Pas takimit me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerika të Shtetit, Dave Kostelancik, ka ardhur edhe një reagim nga kreu i PD, Lulzim Basha. Ky i fundit ka thënë se diskutimi me Kostelancik ishte i konstruktiv. Sipas Bashës në fokus të këtij takimi ishte pandëshkueshmëria e politikanëve dhe rikthimi i Sundimit të Ligjit.
“Diskutim shume i hapur dhe konstruktiv me David Kostelancik, Drejtori i ri i Zyrës së Europës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit. Në fokus, fund pandëshkueshmërisë së politikanëve, rikthim i Sundimit të Ligjit, dhënje fund kapjes së shtetit dhe korrupsionit dhe forcimi i partneritetit strategjik të Shqipërisë me SHBA.” ka thënë Basha. /l.m