• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Bashkë nuk bëjmë, veç nuk mundemi

by A R
30/10/2018 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Pamjet e publikuara të Kostandin Kaçifas me automatik në dorë rrugëve të Bularatit duket se i kanë vënë ‘kapak’ zhurmës së krijuar nga shteti grek. Edhe këtë herë, Athina nxitoi të reagojë zyrtarisht vetëm pak çaste pas ekzekutimit nga RENEA të minoritarit Kaçifas dhe pavarësisht një tërheqje orët e fundit, reagimet lanë një shije të hidhur. Së pari për tendencën e Greqisë që të politizojë çdo çështje. Dhe së dyti sepse institucionet kryesore të Athinës nuk kërkonin zbardhje, por ndëshkim. Në të tilla raste politika zyrtare e Greqisë ndihmohet edhe nga Agimi i Artë që nën petkun e opozitës kërkon veprime ekstreme, deri në thirrje për vrasje të shqiptarëve, pse shteti i këtyre të fundit eliminoi një element të armatosur që përbënte rrezik.

Të marra së bashku, të gjitha copëzat nga e diela e deri më sot nuk ngjallin asnjë dyshim që ngjarja të merrte përmasa të tilla. Nga të thënat historike pas rënies së komunizmit, fillesat e përplasjes së Athinës me Tiranën shënohen në vitin 1993 pas deportimit të një kleriku grek nga Shqipëria, dhe në pranverë 1994, pas sulmit në repartin e Peshkëpisë së Gjirokastrës. Në këtë të fundit madje pati ushtarakë shqiptarë të vrarë nga dora ekstremiste e organizatës MAVI. Megjithatë, Shqipëria që herë e heshtur për shkak të destabilitetit politik të brendshëm, e herë duke ndjekur një diplomaci nën këshillimin perëndimor, nuk e ka ngritur zërin në këto përmasa as zyrtarisht, por as duke sulmuar  me flakë bizneset e grekëve.

Vrasja e Kaçifas është një çështje që i përket drejtësisë. Eliminimi i një elementi të armatosur është procedurë standarde jo vetëm e RENEA-s, por e çdo policie në botë. Imagjinoni sesa qesharakë do të dukeshin shqiptarët sikur të protestonin për çdo bashkëkombas të vrarë nga policia greke. Apo Tirana zyrtare të kërcënonte prishjen e marrëdhënieve për çdo të burgosur që ka humbur jetën në rrethana të dyshimta.

Por veprimet e Greqisë nuk janë rastësore dhe as të paqëllimta. Kryesisht politika e tyre është mbajtur në këmbë falë populizmit të përzierë me nacionalizëm dhe besim ortodoks. Këto reagime vijnë në prag të Marrëveshjës për Detin dhe largimit nga skena politike të një emri të rëndësishëm, siç është ai i Niko Kotzias. Ndërkohë që politika e jashtme në duart e kryeministrit Tsipras nisi me ngjarjen e Bularatit dhe të shpresojmë se nuk do të ketë këtë tendencë në vijim.

Fatkeqësisht marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë ndër vite janë dominuar nga një mosbesim reciprok. Por siç thotë edhe vetë populli fqinj në një proverb: Bashkë nuk bëjmë, veç nuk mundemi. Ashtu si një sherr mes fqinjësh, duhet gjithmonë që i madhi të bëjë hapin e pajtimit. Qoftë duke kërkuar ndjesë, edhe pse është një mision i pamundur për t’u gatuar përtej kufirit.

JavaNews.al

Next Post
Trajtimi i sëmundjeve të gjakut, Manastirliu në Senatin Italian

Trajtimi i sëmundjeve të gjakut, Manastirliu në Senatin Italian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama flet në OKB dhe për protestën: U fabrikua një narrativë për ‘pushtimin izraelit’ të bregdetit shqiptar duke përdorur flamingot! Protestuan kundër një fantazme

Rama flet në OKB dhe për protestën: U fabrikua një narrativë për ‘pushtimin izraelit’ të bregdetit shqiptar duke përdorur flamingot! Protestuan kundër një fantazme

September 25, 2026
LIVE/ Kryeministri Rama nga Asambleja e OKB-së: Shqipëria vendi i parë që e solli në qeveri me Diellën! Rreziku i AI është se…

LIVE/ Kryeministri Rama nga Asambleja e OKB-së: Shqipëria vendi i parë që e solli në qeveri me Diellën! Rreziku i AI është se…

September 25, 2026
“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

September 25, 2026
Skandali i falsifikimeve prek një tjetër lojtar të Zvicrës, pas Xhakës edhe Embolo jashtë ekipit për mashtrim!

Skandali i falsifikimeve prek një tjetër lojtar të Zvicrës, pas Xhakës edhe Embolo jashtë ekipit për mashtrim!

September 25, 2026
Ambasadorja e BE takohet me ministren Pirdeni: Rikonfirmojmë angazhimin e plotë të Brukselit për të mbështetur Shqipërinë

Ambasadorja e BE takohet me ministren Pirdeni: Rikonfirmojmë angazhimin e plotë të Brukselit për të mbështetur Shqipërinë

September 25, 2026
Goli i Muriqit “tërbon” serbët! Shpërthejnë në reagime dhe i kërkojnë UEFA-s masa ndaj Kosovës dhe lojtarit!

Goli i Muriqit “tërbon” serbët! Shpërthejnë në reagime dhe i kërkojnë UEFA-s masa ndaj Kosovës dhe lojtarit!

September 25, 2026
“Jemi në kilometrin e fundit”- Berisha nga Foltorja e Elbasanit: Shqipëria ngjan me një të sëmurë në urgjencë, ripërtëritja e PD është jetike

“Jemi në kilometrin e fundit”- Berisha nga Foltorja e Elbasanit: Shqipëria ngjan me një të sëmurë në urgjencë, ripërtëritja e PD është jetike

September 25, 2026
Kryeministri Rama para fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Krenar për Shqipërinë!

Kryeministri Rama para fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Krenar për Shqipërinë!

September 25, 2026
Drafti i PS/ Edhe Këshilli Bashkiak i Korçës voton pro dhe miraton me 26 vota Reformën Territoriale dhe bashkimin me Maliqin! (VIDEO)

Drafti i PS/ Edhe Këshilli Bashkiak i Korçës voton pro dhe miraton me 26 vota Reformën Territoriale dhe bashkimin me Maliqin! (VIDEO)

September 25, 2026
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Bjellorusinë, mungon dhe Klisman Cake

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Bjellorusinë, mungon dhe Klisman Cake

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com