• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha zbardh takimin me Gërvallën: Dialogu Kosovë-Serbi i domosdoshëm!

by
18/10/2021 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kënaqësi të mirëprisja sot Zv. Kryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, të cilës i shpreha urimet ndaj qytetarëve dhe forcave politike për mbajtjen e zgjedhjeve model në Kosovë. Një leksion demokracie edhe për Shqipërinë.

Ndamë mendime të njëjta mbi rëndësinë që ka dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, domosdoshmërinë e moscënimit të integritetit territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës, unitetin politik me të cilin Kosova duhet të përfaqësohet në këtë dialog. Mbyllja e dialogut me njohje respektive është interesi i gjithë rajonit. Kontributi i parë që BE mund të japë në dialog është të bindë 5 vendet anëtare ta njohin Kosovën.

Shqipëria nuk mund të ketë interes më të lartë se interesat e Kosovës në marrëdhëniet rajonale. Sikurse kanë treguar zhvillimet e fundit, nisma e Novisadit është konceptuar si makiazh i imazhit të Serbisë, ndërsa Beogradi, siç dëshmojnë ngjarjet e këtyre javëve, nuk ndahet nga fantazmat e së kaluarës duke risjellë platforma si ajo e Botës Serbe.

Po ashtu diskutuam mbi Luginën e Preshevës, për pasivizimin e adresave dhe diskriminimin që u bëhet shqiptarëve, për të cilët shpreha bindjen time se është detyrë e Shqipërisë, të mbrojë dhe mbështesë fuqimisht interesat e bashkëkombasve tanë në Luginën e Preshevës dhe Serbi.

/b.h
Next Post
Mbyllet Galeria Kombëtare e Arteve deri në fund të vitit 2023

Mbyllet Galeria Kombëtare e Arteve deri në fund të vitit 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com