• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkë me dokumentet e identifikimit, kodi duhet të ndryshojë dhe financimin e fushatës

by Ervis Iljazaj
28/01/2025 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Diskutimet për ndryshimet në kod për dokumentet e identifikimit të diasporës në menyrë që ti mundësohet vota, janë një rast i mirë që palët të mendojnë edhe mënyrën e financimit të fushatës dhe partive politike në përgjithësi.

Politika shqiptare ka shumë probleme me korrupsionin, me drejtësinë, me ekonominë, me konkurrencën e drejtë dhe meritokracinë, por problemi bazë që sjell të gjitha këto pasoja është padyshim mënyra e financimit të partive politike.

Nëse për të zhvilluar aktivitetin e tyre normal gjatë fushatës zgjedhore, apo për funksione të ndryshme, aktivitete të cilat sot kanë një kosto të lartë, dhe buxheti i shtetit iu mbulon atyre vetëm 20 për qind të kostove, atëherë pjesa tjetër që financon ato, do të vijnë medoemos nga para jashtë sistemit, që shpeshherë kanë burime klienteliste ose kriminale.

Në këtë kuptim, të gjitha këto para që financojnë partitë politike në mënyrë jo të ligjshme dhe kriminale deformojnë tenderat publikë, krijojnë ekonomi kriminale, dhe të gjitha pasojat e tjera që kanë ato në sistemin politik dhe shoqëror shqiptar.

Sistemi i financimit të partive politike në Shqipëri, është një sistem më së shumti okult dhe që ka dështuar plotësisht. Ka dështuar mënyra e financimit, ka dështuar dhe mënyra e kontrollit. Kështu që, nëse duam vërtet ta zgjidhim në gjenezë këtë problem, duhet me patjetër të reformojmë të gjithë skemën e financimit.

Në radhë të parë, duhet të pranojmë në mënyrë të sinqertë, që partitë politike shqiptare sot, por edhe politika në përgjithësi, buxhetit të shtetit i kushton pak në krahasim me kostot reale të aktiviteteve të tyre. Partitë politikë funksionojnë me anë të lobimeve, me anë të fushatave zgjedhore, fushata të cilat sot, nuk janë njëherë në katër vite, por janë konstante, në çdo kohë. Në këtë kuptim, për të garuar me kundërshtarët kanë nevojë për financime, dhe nëse ato nuk janë mjaftueshëm nga sistemi ligjor, me patjetër do të vijnë nga ai joligjor, me të gjitha pasojat që ai ka. Kështu funksionon demokracia dhe gara për të fituar pushtetin.

Në radhë të dytë, mënyra e kontrollit të financimeve është plotësisht e dështuar, pasi ata që kontrollojnë këto financime janë njerëz të cilët zgjidhen po nga këto parti, prandaj ka nevojë urgjente për një ent administrativ të pavarur nga politika që të kontrollojë në mënyrë efikase këto financime. Modelet janë të ndryshme, mjafton të marrë si shembull atë francez, gjerman apo britanik dhe ta aplikojmë në politikën shqiptare.

E rëndësishme është që të pranojmë që sot partitë politike janë të financuara në mënyrë të pamjaftueshme nga paratë ligjore, dhe si pasojë kërkojnë mjete të tjera, që shpesh kanë burime kriminale.

Partitë politike janë institucionet më të rëndësishme në rendin kushtetues shqiptar. Janë ato që sigurojnë përfaqësimin politik, janë ato që përcaktojnë politikat kombëtare, janë ato që shpesh zgjedhin pushtetet e tjera. Në këtë kuptim, për hir të demokracisë dhe garës normale të saj, buxheti i shtetit duhet t’i financojë në mënyrën më të mjaftueshme të mundshme, për të garantuar demokracinë dhe kostot që ajo mbart. Në të kundërt, le të legalizojmë lobimet, dhe t’iu japim fund njëherë e mirë hipokrizive. Të paktën, në këtë mënyrë, çdo lidhje klienteliste do jetë transparente dhe qytetarët shqiptarë do të ishin në gjendje të gjykonin për të gjitha financimet e partive, ashtu sikurse ndodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi më demokratik në botë.

Politika kushton, demokracia dhe gara brenda saj edhe më shumë. Në këtë kuptim, duhet ti japim fund hipokrizive shoqërore që politika duhet të funksionojë me ideale, pa kosto, e të tjera diskutime si këto. E rëndësishme është që këto financime të jenë transparente, të kontrolluara dhe të mundësojnë aksesin në politikë të të gjitha grupeve politike. Vetëm kështu mund të ndërtojmë një garë të barabartë demokratike. Sepse, me këtë mënyrë siç po ecim tani rrezikojmë vërtetë që të largojmë njerëz me integritet nga politik-bërja. E vetmja mënyrë për të shpëtuar politikën dhe demokracinë shqiptare është bërja e saj një profesioni ‘’joshës’’ për të gjithë njerëzit e përgatitur dhe brezat e ardhshëm. Në të kundërt, do të vazhdojmë të përfaqësohemi nga njerëz mediokër, të paaftë dhe të inkriminuar.

Next Post
Hidhet shorti në KQZ, Rama ndan komisionerët me Tom Doshin, Berisha me Metën

Hidhet shorti në KQZ, Rama ndan komisionerët me Tom Doshin, Berisha me Metën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com