Kreu i opozitës, Lulzim Basha doli sot në një konferencë për shtyp ku denoncoi favorizimin e klientëve afër qeverisë me anë të koncensioneve dhe projekteve. “Do t’i kthejmë pushtetin dhe paratë publike qytetarëve”, deklaroi Basha, duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme parlamentare që do të mbahen në qershor 2017. Në denoncimin e bërë sot, Basha iu referua vendimin më të fundit për lojërat e fatit. Kreu i PD-së akuzoi Kryeministrin se kontrollon të gjithë fitimet që vijnë nga ky biznes.
ma.me