• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha vijon këshillat në Facebook: Qeveria të japë fonde për pajisje dhe tamponë

by A R
18/03/2020 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Është i trishtueshëm lajmi që një tjetër qytetar ka humbur jetën për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga COVID 19. Me këtë rast i shpreh ngushëllimet familjes së tij. Dua gjithashtu të përgëzoj dhe uroj ekipin e mjekëve dhe pacientin që mbrëmë e fitoi betejën me COVID 19”.

Kështu thotë kryedemokrati Lulzim Basha i cili shprehet se prej ditësh ka shprehur shqetësimin për ekspozimin e mjekëve dhe stafit shëndetësor ndaj COVID 19.

“Fatkeqësisht sot kemi 9 raste të konfirmuara mjekësh të prekur nga Covid 19 si dhe dhjetëra raste të tjera të vetëkarantinuar. Do ta përsëris edhe shumë herë të tjera pa u lodhur thirrjen ndaj qeverisë që të pajisë personelin shëndetësor me të gjithë mjetet e duhura mbrojtëse si dhe të marrë urgjentisht masat për të ngritur ambiente të veçanta në spitalet rajonale për të pritur dhe trajtuar personat që kane shenja apo dyshime se mund të jenë prekur nga COVID 19. Kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur stafin mjekësor kaq të domosdoshëm në këtë situatë të rënduar, por dhe pacientët e tjerë që kurohen në spitale”, deklaron kreu i PD.

Ai shton se mjekët dhe infermierët janë mburoja jonë, janë garancia për ta kaluar me sa më pak dhimbje këtë situatë tejet kritike dhe se Qeveria duhet që në mënyrë emergjente të verë në dispozicion fonde për të blerë pajisje mjekësore dhe tamponë të nevojshëm për të kryer ekzaminimet për COVID 19.

Sipas tij, sa më shpejt të identifikohen bartësit e këtij virusi aq më e lehtë bëhet kufizimi i përhapjes dhe trajtimi i të prekurve dhe se nuk duhet lejuar kurrsesi që situata të përkeqësohet, duhen marrë masa para se të jetë tepër vonë.

“Të dashur bashkëqytetarë! Ndërsa bilanci i të prekurve nga COVID 19 sa vjen e rritet, mbetet shumë e rëndësishme të zbatoni këshillat e mjekëve dhe të qëndroni në shtëpi. Në këtë mënyrë do të ndalojmë përhapjen e virusit COVID 19 dhe do t’ju japim mundësi mjekëve të trajtojnë me kujdes personat që janë në gjendje të vështirë shëndetësore. Mos harroni se duhet një kujdes i veçantë ndaj të moshuarve të cilët janë dhe grupmosha më e rrezikuar”, apelon Basha.

Ndërsa një vëmendje e shtuar thotë ai, duhet dhe ndaj qytetarëve në pamundësi ekonomike, atyre që jetojnë në kushte të vështira në çadra apo banesa të papërshtashme. Pa humbur kohë duhet siguruar furnizimi me ushqime dhe detergjent për ta, pasi koha nuk pret.

“Dua me përulësi t’ju shpreh mirënjohjen time të gjithë atyre që në këto ditë të vështira dhe të ngarkuara psikologjikisht po punojnë pareshtur, mësuesit që po asistojnë me mijëra nxënës në forma alternative, shitësit e marketeve apo dyqaneve, punonjësit e furrave të bukës, farmacistët, punëtorët e ujësjellësve, elektricistët, e shumë e shumë të tjerë që janë sot në krye të detyrës. Mirënjohje gjithashtu dhe për punonjësit e mediave që pa marrë në konsideratë rrezikun vazhdojnë të jenë në krye të detyrës për të mbajtur të informuar qytetarët që sot më shumë se kurrë më parë janë me sytë, veshët dhe mendjen nga informacionet që përcjell media”, shkruan Basha.

Ai shpreh mirënjohje për të gjithë ju të dashur bashkqytetarë që pavarësisht situatës së vështirë, duke lënë pas çdo ndasi po i jepni kurajo dhe mbështetje njëri tjetrit.

/a.r

Next Post
KLP cakton përkohësisht dy prokurorë të Gjykatës së Lartë dhe dy drejtues në rrethe

KLP cakton përkohësisht dy prokurorë të Gjykatës së Lartë dhe dy drejtues në rrethe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fjala e plotë e Edi Ramës në Bordin e Paqes/ Kryeministri-Trumpit: Thaçi u arrestua nga prokurori që ju përndoqi ju

Fjala e plotë e Edi Ramës në Bordin e Paqes/ Kryeministri-Trumpit: Thaçi u arrestua nga prokurori që ju përndoqi ju

February 19, 2026
Burgosja e Thaçit, Rama kërkesë Trumpit: Për hir të Zotit të bëjmë diçka, një gjykatë e turpshme po kërkon ta dënojë

Burgosja e Thaçit, Rama kërkesë Trumpit: Për hir të Zotit të bëjmë diçka, një gjykatë e turpshme po kërkon ta dënojë

February 19, 2026
“Bordi i Paqes, shkund OKB”, Rama: Vlerësojmë rolin vendimtar të Trump për të vendosur paqen në Gaza

“Bordi i Paqes, shkund OKB”, Rama: Vlerësojmë rolin vendimtar të Trump për të vendosur paqen në Gaza

February 19, 2026
“Paqja, qëllimi i madh i Bordit”/ Kushner: Jemi këtu për të ndihmuar njerëzit e Gazës

“Paqja, qëllimi i madh i Bordit”/ Kushner: Jemi këtu për të ndihmuar njerëzit e Gazës

February 19, 2026
Bordi i Paqes, Tony Blair: Gaza drejtohej nga korrupsioni! Ja plani që kemi për Lindjen e Mesme

Bordi i Paqes, Tony Blair: Gaza drejtohej nga korrupsioni! Ja plani që kemi për Lindjen e Mesme

February 19, 2026
IGJEO: Do ketë reshje intensive, alarm portokalli në 5 qarqe në Shqipëri

IGJEO: Do ketë reshje intensive, alarm portokalli në 5 qarqe në Shqipëri

February 19, 2026
Gjeneral Majori amerikan: Shqipëria dhe Kosova mes 5 vendeve të para me trupa ushtarakë në terren! Kërkojmë të sjellim paqe të qëndrueshme

Gjeneral Majori amerikan: Shqipëria dhe Kosova mes 5 vendeve të para me trupa ushtarakë në terren! Kërkojmë të sjellim paqe të qëndrueshme

February 19, 2026
Ish-deputeti i PS, kandidat për ambasador i Shqipërisë në NATO

Ish-deputeti i PS, kandidat për ambasador i Shqipërisë në NATO

February 19, 2026
Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

February 19, 2026
Trump në Bordin e Paqes: SHBA, kontribut 10 miliardë dollarë!

Trump në Bordin e Paqes: SHBA, kontribut 10 miliardë dollarë!

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In