• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha vodhi ‘shtëpinë’ e vet, po nesër në pushtet ‘shkul’ shtetin nga themelet?!

by Java News
14/06/2021 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha është rizgjedhur kryetar i PD me të paktën 81 përqind të votuesve demokratë.

Ka marrë një mandat të tretë që sipas Jemin Gjanës, është realizuar përmes një votimi të drejtë dhe demokratik, nga votat e 54 përqind të anëtarësisë që votuan.

Të asaj anëtarësie, e cila kishte mbetur pas “krehjes” që grupi mbështetës i Bashës dhe vetë kreu i komisionit qendror zgjedhor të PD Gjana i kishte bërë listës së anëtarësisë të deklaruar 4 vite më parë me mbi 100 mijë anëtarë, dhe të katandisur në 75 mijë anëtarë.

Të njejtët persona, të zgjedhur si me dorë në vitin 2013 kur “masakruan” të ndjerin Sokol Olldashi, apo në vitin 2017 kur i dhanë Bashës një mandat të dytë përballë ish kreut të PD Eduard Selami, janë po ata me në krye Jemin Gjanën që i dhanë një mandat të tretë Bashës në krye të demokratëve shqiptarë.

Si për ta ngushëlluar ndoshta liderin e PD, pasi kundërshtari i tij politik Edi Rama ka marrë një mandat të tretë më 25 prill për të qeverisur Shqipërinë dhe katër vite të tjera.

Ndërsa Basha tashmë është gati “për betejën” kundër Edi Ramës dhe “klikës së tij” për masakrën zgjedhore të 25 prillit sikurse i cilëson ai zgjedhjet, po dalin një nga një elementë shokues nga masakra që vetë Lulzim Basha realizoi mbi kundërshtarët brenda PD në zgjedhjet e 13 qershorit.

Nuk kishte ndodhur që në kohën e Enver Hoxhës që të ndalohej vota e një qytetari, kur të “deklasuarve” të atëhershëm u ishte ndaluar vota për frontin dhe gjykatat pasi ishin armiq të partisë dhe klasa të përmbysura.

Ditën e dielë, Basha ia kaloi Enverit, pasi anëtarë të PD u ndaluan të të votonin në zgjedhjet për kryetarin e partisë, vetëm sepse kishte bërë një “like” në rrjetin social, apo që sipas kutit të Jeminit nuk ishte angazhuar sa e si duhet në fushatën elektorale të 25 prillit.

Këta njerëz u përjashtuan nga lista zgjedhore e më 13 qershor ditën e votimit nuk e gjetën emrin në listat e votuesve për kreun e PD, çka tregon arsyen e vërtetë se përse Basha e ‘shtrëngonte’ fort listën e anëtarësisë për të mos ua vënë në dizpozicion kandidatëve për kryetar.

“Barometri” Jemin përcaktoi se ish presidenti i Republikësh, aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të PD s’ishte angazhuar sa duhet në fushatën e 25 prillit, “kishte heshtur në mënyrë bizare për masakrën elektorale” e për pasojë nuk është i denjë të votojë për kryetarin në zgjedhjet e 13 qershorit. Pra humb të drejtën e votimit në parti!

Me gjithë kërkesat e Nishanit një javë para zgjedhjeve se nuk e ka emrin në listën e votuesve, Basha përmes të besuarit të tij Gjana tregoi se nuk ishte një ngatërrese apo mbivendosje por një linjë politikë kundër të gjithë mendimit kundër. Pasi nuk mori mundimin ta korrigjojë!

Nuk e gjeti emrin në listë as ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri, madje as kandidati për deputet i PD në Tiranë, Et’hem Aga, ish deputetja e PD Lajla Pernaska e shumë zyrtarë të tjerë demokratë, të cilët dyshoheshin nga grupi i survejimit të PD si kundërshtarë të Lulzim Bashë dhe votë potenciale kundër tij.

Emër pas emri, u përjashtuan plot 28 mijë anëtarë nga lista e votimit, duke ‘krehur’ kështu deri në detaje listën e votuesve, për të garantuar “mandatin e tretë” të Bashës në krye të PD.

I duhet ky togfjalësh Bashës për të rivalizuar Edi Ramën i cili ka marrë përsipër me votën e shqiptarëve një mandat të tretë qeverisës të vendit.

Por Basha ngushëllohet thjeshtë duke qënë kryetar pasi deri më tani nuk i ka dalë keq! Ka forcuar goxha financat personale dhe pasuritë madje dhe në kohë krize, siç ishte pandemia dhe përballimi i pasojave të tërmetit. E thënë në terma financiare: Ka garantuar stabilitet në pasuri!

Dhe për këtë qëllim përdori madje dhe metodat e përdorura nga “babai” i tij politik Sali Berisha më 26 maj të vitit 1996, apo më pak dhe në zgjedhjet e vitit 2009.

Si në vitin 1996 në zgjedhjet parlamentare të organizuara nga Berisha dhe që nuk u njohën nga komuniteti ndërkombëtar, dhe në PD më 13 qershor 2021 vëzhguesit e kandidatëve rivalë u nxorën nga komisionet zgjedhore, për të pasur dorë të lirë për të manipuluar votën në kurriz të tre kandidatëve Fatbardh Kadilli, Agron Shehaj dhe Edith Harxhi.

U manipulua me listat, por dhe votimin, ku në kuti gjendej dyfishi i fletëve të votimit krahasuar me pjesëmarrjen në votim, ku fotografohej vota për t’ia treguar liderit.

Dhe Genc Pollo e realizoi një akt të tillë, për t’i treguar Bashës se pavarësisht se nuk e kandidoi për deputet më 25 prill, ai votën e ka dhënë pro tij, si zgjidhja e vetme për PD!

Pra një masakër elektorale! E me gjithë këto makinacione Basha u zgjodh kryetar i PD për të tretën herë, i gatshëm për t’u përballur me ‘klikën qeverisëse’ dhe rikthyer në destinacion votën e popullit të marrë përmes “masakrës elektorale” të 25 prillit nga Edi Rama.

Mbetet mister se si Basha do të bindë shqiptarët se i është vjedhur vota më 25 prill, kur më 13 qershor vetë Lulzim Basha vodhi “shtëpinë” e vet, PD-në.

Gjithkush e ka qartë se pas vjedhjes së votës brenda PD, nesër në pushtet Basha dhe grupi rreth tij shtetin do ta “shkulin” nga themelët.

Tashmë jo vetëm qytetarët shqiptarë që nuk votojnë të djathtën por dhe vetë anëtarësia e PD ngushëllohet me faktin se sikurse po shkojnë ngjarjet në këtë parti, vërtetë që Basha fitoi mandatin e tretë si kryetar, por garantoi mandatin e katërt të Edi Ramës në qeverisje./JavaNews-M.Nikaj

Next Post
Tërmet i fortë në Kretë të Greqisë, qytetarët zgjohen të tmerruar nga lëkundjet

Tërmet pranë kufirit Shqipëri-Greqi/ Ndihet në disa qytete, ja epiqendra dhe magnituda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

March 24, 2026
Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

March 24, 2026
“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

March 24, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

“Nafta instrument tiranie”/ Berisha: Ngarkesa fiskale, gjobë e tmerrshme që rëndon mbi qytetarët

March 24, 2026
VIDEO / Shqipëria me ligj për referendumet? Balla tregon planin e PS: Gati drafti, do ta konsultojmë me…

VIDEO / Shqipëria me ligj për referendumet? Balla tregon planin e PS: Gati drafti, do ta konsultojmë me…

March 24, 2026
Gara për Drejtorin e Policisë, diplomatja amerikane VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

Gara për Drejtorin e Policisë, diplomatja amerikane VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

March 24, 2026
Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

March 24, 2026
Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

March 24, 2026
Irena Gjoka lë në burg Ilir Metën

Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

March 24, 2026
Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In