Lulzim Basha ka vijuar akuzat ndaj Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Përmes Twitter, kreu i opozitës shprehet se Donika Prela ka grisur fletë-arrestet e Vangjush Dakos.
“Kreu i celulës kriminale te Krimet e Rënda Donika Prela është autorja e grisjes së fletarrestit për Vangjush Dakon.
Kamikazja e Edi Ramës po bën gjithçka të prishë hetimin për krimin elektoral të shitblerjes së votave mes Dakos dhe bandave të Durrësit dhe Shijakut” – shkruan Lulzim Basha të martën në mbrëmje.
/b.d











