• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha zbulon ‘formulën’ sesi do t’i fitojë PD zgjedhjet në 2025: Me një kulturë të re politike, do bëjmë të mundur ndryshimin

by Java News
31/01/2024 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke iu përgjigjur pyetjeve në Instagram, ka folur dhe për ofertën e PD në zgjedhjet e vitit 2025.

Ai tha se do t’i fitojnë me një program të mirë, që po përgatitet nga ekspertët më cilësor të Shqipërisë dhe me ndihmë ndërkombëtare, me një ekip të përbërë me zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja me reputacion në shoqëri.

“Me një program të mirë, që po përgatitet nga ekspertët më cilësor të Shqipërisë dhe me ndihmë ndërkombëtare, me një ekip të përbërë me zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja me reputacion në shoqëri që gëzojnë besimin tuaj. Kjo do të jetë oferta jonë, është në dorën tuaj të zgjidhni ofertën më të mirë. Partia Demokratike do të jetë kjo ofertë në zgjedhjet e ardhshme.

Me një kulturë të re politike që do të bashkojë të gjithë energjitë pozitive të shoqërisë, do të bëjë të mundur ndryshimin që duam të gjithë. Sa i takon çështjes së aktivitetit, unë jam në një aktivitet të përditshëm. Por ka një keqkuptim, sikur të qenit në televizion është baraz me aktivitet. Jo! Në fakt kur je gjithë kohën në televizion, nuk ke kohë të angazhohesh me njerëzit. Me njerëzit, për njerëzit, kjo është oferta jonë, ju do të jeni gjyqtarët me votën tuaj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, tha Basha.

Kreu demokrat foli dhe për Kosovën, ku ripërsëriti apelin për palët politike në Shqipëri që të vendosin interesin kombëtar mbi gjithçka dhe të miratojnë amendamentin në buxhet për ndihmë ushtarake 50 milionë euro për Kosovën.

“Gjëja e parë që do të ndryshojë, nuk do të ketë një qasje si patronazhist por si bashkëpunëtorë i gjithë lidershipit politik të shqiptarëve në Ballkan dhe kudo ata jetojnë. Dera jonë do të jetë e hapur për të gjithë. Por dua t’u them dhe këtë, ndryshimi la filluar që tani. Si kryetar i Partisë Demokratike kam çuar në Parlament amendamentin financiar, ushtarak për Kosovën me vlerë 50 milionë euro. Pra gjithçka do të jetë për interesin kombëtar dhe asgjë nuk do të prevalojë mbi interesat kombëtar. As interesat politike, aq më pak personale”, tha Basha./m.j

Next Post
“Agjenda e Berishës është e rrezikshme”, Frrok Çupi: Të gjitha pjesët e PD kanë punë me drejtësinë

“Agjenda e Berishës është e rrezikshme”, Frrok Çupi: Të gjitha pjesët e PD kanë punë me drejtësinë

Comments 1

  1. Sali pordha says:
    3 years ago

    Basha do fitoj gencin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si u përfshi Kosova në lajmet e rreme për zjarret në Serbi

Si u përfshi Kosova në lajmet e rreme për zjarret në Serbi

August 27, 2026
VIDEO/ “Bomba do shpërthejë pas 2 orësh”, alarm në disa institucione, zbardhet përmbajtja e emailit kërcënues

VIDEO/ “Bomba do shpërthejë pas 2 orësh”, alarm në disa institucione, zbardhet përmbajtja e emailit kërcënues

August 27, 2026
Dhuna ndaj Mëngjesit, reagon Dhoma e Avokatisë: Sulmi i inkurajuar nga denigrimi i figurës së avokatit

“Agasi s’ka prekur para publike”, Maks Haxhia: Duam të njihemi me dosjen e klientit tim

August 27, 2026
Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Republikat e pavarura të Republikës së Shqipërisë

August 27, 2026
SPAK sekuestron mjetin luksoz të Ergys Agasit. Ishte fshehur në garazhin e një vile

SPAK sekuestron mjetin luksoz të Ergys Agasit. Ishte fshehur në garazhin e një vile

August 27, 2026
Turqia kërkon me çdo “çmim” F-35. Rekruton firmë lobimi të lidhur me Trumpin

Turqia kërkon me çdo “çmim” F-35. Rekruton firmë lobimi të lidhur me Trumpin

August 27, 2026
Korridori Blu, Karakaçi: Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti

Korridori Blu, Karakaçi: Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti

August 27, 2026
Champions/ Viking dhe Slovan “përrallat” e fundit! Sot hidhet shorti, ja si ndahen vazot!

Champions/ Viking dhe Slovan “përrallat” e fundit! Sot hidhet shorti, ja si ndahen vazot!

August 27, 2026
Plot me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve Shqiptare

Plot me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve Shqiptare

August 27, 2026
Shpërthim në një lokal në Vlorë, shkaktohen dëme materiale, policia jep detaje

E rëndë në Lungomare të Vlorës, qëllohet me sqepar në kokë një 61-vjeçare

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com