• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashës i mbetën vetëm krerët e degëve

by Artur Ajazi
22/04/2019 22:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Pas “rrëzimit të Ramës” për të pestën herë, kryetari PD Lulzim Basha ka vendosur të zhvillojë edhe tubimin e fundit ndoshta parazgjedhor në 11 Maj ora 18.30, duke paralajmëruar edhe atë ditë “rrëzimin e Ramës”.

Më komike nuk bëhet, se situata në të cilën është futur opozita e vjetër, opozita e braktisur nga të vetët dhe më keq akoma, nga ndërkombëtarët. Por më besnikët Lulzim Bashës duket se po i qëndrojnë për momentin vetëm kryetarët e degëve në PD në rrethe, pasi ndjekësit dhe militantët e “thekur” po i largohen avash-avash. Edhe këto ditë, ai ka thirrur ata për ti komunikuar vendimin e partisë për të “vazhduar protestat popullore , duke përcaktuar pasditen e datës 11 Maj si tubimin e rradhës”. Duket sikur PD ka mbetur me një grusht njerëzish, me disa qindra ndjekës, por pa përjashtuar edhe krerët e degëve lokale.

Madje edhe këta të fundit po e shohin me dyshim “ngarkesën urdhëruese” të kryetarit Basha lidhur me pjesmarrjen e militantëve në protestat e fundit. Mbushja e beftë e rradhëve të opozitës së re me deputetë të listës Basha, si dhe formimi i partisë së re “Bindja Demokratike” e cila thuhet se do të jetë zëvëndësuesja e denjë e PD aktuale, ka tronditur thellë pozitat e kryetarit të opozitës. Të parët që e kanë ndjerë se “rrugëtimi me Bashën është i kotë” janë aleatët e tij, të cilët jo vetëm po regjistrohen njëri pas tjetrit në KQZ për të hyrë në zgjedhjet e 30 qershorit, por po ndryshojnë dhe dyshojnë tek kauza e rreme e kryetarit të PD.

Në 18 prill, forumet më të larta të partisë së zotit Basha, partisë më të madhe në opozitë zyrtarizuan vendimin (imponues) për të bojkotuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, duke kushtëzuar pjesëmarrjen me “largimin e Edi Ramës dhe organizimin e një procesi të lirë dhe demokratik”. Sipas dokumentit të miratuar thuhet se “PD do të futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme”.

Ndërkohë, KQZ ka shtyrë afatin për regjistrimin e partive në zgjedhjet lokale, por LSI dhe PD ende nuk janë regjistruar dhe afati përfundon të martën e 23 prillit. Duke dashur të përfitojë diçka tjetër, Lulzim Basha ka menduar se “refuzimi për zgjedhjet e 30 qershorit do ta kthejë PD, në parti viktimë të sistemit”, por gabohet. Gabimet dhe hiletë e tij e kanë katandisur PD, edhe pas protestave “popullore” dhe të dhunshme, në forcë e katërt në shkallë vendi, dhe nuk ka emër kryetari apo dhe trashëgimtari ta ringrejë nga themelet më një parti që po kryen me ndërgjegje vetasgjesimin e saj politik.

Kryetari PD aktuale, nuk i drejton dhe nuk ka fuqi ti kushtëzojë sot asnjë prej atyre që morën mandatin e listës së tij, duke i hapur rrugën në Parlament një opozite të re, konstruktive dhe të përgjegjshme. Rruga përmes të cilës kaloi PD e sotme, pas bojtokit, djegies së mandateve, protestave të dhunshme mes Tiranës, dhe kthimshpinës nga ndërkombëtarët, mbetet zgjedhja më katastrofike që bëri një parti në opozitë. Largimi i militantëve, dhe tkurrja e frikshme e bazës së partisë pas zhgënjimeve elektorale, duhej të ishin paralajmërimi i fortë për kupolën drejtuese të PD, e cila ka mbetur me një kryesi të bindur ndaj kryetarit dhe disa krerë degësh në rrethe, që më tepër se drejtues lokale, janë kthyer në agjentë terreni për ti gjetur Lulzim Bashës “protestuesit” e rradhës edhe për 11 Majin.

 

 

 

 

 

Next Post
Deputeti Murrizi konfirmon : Rudina Hajdari dhe grupi i deputetëve, jo pjesë e “Bindjes Demokratike”

Deputeti Murrizi konfirmon : Rudina Hajdari dhe grupi i deputetëve, jo pjesë e “Bindjes Demokratike”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

November 10, 2026
Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

November 10, 2026
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Makinat me targa të huaja, ja si do të paguhen rrugët në Shqipëri dhe çfarë parashikohet për targat shqiptare

November 10, 2026
Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

November 10, 2026

PS mbledh Asamblenë të shtunën te Gjiri i Lalzit. Zbulohen çështjet që do të diskutohen

November 10, 2026
Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

November 10, 2026
Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

November 10, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 10, 2026
Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

November 10, 2026
Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In