• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Votojmë vettingun pas qeverisë teknike. Presidentin ta zgjedhë populli

by Java News
21/04/2017 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se PD do të votojë vettingun menjëherë pas formimit të qeverisë teknike. Gjatë një bashkëbisedimi në çadrën e protestës, Basha theksoi se PD është gati t’i hapë rrugë zbatimit të reformës në drejtësi, sipas paktit të 22 korrikut.

“Nuk ka asnjë shans që PD të kthehet në alibi për kapjen e drejtsisë nga Rama. Nuk ka nevojë të shtyjmë vetingun pas zgjedhjeve. Pas paktit kombtar për qeveri teknike për zgjedhjet, jemi gati ti hapim rrug zbatimit t vettingut dhe reformës në drejëtsi sipas paktit të 22 korrikut. Edi Rama, për 1 vit e gjysmë u përpoq që të kapte drejtësinë, shkatërroi konsensusin për drejtësinë”, tha Basha.

Kreu i opozitës bëri sot edhe një propozim surprizë sa i takon zgjedhjes së Presidentit. Basha tha se opozita është e gatshme të japë votat për ndryshimin e Kushtetutës për ta zgjedhur presidentin e ri nga populli.

“I kujt është presidenti? I Edi Ramës? Ilir Metës? Jo. Oferta ime është të zgjedhim President nga populli.Hap i rëndësishëm i Republikës së re është transferimi i pushtetit te qytetarët. Natyrisht fokusi unë janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, por mqs çështja e presidentit po shtrohet në tavolinë, po kërkoni kontributin tonë, ju japim një dhe vetëm një ofertë për Presidentin: Të ndryshojmë Kushtetutën, ta zgjedhë populli shqiptar!”, u shpreh Basha.

 Basha komentoi edhe deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit, që u bëri thirrje të gjitha partive politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas Bashës, kjo do të thotë se nuk mund të bëhen zgjedhje pa opozitën.

“SHBA theksoi rëndësisë e pjesëmarrjes në zgjedhje të të gjitha partive. Kjo do të thotë se nuk mund të bëhen zgjedhje pa opozitën”, deklaroi kreu i opozitës

Basha akuzoi edhe disa nga mediat për publikim të lajmeve të pavarteta.

Sot mediat konvencionale janë tërësisht nën presionin e pushtetit. Nga sot ne nisim konkursin e Fake News për javën që mbyllim. Këtë javë kemi dy kampionë për fat të keq: Top-Channel, Balkanweb dhe Panorama Online. Top-Channel për interpretimin allasojçe të deklaratës sime. Rama dje tha se Vetigun e shtyn pas zgjedhjeve, kurse unë thashë se ai do të bëhet menjëherë pas qeverisjes zgjedhore dhe sipas konsensusit të 22 korrikut të kaluar”, u shpreh Lulzim Basha.

Kreu i Partisë Demokratike citoi mediat prestigjioze si Forbes kur tha se “Edi Rama ndërton një ndërmarrje kriminale në vend që e ka kthyer vendin në qendrën e krimit dhe të drogës”/javanews.al

c.a

Next Post
Rruga e degraduar, banorët tentojnë të futen me forcë në Bashkinë Lezhë

Rruga e degraduar, banorët tentojnë të futen me forcë në Bashkinë Lezhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

April 9, 2026
Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

April 9, 2026
Trump i kërkon Netanyahut të ndalë sulmet ndaj Libanit, për të lehtësuar bisedimet

Trump i kërkon Netanyahut të ndalë sulmet ndaj Libanit, për të lehtësuar bisedimet

April 9, 2026
Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

April 9, 2026
“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

April 9, 2026
Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

April 9, 2026
Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

April 9, 2026
“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

April 9, 2026
“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

April 9, 2026
Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In