tejkaluara, konflikti mes ortakëve e çoi koncesionin e Aeroportit të Vlorës drejt zgjidhjes së kontratës

August 6, 2026
Fier/ Mbi 1 300 gjoba në një javë, 6 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 6 të proceduar penalisht

Fier/ Mbi 1 300 gjoba në një javë, 6 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 6 të proceduar penalisht

August 6, 2026
Kosova pa President të ri, shkon në zgjedhje të parakohshme

Kurti nuk propozon asnjë emër për kryetar të kuvendit, kërkon kohë për Presidentin e ri

August 6, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Policia- herë  si zot, herë si mallkim

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com