• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Basha vazhdon me premtimet: Përmes ligjit anti-Mafia i fus në burg oligarkët!

by Java News
27/12/2020 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në takimin me studentët e Fakultetit Ekonomik, fokusi i bisedës së kryetarit të PD, Lulzim Basha ishte ekonomia, situate e vështirë e krijuar nga pandemia si dhe fenomenet që e kanë gërryer ekonominë këto vite, si korrupsioni dhe kontrolli i parave publike dhe sektorëve strategjikë nga oligarkët.

“Oligarkë janë ata të cilët pushtetin e tyre ekonomik e përdorin për të diktuar vendime politike që nga ligjet, kontrata, leje, licenca dhe gjithçka tjetër. Ata që në bashkëpunim me një grusht qeveritarësh, pastaj vënë në kontroll të gjithë ekonominë, politikën dhe median e vendit.

Rruga për t’u marrë me ta është ligji ynë Anti-Mafia. Të gjithë ata që plotësojnë këto kushte do t’i nënshtrohen një hetimi të thelluar administrativ dhe do t’i përcillen pastaj për ndjekje strukturave të posaçme anti-korrupsion.

Synimi i ligjit Anti-Mafia është që këta njerëz që janë përfshirë në këto lloj kontratash, mos të gëzojnë të ardhurat e përfituara padrejtësisht dhe këto të ardhura të rekuperohen dhe t’i kthehen qytetarëve”, u shpreh Basha gjatë bisedës me studentët e Ekonomikut, duke shpjeguar ligjin anti-mafia që ka hartuar Partia Demokratike, dhe që do ta vërë në zbatim në qeverisjen e ardhshme dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

I pyetur nga studentët, Basha ngriti shqetësimin për situatën e krijuar nga pandemia e COVID-19, që ka sjellë një krizë të thellë në ekonomi.

“Pikërisht prej dështimit të Edi Ramës për të dhënë një paketë minimalisht sa paketa e Kosovës, ne futemi në një zinxhir negativ, zinxhir rënie të thellë ekonomike e cila siç e keni parë dhe siç e ka raportuar Banka Botërore, FMN  dhe institucionet e tjera, është  pothuajse dyfish i rënies ekonomike  të vendeve të tjera të rajonit.

Justifikimin e kemi dëgjuar pse nuk është bërë një paketë e tillë, sepse kaq para kemi, por nga ana tjetër janë marrë borxh pothuajse 1.1 miliardë euro dhe është dhënë një paketë ekonomike  102 milionë euro!

Pra, para ka. Ku shkojnë këto para!? Ku shkojnë 1 miliardë euro të tjera që janë marrë borxh!? Shpenzimet publike të qeverisë  kanë shkuar në dy drejtime kryesore, në të famshmin  program të PPP-ve  dhe koncensioneve, ku është  detyruar shteti  me një shumë marramendëse prej 2.2 miliardë eurosh që rritet  nga viti në vit dhe në të ashtëquajturin program të “Rilindjes Urbane”, pra, investime kryesisht në  fasada”, tha Basha.

Shefi i opozitës iu shpjegoi studentëve edhe projektin e tij për një qeverisje të vogël, duke eliminuar shpenzimet e fryra me punësime militanteske politike.

“Ne besojmë tek qeverisja e vogël. Ne besojmë që taksat e shqiptarëve duhen shfrytëzuar më mirë për të ndërtuar një infrastrukturë moderne, që mbështet ekonominë, por gjithashtu për të ndihmuar arsimin dhe shëndetësinë.

Nuk besoj në shtetin klientelist që përgjigjen e vetme ndaj varfërisë dhe mjerimit e ka të hapë vende pune të panevojshme, thjeshtë dhe vetëm me rrogë dhe këto rroga paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe kjo është formula e falimentimit, dhe ju e dini që sot shteti shqiptar është de facto i falimentuar”- deklaroi gjithashtu.

Të rinjtë shprehen shqetësimin e tyre edhe për mungesën e prakikave mësimore që nuk ofrohen dot nga sistemi arsimor, gjë që reflektohet më pas edhe në pamundësi përgatitje për tregun e punës. Basha iu shpjegoi atyre programin e PD për këtë çështje duke premtuar stazhe të paguara për studentët.

“Kemi më shumë se 4 vite që i mëshojmë një përqasje që n e kemi hartuar me miqtë tanë gjermanë që janë pararojë e kësaj përqasjeje  në Europë, por që ka dhënë kaq shumë rezultate pozitive sa duhet të jesh totalisht i pandjeshëm, siç është kjo qeveri e ky kryeministër ndaj rinisë, që mos të kesh hedhur asnjë hap për ta zbatuar. Cila është kjo përqasje?

Është përqasja e financimit të politikave për studentët. Çfarë kushton 10-15 milionë euro që ti ia jep Check-up-it dhe ndonjë tjetri në vit, do të mundësonte të paktën 10 mijë stazhe të paguara në vit, me 300 mijë lekë të vjetra në muaj, që është një pagesë simbolike por e mjaftueshme për të tërhequr 10 mijë studentët më të mirë në praktikë, nga të cilët 70-90% pas praktikës sigurojnë një vend pune. 

A nuk ia vlen kjo? Për çfarë duhet qeveria, në qoftë se paratë e taksave tuaja dhe të prindërve tua, i bën rrush e kumbulla dhe nuk i dedikon për një veprim të tillë që sjell një leverdi kaq të madhe për shoqërinë!

Jo 15 milionë, dhe aq kushton projekti, po dhe 10 herë më shumë po të kushtonte, është një nga gjërat më të justifikueshme para shqiptarëve. Si mund të ecë përpara një komb në qoftë se njerëzit për të cilët ka më shumë nevojë i largohen?”

Basha tregoi edhe prioritetet kryesore nesër si kryeministër i vendit:

“Unë ju siguroj se si kryeministër i ardhshëm prioritet do të kenë praktikat mësimore për studentë, do kenë subvencionimi 100% i tarifave për 90% të studentëve që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë  në muaj.

Prioritet do të jetë programi ynë për subvencionimin e fermerëve me 100 milionë euro në vit. Prioritet për mua do të jetë taksa 9% që Shqipëria të jetë konkurruese me rajonin dhe të thithë investime të huaja.

Prioritet për mua do të jetë rritja e pensioneve  dhe jo 10 oligarkët pranë qeverisë,  dhe ky është një objektiv i shpallur të cilit do t’i shkojmë deri në fund  me vendosmërinë më të madhe brenda kohës më të shkurtër të mundshme.

Dhe meqë ju jeni student të ekonomisë, po ju them që ekzistojnë të gjithë mekanizmat për ta ndryshuar këtë realitet brenda 6 muajve të parë të qeverisjes tonë të ardhshme”, – garantoi Basha të rinjtë.

Next Post
E bujshme/ Muriqi po kërkohet në Premier League

Muriqi ende asnjë gol tek Lazio/ Mediat turke e kthejnë sërish tek Fenerbahçe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Murrizi kritika të ashpra Belind Këlliçit: Deklarata e tij, psikozë komuniste! Ka disa padi mes tij dhe Bardhit

Murrizi kritika të ashpra Belind Këlliçit: Deklarata e tij, psikozë komuniste! Ka disa padi mes tij dhe Bardhit

January 13, 2026
Zbardhet dinamika e arratisjes së Altin Ndocit/ Goditi në bark dy efektivët, i shtyu dhe u largua me shpejtësi

Zbardhet dinamika e arratisjes së Altin Ndocit/ Goditi në bark dy efektivët, i shtyu dhe u largua me shpejtësi

January 13, 2026
Vrasja e gjyqtarit, GJKKO: Goditje e rëndë dhe kërcënim serioz ndaj pavarësisë së gjyqësorit

U akuzua për korrupsion në zgjedhje/ GJKKO dënon me 1 vit burg babanë e ish-kandidates së PSD-së në Fier

January 13, 2026
Rasti Veliaj dhe rasti Ndoci, dy standarde shoqërimi dhe një arratisje skandaloze

Rasti Veliaj dhe rasti Ndoci, dy standarde shoqërimi dhe një arratisje skandaloze

January 13, 2026
I jep fund beqarisë për herë të tretë, Blero kurorëzon martesën me partneren e tij

I jep fund beqarisë për herë të tretë, Blero kurorëzon martesën me partneren e tij

January 13, 2026
Trump mesazh iranianëve: Vazhdoni protestoni! Vrasësit do të paguajnë një çmim shumë të lartë

Trump mesazh iranianëve: Vazhdoni protestoni! Vrasësit do të paguajnë një çmim shumë të lartë

January 13, 2026
Spiropali në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s: Angazhim strategjik i Aleancës përballë sfidave të sigurisë

“Së shpejti në Kiev për të riafirmuar mbështetjen tonë të palëkundur”/ Spiropali dënon sulmet ruse në Ukrainë

January 13, 2026
Stamboll, gjyqtarja qëllohet brenda gjykatës nga ish-bashkëshorti i saj

Stamboll, gjyqtarja qëllohet brenda gjykatës nga ish-bashkëshorti i saj

January 13, 2026
Kryeministri Rama nderohet me medalje në Abu Dhabi: Respekt e vlerësim për mua dhe Shqipërinë

Kryeministri Rama nderohet me medalje në Abu Dhabi: Respekt e vlerësim për mua dhe Shqipërinë

January 13, 2026
Ndahet nga jeta Brunilda Isaj, sekretare e përgjithshme e Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancës

Ndahet nga jeta Brunilda Isaj, sekretare e përgjithshme e Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancës

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In