• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha vendos maskën dhe nis sulmet ndaj qeverisë: Po ndajnë paratë me oligarkët, s’kanë plan për të ndihmuar qytetarët

by Ardit Rada
01/10/2020 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu demokrat Lulzim Basha, sot ka zhvilluar një takim me biznesin e vogël, por ajo që vihet re është se këtë herë ai e ka vendosur maskën, ndryshe nga ç’ka bërë në disa dalje të fundit, një prej tyre takimi me mjekët ku u shfaqt pa maskë, dhe për këtë u  komentua se po ndjek shemnullin e kryeministri Edi Rama.

Basha ka publikuar disa foto të takimit në rrjete sociale dhe teksa thotë se çdo vend i rajonit ka lëvruar paketën e katërt të ndihmës, akuzon se qeveria jonë vazhdon t’i ndajë paratë me oligarkët përmes tenderave dhe koncesioneve korruptive.

“Shqipëria po zhytet gjithnjë e më thellë në krizë ekonomike dhe shëndetësore.

100 mijë shqiptarë humbën vendet e punës, qytetarët sot nuk i marrin dot ushqimet as me listë, mijëra biznese nuk ia dalin të mbulojnë as shpenzimet, me qindra qytetarë të prekur nga COVID-19 e kanë të pamundur të sigurojnë medikamentet dhe aparaturat për t’u kuruar nga virusi, ndërsa përhapja e tij po rritet çdo ditë. Çdo vend i rajonit ka lëvruar paketën e katërt të ndihmës, ndërsa qeveria jonë vazhdon t’i ndajë paratë me oligarkët përmes tenderave dhe koncesioneve korruptive.

Qeveria s’ka asnjë plan se si do t’i ndihmojë qytetarët sot që janë në vështirësi, të papunë e pa të ardhura, se si do t’i mbështesë bizneset që mos të vazhdojnë të largojnë të punësuarit, po t’i shtojnë ata. Sot në Durrës, një farmaciste më tha se ekzistojnë lista ilaçesh si listat e ushqimeve.

Çmimi i një aparati oksigjeni shkon 800 euro, ndërsa shpenzimet për paketën e plotë të ilaçeve të COVID-19, shkojnë deri në 600 mijë lekë të vjetra. Prandaj kemi propozuar  rimbursimin e plotë të medikamenteve që trajtojnë COVID-19.

Sot në Durrës, në takime me qytetarë dhe biznese, shpjegova planin 5 pikësh të rimëkëmbjes për 6 muajt e ardhshëm”, shkruan Basha.

Më tej ai duke iu referuar propozimeve të PD ka bërë listën se ku duhet të ndërhyhet.

“Sepse qytetarët, mjekët, biznesi, pensionistët, të papunët kanë nevojë urgjente për mbështetje, për ndihmë.

Prandaj duhet pa humbur më kohë, pa e thelluar dhe më shumë krizën të miratohet;

1) bonusi mujor prej 1000 euro për çdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier.

2) çeku prej 1000 euro për bizneset e vogla, për të zbutur barrën e kostove të shtuara gjatë 7 viteve të fundit.

3) pagesa mujore prej 16,000 lekësh të reja deri në prill 2021, për qytetarët që kanë humbur vendin e punës”, shton ai.

4) 20,000 lekë të reja në muaj për çdo sipërmarrës që rimerr në punë qytetarët, që humbën vendin e punës gjatë pandemisë.

5) 2,000 lekë të reja shtesë për çdo pensionist, për të indeksuar shpenzimet e shtuara për ilaçe.

Në 6 muajt e ardhshëm, bizneset dhe konsumi do të kenë nevojë për një përkrahje të fortë financiare. Qeveria të alokojë çdo fond që sot shkon për afera korruptive, tek qytetarët. Premtimet elektorale nuk i mbushin tavolinat e shqiptarëve, nuk hapin vende pune, nuk shpëtojnë biznesin nga falimentimi. Shqiptarët kanë nevojë të ndihmohen sot. Nesër do të jetë vonë!

/e.rr

Next Post
Akuzat e PD për listat e zgjedhësve, Kim takohet me Lleshajn: Në pritje të sqarimit publik sonte…

Akuzat e PD për listat e zgjedhësve, Kim takohet me Lleshajn: Në pritje të sqarimit publik sonte...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

Avokati i Veliajt: SPAK refuzoi pa një shkak të ligjshëm takimin e mbrojtjes britanike me Veliajn!

September 11, 2026
“Liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh”, Rama reagon për deklaratën e Zelenskyt: Miku im foli gabim në Beograd

“Administrativja hapi dyert e thesarit për të rritur rrogat e veta!”, Rama: Sikur të kishte të njëjtin standard për qytetarët

September 11, 2026
Moti ben kthesë drastike në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

Moti ben kthesë drastike në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

September 11, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, Vuçiç njofton dhe dorëheqjen nga posti

September 11, 2026
Samiti i 11-të i “Një brez, një rrugë” hapet në Hong Kong

Samiti i 11-të i “Një brez, një rrugë” hapet në Hong Kong

September 11, 2026
Përse shqiptarët duan Europën, por jo Shqipërinë

Rritet emigrimi: Mbi 68 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE gjatë vitit 2025

September 11, 2026
“Nuk lëkundemi”, reagon komuniteti i prokurorëve pas kërcënimeve me jetë për kolegët

Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

September 11, 2026
Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

Euro thyen rekordin historik, zbret poshtë 92 lekëve

September 11, 2026
“Stresi gërryen kockën”, mjekja: Ja kur prishet prodhimi normal i kortizolit!

“Stresi gërryen kockën”, mjekja: Ja kur prishet prodhimi normal i kortizolit!

September 11, 2026
Prostitucioni në kohë moderne: Reklamë online e punë në apartamente me qira ditore në Tiranë

Prostitucioni në kohë moderne: Reklamë online e punë në apartamente me qira ditore në Tiranë

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com