• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Zgjidhja është largimi i Ramës/ Gënjeu sot, ai e di që Roshi është dënuar në Zvicër

by Java News
31/05/2016 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PD-së Lulzim Basha e ka cilësuar dorëheqjen e Elvis Roshit si fitoren e një beteje, por lufta sipas tij vijon dhe do të përfundojë me largimin e Edi Ramës dhe të gjithë të inkriminuarve që ai ka sjellë në pushtet. Në mbarim të takimit me ambasadorin Lu, lideri i demokratëve theksoi se edhe sot, Rama i mbajti krahun kryebashkiakut të Kavajës, edhe pse ai e di shumë mirë që Elvis Roshi është dënuar në Zvicër për drogë.

“Efektet e këtij ligji kanë filluar të ndihen dhe sot Elvis Roshi ka marrë nga ligji, atë që ligji i rezervon personave me rekorde kriminale. Para se të vinim në këtë hap të rëndësishëm, Elvis Roshi kishte mbështetjen më të madhe të Edi Ramës, me kandidimin e parë, e me kandidimin e dytë. Rama vendosi të sfidonte komunitetin ndërkombëtar dhe qytetarët e Kavajës,…. poshtëruesi ka vetëm një emër, dhe ky është Edi Rama. Elvis Roshi u kujtua se qenka dënuar në Itali… por ka dhe një dënim në Zvicër për drogë… madje edhe në Gjermani. Rama zgjodhi të gënjente edhe sot, Edi Rama e ka ditur se Elvis Roshi ka qenë i dënuar për drogë në Zvicër, por heshti. Ligji funksionon dhe me shprehjen e tij të dashur, ai ska parë asgjë akoma.”- tha Basha.

Sipas Bashës, problemi i dekriminalizimit zgjidhet me largimin e Kryeministrit.

“Por problemi nuk zgjidhet me largimin e Roshit, ky duhet të largohet, ky që i gënjën shqiptarët ditë e natë. Largimi i Edi Ramës është zgjidhja, ai duhet të mbajë përgjegjësi përpara shqiptarëve për gradimin e kriminelëve në pushtet.

Kjo është një fitore enjë beteje, por lufta vazhdon,… ajo do të përfundojë kur të gjithë të inkriminuarit të largohen dhe kur të kemi garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.”- tha Basha.

Këtë të martë Roshi do të shkruante në rrjetin e tij social se ai ka qenë i dënuar në moshën 16 vjeçare pa dijeninë  e tij në kohën kur ishte emigrant në Itali.

“Po sot duhet te ndaj publikisht me keqardhjen më të madhe, një informacion që më ka kapur në befasi të plotë dhe ndryshon gjithçka. Avokatët e mi më kanë informuar, se papritur dhe pa kujtuar rezultojë të jem dënuar si minoren! I bie të jem dënuar pa dijeninë time në Itali në kohën kur isha ende në kampin e refugjatëve. Jam akoma i shokuar nga ky njoftim dhe as unë vetë nuk di çfarë të shpjegoj më shumë. E vetmja gjë që mund të kujtoj është se na patën shoqëruar njëherë në polici në tufë nga kampi pas një sherri të madh. Mua me ndanë veç se isha minoren dhe kur më morën në pyetje nuk dija akoma as pesë fjalë italisht. Por as kam qenë ndonjëherë në gjyq as kam bërë ndonjë ditë burg për këtë dënim të dhënë nga një gjykatë minorenesh, që rezulton në kartelën time penale kur sapo kisha mbushur 16 vjeç”- shkruante Roshi në rrjetin e tij social. java/ a.k

Fla e plotë e Lulzim Bashës

Është një ditë e rëndësishme për një nga reformat më të rëndësishme në Republikën e Shqipërisë në këto 25 vite, më të rëndësishmen të këtyre 3 viteve, që ka vulën dhe firmën e Partisë Demokratike por mbështetjen e çdo shqiptari të ndershëm: ligjin për dekriminalizimin.

Efektet e këtij ligji kanë filluar të ndjehen dhe sot Elvis Roshi, si subjekt i deklaruar dhe i njohur botërisht i këtij ligji ka marrë atë që ligji i rezervon atij dhe personave të tjerë të veshur me pushtet, për shkak të rekordeve të tyre kriminale.

Kjo është koha të kujtojmë se para se të vinim tek ky hap i rëndësishëm Elvis Rroshi kishte mbështetjen e plotë dhe të gjithanshme të Edi Ramës në kandidimin e parë dhe në kandidimin e dytë. Edhe kur BIRN-i i kujtoi se ka dënim në Zvicër për trafik droge, edhe kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan të mos e poshtërojë popullin shqiptar,  Edi Rama vendosi të rrinte pas dhe me Elvis Rroshin, të sfidonte komunitetin ndërkombëtar,  popullin shqiptar, popullin e Kavajës, t’i poshtëronte ata.

Poshtëruesi i popullit shqiptar ka një emër dhe mbiemër dhe ky quhet Edi Rama dhe sot siç i poshtëroi dhe i gënjeu për Elvis Rroshin përsëri i gënjeu për hesap të Elvis Rroshit por edhe për hesapin e vet.

Elvis Rroshi ka një dënim në Zvicër për trafik droge. Elvis Rroshit që nuk i kujtohej dënimi në Gjermani, deklaroi më pas se nuk kishte asnjë dënim dhe po kështu tha edhe shefi i tij, dhe tani papritur i është kujtuar dënimi në Itali. Por ka edhe një dënim në Zvicër. Ai mbetet subjekt i ligjit të dekriminalizimit sepse i ka fshehur këto dënime

Edi Rama e ka ditur si sot një vit më parë, që Elvis Rroshi ka dënim në Zvicër për drogë. I është kërkuar të mos e kandidojë se do të poshtëronte popullin e tij duke kandiduar një të dënuar për drogë dhe zgjodhi ta kandidonte.

Nuk është një ditë për të fërkuar duart.  Është një ditë për të parë se ku e ka katandisur Shqipërinë Edi Rama me të inkriminuarit e tij që janë cep më cep, në çdo cep të administratës, nga jugu në veri, nga nivelet më të ulëta tek nivelet më të larta të administratës që Edi Rama e ka mbushur me persona me rekorde kriminale.

Por ndryshe nga ç’thonin dhe parashikonin dajrexhinjtë e tij në studiot televizive dhe në media, ligji funksionon. Elvis Rroshi është prova e parë që ligji funksionon. Dhe me shprehjen më të dashur të tij:  “S’ka parë asgjë akoma!” Ligji do të vazhdojë të nxjerrë në pah krimin më të madh që ka firmën dhe vulën e Edi Ramës: kërkimin me zor dhe gradimin me zor të kriminelëve në administratën publike, në parlament dhe në bashkitë e vendit.

Por ky  problem nuk zgjidhet me largimin e Rroshit. Ky duhet të largohet. Ky që i poshtëroi shqiptarët, ky që i gënjen shqiptarët ditë e natë. Ky që i ka zhytur shqiptarët në një krizë ekonomike të thellë dhe me cinizëm iu thotë sot që kriza është thelluar, siç e konstatojnë edhe institucionet ndërkombëtare financiare, se krizën po e lëmë pas me pranverën.

Largimi i Edi Ramës është zgjidhja. Ai duhet të mbajë përgjegjësi para shqiptarëve  për inkriminimin e vendimmarrjes në këtë vend si kurrë më parë, për gradimin e kriminelëve me pushtet, për gënjeshtrat dhe mashtrimet që iu ka thënë shqiptarëve ditë për ditë në emër të kriminelëve që i gradoi me pushtet Zgjidhja është largimi i Edi Ramës, pasi  shqiptarët  e dinë se e keqja me të do të vazhdojë, se mbrojtja e kriminelëve do të vazhdojë, siç vazhdoi mbrojtja e Elvis Rroshit deri në minutën e fundit, sa kohë që kanë garant Edi Ramën.

Shqipëria është  më mirë pa Edi Ramën! Shqipëria pa Edi Ramën, me zgjedhje të lira dhe të ndershme, me kandidat të ndershëm është ajo që kërkoj sot unë, por jam i sigurt që jo vetëm anëtarët, simpatizantët, votuesit e Partisë Demokratike, por edhe socialistët e ndershëm. Ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo e keqe, që i ka zënë frymën, nga gënjeshtrat, nga mashtrimi, nga korrupsioni dhe nga e zeza e të zezave nga inkriminimi i pushtetit me persona me rekorde të tmerrshme kriminale.

Sot nuk është një ditë për të fërkuar duart është një fitore e një beteje, por lufta vazhdon. Dhe lufta mund dhe do të përfundojë për të gjithë shqiptarët kur personi që ngriti arkitekturën e pushtetit të inkriminuar të jetë larguar nga pushteti një herë e mirë me votën e shqiptarëve. Me votën e lirë dhe të ndershme të shqiptarëve, përmes një procesi të lirë zgjedhor, përmes zgjedhjeve të vërteta demokratike të cilat janë sot e gjithë ditën prioriteti numër një i Partisë Demokratike, i imi personalisht, përkushtimi dhe angazhimi im maksimal para shqiptarëve.

Next Post

VIDEO/ A e dinit ju që Coca- Cola mund të përdoret dhe si detergjent?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

March 29, 2026
Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

March 29, 2026
Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

March 29, 2026
“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

March 29, 2026
Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Erjon Braçe vetëofrohet kandidat për Bashkinë: Do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve në gjithë Tiranën

March 29, 2026
Dega e PD-së në Elbasan mban zgjedhjet për kryetar, në garë 5 kandidatë, 2400 demokratë me të drejtë vote

Dega e PD-së në Elbasan mban zgjedhjet për kryetar, në garë 5 kandidatë, 2400 demokratë me të drejtë vote

March 29, 2026
Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite

Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite

March 29, 2026
Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

March 29, 2026
“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In