• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashën e sulmon ish-këshilltari i tij: Kot vishesh si Zelenski. Ti je si Dimitri Medvedev…

by A R
01/08/2023 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Alfred Lela, deri dje këshilltar i Lulzim Bashës, sot i Berishës, është përpjekur të ironizojë ish-shefin e tij, për veshjen e tij.

Lela shkruan se Basha vishet si Zelenski, për t’u dukur sikur po Lufton edhe ai ndaj së keqes, por sipas Lelës, ai është thjesht një pupac para Berishës.

“T- shirt apo bluza në të gjelbër ushtarake, që z. Basha ka parapëlqyer në një numër të daljeve të fundit, ka tre qëllime. Së pari, ta tregojë të ri (apo më të ri se të tjerët) udhëheqësin e rikthyer vakancash apo tërheqjesh.

Së dyti, ta tregojë atë në betejë (apo në luftë). Së treti, një nëntekst edhe më qendror në fakt, Basha don ta imagjinojë veten dhe të imagjinohet prej të tjerëve si i riu kundër të vjetrit, e reja kundër të vjetrës. Pra, nëse Zelenski është e para, Putini është e dyta. Lexo Basha përkundër Berishës, Ramës dhe Metës.

Intuitivisht, personazhi politik përfiton në simbolikë nga një brand që ndërkohë ekziston dhe mund ta përdorë atë, siç është rasti me Vladimir Zelenskin, lideri e ri në luftë, shefi i një shteti të vogël apo mesatarisht të tillë, kundër një superfuqie si Rusia e Putinit. Deri këtu gjetja shkon dhe e bën punën. Por, simbolika fillon e dobësohet, madje mund të qesharakëzohet, kur faktet u mbivendosen dhe peshojnë rëndë sipër përpjekjeve për metafora.

Sepse, në raportin Zelenski-Putin në asnjë rast Basha nuk i ngjan udhëheqësit ukrainas. Nëse kërkohet një figurë që ndërton një raport që ilustrohet nga Basha, është ajo e Dimitri Medvedev, një pupaci të Vladimir Putinit. I tillë është raporti i Bashës, të paktën ai publikisht i përftuar, me Sali Berishën, për shembull.

Një raport varësie. Lideri ukrainas, të cilin Basha mëton ta ndjekë me bluzën ushtarake apo me mizanskenën e luftës, nuk e ka këtë merimangë në mbulojën e ngrehinës së personazhit të vet publik.

Çka e ‘vret’ Bashën më shumë se kjo është një shtresëzim tashmë i vjetër, kthyer gati në folklor, i betejave të tij ‘të pambarimta’ dhe humbëse, dhe qesharakëzimit të tyre nga media, mainstream apo sociale. “Beteja sapo ka filluar’ qarkullon si një nga batutat më përshkruese të Bashës si politikan.

Të marrësh një politikan që kërkon ta rishpikësh dhe ta fusësh mu në zemër të këtij folklori dëmtues është një naivitet i skajshëm në komunikim politik.

Krejt e kundërta duhet të kishte qenë shtegu i marrë. Një personazh politik që vjen nga lagjet e vjetra të politikës, ku ka shërbyer gjatë më shumë se ka udhëhequr, nuk duhe të ketë në qendër të mesazhit të renë/përmbysësen.

Një politikan që nuk njihet për beteja të fituara, nuk bën të ngjyrosë profilin publik me spikama të ushtarakes dhe as të verbalizojë në terma të luftës. Një kryetar që ka uzurpuar një prej dy partive të vjetra të spektrit (e cila qëllon të jetë edhe e djathtë), nuk shkon të ligjërojë si luftëtar i moralit dhe të resë.

E ka lirinë për t’i bërë të gjitha këto, natyrisht, por bashkë me të i duhet edhe durimi i të mos marrit seriozisht.

Dhe kjo duhet të jetë në zemër të përpjekjes për komunikim publik të Bashës. Si ndërtohet një lider të cilët njerëzit e marrin seriozisht”, shkruan Lela, i cili në fakt e ndriti kur ishte këshilltar i Bashës dhe tani bën ironi me veshjen e ish-shefit të vet.

Next Post
A e votoi Roland Bejkon? Jorida Tabaku refuzon të përgjigjet: Unë me shumë dhimbje nuk kam votuar…!

"Paratë e pista"/ Tabaku: Shqipëria ka hyrë në një fazë të nxehtë dhe të rrezikshme ekonomike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com