• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha ‘thumbon’ Berishën: Rezultati i mjerë i mosopozitës, i bilbilave, i aksionit të dështuar vetëm sa fuqizon Ramën

by Java News
27/01/2024 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë konferencës së tij për shtyp, kreu i PD, Lulzim Basha, u ndal edhe në atë që ai e quajti si dëm të pallogaritshëm të qindra-mijëra familjeve shqiptare dhe më konkretisht te rialokimi i 30 milionë eurove, që fillimisht ishin destinuar për ish-pronarët, por me votimin e ditës së enjte në parlament, do t’i shkojnë AlbControlit.

Një gjë e tillë, sipas Bashës, vjen si pasojë e reduktimit të aktivitetit parlamentar në një zhurmë të pakuptimtë që humbasin njerëzit dhe përfiton vetëm qeveria.

Basha shprehet se, ndonëse mazhoranca dhe Edi Rama ishin betuar që Becheti nuk do të merrte asnjë qindarkë nga lekët e buxhetit të shtetit, ky vendim tregon pikërisht të kundërtën.

“Duke u futur edhe këtë jave, duke e reduktuar aktivitetin parlamentar në një zhurmë të pakuptimtë nga e cila pëfiton qeveria, ditën e enjte është bërë një dëm i pallogaritshëm qindar mijara familjeve shqiptare. Ku kanë kaluar 11 ligje dhe vendime pa diskutim, mes tyre edhe rialokimi I 30 milionë eurove që fillimisht ishin të destinuar për pronarët dhe që tani me këtë vendim i shkojnë ALB Control-it. I shkojnë ALB Controlit sepse ERO Control nuk paguan më, sepse ia paguan Beketit ato lekë.

Ato lekë që siç e keni parë me dhjetëra herë që u betua e u përbetua Edi Rama që nuk do marrë asnjë qindarkë, miliona euro i merr Beketi nga arbitrazhi që ka fituar dhe I merr nga paratë e Shqipërisë nga Euro Control në Bruksel. Miliona euro dhe ngelet Alb Control pa para, Agjencia e Kontrollit të Fluturimeve Ajrore në Shqipëri. E çfarë bën, i heq paratë nga kompensimi i pronarëve dhe ia çon Alb Controlit, de fakto ia çon Beketit.”

Basha më tej u shpreh se “e gjithë kjo është rezultati i mjerë i mosopozitës, i bilbilave, i aksionit të dështuar që vetëm sa fuqizon Edi Ramën, e bën më arrogant, më arbitrar dhe dëmton palcërisht interesin e qytetarëve, që dëmton palcërisht edhe prioritetet programore të Partisë Demokratike”./m.j

Next Post
Nesër votohet qeveria me kryeministrin e parë shqiptar në RMV/ Rama: Moment historik. Ali Ahmeti ka bërë…!

Veliaj uron Xhaferin e Ahmetin: Arritje historike, hap një epokë të re për shqiptarët dhe historinë e Maqedonisë së Veriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ukraina: Europa të marrë rol më aktiv në negociatat e paqes me Rusinë

Ukraina: Europa të marrë rol më aktiv në negociatat e paqes me Rusinë

May 11, 2026
Kafazi në gjykatë, Meçe: Personat që s’përbëjnë rrezikshmëri shoqërore, nuk duhet të qëndrojnë

Kafazi në gjykatë, Meçe: Personat që s’përbëjnë rrezikshmëri shoqërore, nuk duhet të qëndrojnë

May 11, 2026
Ndrenika reagon sërish: Veliajn e njoh që kur ishte në klasën e 7-ë! Teatri i vjetër ishte një kalbësirë, shembja debat politik

Ndrenika reagon sërish: Veliajn e njoh që kur ishte në klasën e 7-ë! Teatri i vjetër ishte një kalbësirë, shembja debat politik

May 11, 2026
ISHP: Nuk ka asnjë rast të konfirmuar në Shqipëri me hantavirus, rreziku i ulët

ISHP: Nuk ka asnjë rast të konfirmuar në Shqipëri me hantavirus, rreziku i ulët

May 11, 2026
Nga hantavirusi te norovirusi, pse anijet turistike janë një ‘makth për shpërthimin e epidemive

Nga hantavirusi te norovirusi, pse anijet turistike janë një ‘makth për shpërthimin e epidemive

May 11, 2026
Kos: S’ka vendim formal, por Serbia s’ka marrë para nga Plani i Rritjes që nga miratimi i ligjeve për drejtësinë

Kos: S’ka vendim formal, por Serbia s’ka marrë para nga Plani i Rritjes që nga miratimi i ligjeve për drejtësinë

May 11, 2026
E reja denoncoi se e ngacmoi seksualisht, pezullohet mjeku në spitalin e Korçës

E reja denoncoi se e ngacmoi seksualisht, pezullohet mjeku në spitalin e Korçës

May 11, 2026
Ilir Meta ‘inauguron’ ambientet e reja të GJKKO, ja çfarë tha para mediave

Ilir Meta ‘inauguron’ ambientet e reja të GJKKO, ja çfarë tha para mediave

May 11, 2026
Dy të rinj tentuan t’i grabisnin dyqanin në Selanik, pronari shqiptar u kthehet me shkop bejsbolli dhe i nxjerr jashtë

Dy të rinj tentuan t’i grabisnin dyqanin në Selanik, pronari shqiptar u kthehet me shkop bejsbolli dhe i nxjerr jashtë

May 11, 2026
Kërkohen 16 abonime në modelin “Business”, AIF do të përdorë ChatGPT për të ndaluar pastrimin e parave

Kërkohen 16 abonime në modelin “Business”, AIF do të përdorë ChatGPT për të ndaluar pastrimin e parave

May 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In