• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha u kërkon gazetarëve aleancë kundër Ramës, kreu i Unionit të Gazetarëve: Ne përballë jush, jo me ju!

by Java News
11/01/2019 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në tryezën me temë: “Media e lirë, shoqëri e lirë-rreziku i heshtjes me ligj”, që organizoi Partia Demokratike në bashkëpunim me fondacionin Adenauer Stiftung (KAS), kryetari i UGSH, gazetari Aleksandër Çipa duke marrë fjalën, pasi falenderoi kryetaren e Komisionit Parlamentar për Mediat dhe Informim, deputeten Albana Vokshi, ndër të tjera theksoi:

“Së pari në emër të organizatës që përfaqësoj dua të shpreh habinë time për mosftesën e organizatës më të rëndësishme të gazetarëve, prej nismuesit të cilët ende nuk e dimë kush janë, në një deklaratë të publikuar në emër të organizatave që reagojnë ndaj dy projektligjeve.

Jemi refuzues të prerë të këtyre drafteve për shkak se ne po u bëjmë një recencë juridike dhe profesionale me një grup ekspertësh dhe kemi kërkesa dhe propozime specifike të cilat nuk i kemi dëgjuar dhe lexuar nga të tjerë.

Ne jemi kundër një lloj protagonizmi organizativ që ka marrë kryesisht AMA, si enti rregullator që ka tagër të kujdeset dhe shërbejë konform ligjit në fuqi vetëm për mediat audiovizive të vendit. Dhe deri në castin që po flasim nuk ka asnjë bazë ligjore ku të mund të marrë përsipër attribute rregulluese apo qoftë edhe sugjeruese për mediat online.

Së dyti, ne si Union i Gazetarëve Shqiptarë kërkojmë që në çdo draft apo projektligj të të legjitimohet roli dhe atributi I organeve vetrregulluese. Këto organe të ngrihen nga vetë organizatat e gazetarëve dhe në Bordin e Ankesave, të mos quhet Këshill i Ankesave sikundër e ka aktualisht AMA, të përfshihen të propozuarit nga organizatat e gazetarëve dhe jo të votuarit nga dy partitë kryesore”.

Ndërkohë, kryetari i UGSH-së, ftesës së hapur të kryetarit të opozitës, zotit Lulzim Basha, për bashkim të të gjithë gazetarëve kundër kryeministrit, i është përgjigjur me ndërhyrjen:

“Ne nuk jemi këtu për t’u bashkuar me ju, por për të qenë përballë jush dhe atij që është kundër jush. Nëse bashkohemi me ju, ne tradhtojmë veten dhe rolin që kemi. Ne jemi gjithmonë dhe duhet të jemi si përballë atij që qeveris edhe atij që pretendon ardhjen në qeveri. Marrëveshjet realizohen vetëm mes jush, jo mes jush dhe ne”./a.meta

Next Post
Zyrtare/ Pagëzohet Maqedonia e Veriut, Kuvendi voton me 81 vota

Zyrtare/ Pagëzohet Maqedonia e Veriut, Kuvendi voton me 81 vota

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në malësinë e Tërbunit hyn në ditën e pestë, banorët thonë se ka shkrumbuar mbi 60% të pyjeve, kërkojnë ndërhyrje nga ajri

Zjarri në malësinë e Tërbunit hyn në ditën e pestë, banorët thonë se ka shkrumbuar mbi 60% të pyjeve, kërkojnë ndërhyrje nga ajri

September 10, 2026
Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Qarkullonin me drogë dhe thikë në makinë, një i arrestuar dhe një tjetër nën procedim në Korçë! Tentuan dhe t’i arratiseshin policisë

September 10, 2026
Ngërçi i pagave/ KLGJ nis mbledhjen me gjyqtarët, Sadushi: Nuk kërkojmë privilegje! S’është vetëm mosmarrëveshje financiare, preken raportet kushtetuese

Ngërçi i pagave/ KLGJ nis mbledhjen me gjyqtarët, Sadushi: Nuk kërkojmë privilegje! S’është vetëm mosmarrëveshje financiare, preken raportet kushtetuese

September 10, 2026
“11 Shtatori” në SHBA/ Qendra Kulturore e Ministrisë së Mbrojtjes koncert për 25-vjetorin, në kujtim të viktimave të tragjedisë!

“11 Shtatori” në SHBA/ Qendra Kulturore e Ministrisë së Mbrojtjes koncert për 25-vjetorin, në kujtim të viktimave të tragjedisë!

September 10, 2026
EMRI/ Gruaja tre ditë e zhdukur pa gjurmë në Rrogozhinë, familjarët apelojnë për ndihmë!

EMRI/ Gruaja tre ditë e zhdukur pa gjurmë në Rrogozhinë, familjarët apelojnë për ndihmë!

September 10, 2026
“Western” në mes të lokalit në Velipojë, plas ‘kallashi’ dhe pistoleta pas sherrit të dhunshëm! Dy persona nxorën armët dhe… (VIDEO)

“Western” në mes të lokalit në Velipojë, plas ‘kallashi’ dhe pistoleta pas sherrit të dhunshëm! Dy persona nxorën armët dhe… (VIDEO)

September 10, 2026
Shpërthimi te karburanti në “Brryl”, 2 pistat e hetimit! Zbardhen dëshmitë e punonjësve, nga pompa me defekt, te rrjedhja e gazit

Shpërthimi te karburanti në “Brryl”, 2 pistat e hetimit! Zbardhen dëshmitë e punonjësve, nga pompa me defekt, te rrjedhja e gazit

September 10, 2026
Ngritën plantacione hashashi në mes të pyllit, arrestohet çifti i bashkëshortëve në Kolonjë! Banesën e kishin kthyer në magazinë, 2 thasë…

Ngritën plantacione hashashi në mes të pyllit, arrestohet çifti i bashkëshortëve në Kolonjë! Banesën e kishin kthyer në magazinë, 2 thasë…

September 10, 2026
VIDEO/ “Largohu!” Protestuesit rrethojnë dhe godasin makinën e qytetarit pranë Piramidës

Të droguar në protestë? Tensionet e mbrëmshme në bulevard, 1 i arrestuar dhe 14 nën akuzë, bllokuan rrugën! Tre prej tyre iu gjet edhe hashash nëpër xhepa

September 10, 2026
Lufta ‘ndizet’ përsëri! Teherani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-ve, bombardon anijet luftarake dhe cisternat në Hormuz

Lufta ‘ndizet’ përsëri! Teherani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-ve, bombardon anijet luftarake dhe cisternat në Hormuz

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com