• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha zbaton vendimin qeverisë për mbajtjen e maskës: Rama të zbatojë planin tonë, janë masat e duhura kundër krizës

by Ardit Rada
15/10/2020 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli para gazetarëve duke mbajtur maskën në respektim të masave të reja anti COVID dhe ndër të tjera tha se vendi ndodhet në prag të kolapsit të vërtetë, për shkak të rritjes së shifrave nga pandemia e koronavirusit. Sipas kreut të PD, situata po thellohet nga dita në ditë, ndërsa qeveria vijon neglizhencën dhe nuk zbaton planin me 5 pika të propozuar nga opozita.

Mes të tjerash, kryedemokrati theksoi se Rama ka gjashtë muaj që gënjen për pandeminë, duke shtuar se nëse ai vazhdon kështu dhe nuk zbaton planin e PD për marrjen e masave, kjo do të jetë një kambanë alarmi.

“Dua në këtë moment të parë, në emrin tim personal dhe të opozitës, t’i ofroj ngushëllime familjeve të të gjithë viktimave dhe t’iu shpreh solidaritetin tim njerëzor gjithë familjeve që po vuajnë me të afërmit e tyre të shtruar apo të karantinuar në shtëpi. Është një gjendje që po vjen duke u thelluar, është një krizë, një kolaps i vërtetë, që kërkon domosdoshmëri urgjente për të ndërmarrë hapa që opozita dhe unë personalisht i kemi formalizuar në planin me 5 pika. Nuk mund të shpreh revoltën nga shpërfillja që qeveria iu bën qytetarëve, ndërkohë që shifrat rriten. Të sëmurët me diagnoza të tjera e gjejnë veten mes dy zjarreve.

Kjo qeveri dhe ky kryeministër gënjen, kanë gënjyer 6 muaj për pandeminë, për shifrat, për trajtimin, ndihmën, por që të vazhdojnë të gënjejnë ditë për ditë, në vend që të marrin masa, kjo duhet të jetë një kambanë që s’duhet të resht së bjeri nga mëngjesi deri në darkë. Kemi shpalosur planin me 5 pika për t’u përballur me aspektin shëndetësor dhe ekonomik të krizës që po thellohet. Ne nuk shpikëm rrotën, por morëm buxhetin e shtetit dhe pamë si po shpenzohen paratë e shqiptarëve për të mbushur xhepat e mafiozëve, që i ndajnë pastaj me Ramën. Iu them ‘për hir të shqiptarëve ndaleni këtë barbari tani dhe çojini këto lekë aty ku duhen’. Paratë e taksapaguesve kurrë më shumë se sot nuk janë të domosdoshme për të ndihmuar ata njerëz, që numërojnë kacidhet për të blerë ilaçe, që janë në kufirin e dëshpërimit absolut”, deklaroi Basha.

/e.rr

Next Post
“Në Presidencë sulmohet me gjuhë seksiste”, Spiropali-Metës: Ika me studime si ekselente, jo me paratë e babait

"Në Presidencë sulmohet me gjuhë seksiste", Spiropali-Metës: Ika me studime si ekselente, jo me paratë e babait

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com