• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha ‘zbardh’ programin e PD: Nga korrupsioni me koncesionet te eksodi i mjekëve, ja ilaçi ynë për kurimin e shëndetësisë

by Java News
24/05/2024 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimeve për programin, me ekspertë të fushës dhe grupet e punës, ka diskutuar në mbledhjen e radhës projektin e PD për shëndetësinë.

Vetë kreu demokrat,  në një postim në Facebook, ka dhënë disa detaje të këtij programi.

“Me ekipin e shëndetësisë diskutuam për planin tonë që do t’u mundësojë qytetarëve shërbim shëndetësor me cilësi dhe shpejtësi. Ndërkohë që miliona euro është fatura korruptive e koncesioneve në shëndetësi, sot shqiptarët shpenzojnë deri në 60% më shumë para nga xhepi për shërbimet e trajtimet mjekësore. Kjo është shifra më e lartë ndër vendet e Ballkanit, çka tregon gjendjen e vështirë në sektorin e shëndetësisë. Po kështu, qytetarët po vuajnë pasojat e medikamenteve jo cilësore ndërsa në listën e barnave të rimbursuara janë futur ato më të lirat, që kanë më pak efekt. Një tjetër problem është mungesa e aparaturave dhe koha e gjatë që u duhet të presin pacientët për egzaminime.

Me paratë që janë abuzuar me koncensione, PPP e tendera, çdo qeveri e përgjegjëshme do të kishte ofruar një shërbim cilësor për pacientët aty ku jetojnë dhe do të kishte përmirësuar kushtet e punës dhe ato financiare të stafeve mjekësore. Eksodi i mjekëve nuk ndalet duke i “burgosur” në Shqipëri, por duke u krijuar kushte dhe mundësi për një jetë dinjitoze, për rritje profesionale dhe kushte për të ushtruar profesionin e tyre. Të gjitha problematikat janë adresuar në mënyrë të detajuar, duke ofruar zgjidhjet e nevojshme që kontributet për sigurimin shëndetësor që qytetarët kanë paguar, të mos shkojë dëm dhe ata të kenë shërbim shëndetësor në çdo kohë dhe barna cilësore për trajtimin e sëmundjeve të tyre”, thotë Basha./m.j

Next Post
Kaosi në Kuvend/ Flamur Noka: Këtu nuk duhet t’i vësh flakën Kuvendit, por qeverisë

Noka: E dija që pas Berishës ishte radha ime, u qëndroj përballë. Më kanë hetuar dhe ngjyrën e mbathjeve...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Filmonte vajzat e ekipit në dhomat e zhveshjes, arrestohet zyrtari i klubit të njohur austriak

Filmonte vajzat e ekipit në dhomat e zhveshjes, arrestohet zyrtari i klubit të njohur austriak

February 25, 2026
Presidenti Begaj dekreton ligjin e ri për konfliktin e interesit, gjoba deri në 500 mijë lekë për zyrtarët, kufizime të ashpra për krerët e drejtësisë

Presidenti Begaj dekreton ligjin e ri për konfliktin e interesit, gjoba deri në 500 mijë lekë për zyrtarët, kufizime të ashpra për krerët e drejtësisë

February 25, 2026
Rreziku procedurial i “informimit” të SHBA në çështjen Veliaj

Rreziku procedurial i “informimit” të SHBA në çështjen Veliaj

February 25, 2026
Investimet në Banjat e Bënjës, Rama: E çon turizmin në një tjetër nivel

Investimet në Banjat e Bënjës, Rama: E çon turizmin në një tjetër nivel

February 25, 2026
Ndryshon sistemi i migrimit i Mbretërisë së Bashkuar, ambasada britanike njofton risitë

Ndryshon sistemi i migrimit i Mbretërisë së Bashkuar, ambasada britanike njofton risitë

February 25, 2026
Ministrja Kumbaro: Drejt krijimit të Agjencisë Kombëtare për Gjuhën Shqipe në Diasporë

Ministrja Kumbaro: Drejt krijimit të Agjencisë Kombëtare për Gjuhën Shqipe në Diasporë

February 25, 2026
Ishte caktuar si rrugë alternative, 2 kamionë paralizojnë përsëri trafikun në Lozhan-Moglicë-Gramsh

Ishte caktuar si rrugë alternative, 2 kamionë paralizojnë përsëri trafikun në Lozhan-Moglicë-Gramsh

February 25, 2026
Po kalonte te vijat e bardha, makina përplas gruan në Korçë

Po kalonte te vijat e bardha, makina përplas gruan në Korçë

February 25, 2026
Dosja “CEZ”, Taulant Balla nxjerr në skenë një tjetër emër: Nuel Kalaj ka e-maile dhe telefonata me Berishën

Balla: Sulmi i Berishës ndaj Ramës për fjalën në mbrojtje të UÇK në Bordin e Paqes, akt i rëndë anti-kombëtar

February 25, 2026
Presidenti kinez Xi Jinping takon kancelarin gjerman Friedrich Merz në Pekin

Presidenti kinez Xi Jinping takon kancelarin gjerman Friedrich Merz në Pekin

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In