“Largimi i Ramës është detyrë patriotike, dua që ky vend të bëhet ndryshe”. Kështu ka deklaruar kreu demokrat Lulzim Basha gjatë një takimi me banorë të Njësisë 10 në kryeqytet. Basha kërkoi votën e qytetarëve për të mbajtur premtimet dhe për të zbatuar planin opozitar për Shqipërinë.
“Është detyrë ndaj familjeve tuaj, ndaj fëmijëve tuaj dhe ne, në qoftë se nuk mbajmë zotimet që thamë para jush, nuk vijmë më të kërkojmë votë. Por ne jemi të bindur sepse plani ynë është plan realist, i bazuar në praktikat më të mira të rajonit që jemi të bindur, me një qeveri që e ka mendje të punojë për njerëzit, nuk ka pse mos ti zbatojë edhe Shqipëria”.
Sipas Bashës në qeverinë demokrate, fermerit nuk do t’i kërkohet NIPT, por numër personal i identifikimit për të gjitha transaksionet, të cilat theksoi ai do të bëhen elektronike.
“S’ka qenë asnjëherë bletaria, tani e kemi zë të veçantë për të mbështetur fuqishëm për prodhimin e brendshëm edhe për eksport. E para duke vendosur një shumë të mjaftueshme ne buxhet për subvencionet në buxhet, si fillim 100 milionë euro. Të jeni të bindur që kur të shoh Bashkimi Europian që vetë qeveria e vendit jep 100 milionë euro taksave të shqiptarëve për bujqësinë, të paktën do të japë të njëjtën ndihmë dhe ata. Së dyti duke këputur këtë rreth vicioz, fermerit shqiptar nuk do t’i kërkohet Nipt, por me numrin personal të identifikimit do të jetë në gjendje të bëjë të gjitha transaksionet, të cilat do t’i bëjmë elektronike që të mos ketë kontakt me nëpunësin, sepse aty është hapësira për korrupsion dhe sa kohë kohë që qeveria është përgjegjëse për mungesën e certifikatës së pronësisë. Subvencioni do shkojë direkt si mbështetje direkte për fermerin në bazë të prodhimit”.
Basha premtoi edhe rritje të pensioneve sa dyfishi i inflacionit.
“Të jeni të sigurt që do t’i ngremë. Ne kemi bërë një plan serioz që pensionet të rriten minimumi dyfishi i inflacionit ose 5% në qoftë se inflacioni është më i ulët. Me 25 prill do ta ndryshojmë bashkë”.
/a.r