Në ambientet e jashtme të selisë blu, i rrethuar nga simpatizantë të Partisë Demokratike, kryedemokrati Lulzim Basha ka mbajtur një fjalim urimi në këtë 31-vjetor të krijimit të Partisë Demokratike.
Basha theksoi se misioni i Partisë Demokratike për ta nxjerrë Shqipërinë nga tranzicioni i gjatë postkomunist është një mision të cilit ata duhet t’i prijnë.
Më tej, Basha shtoi se mentalitetet e të shkuarës po mundohen të shkruajnë historinë por nuk mund ta bëjnë këtë pa mbështetjen e SHBA dhe BE.
“Të nderuar deputëtë të Partisë Demokratike të gjithë demokratë të Shqipërisë, mblidhemi në një ditë kumptiumplotë për të gjithë shqiptarët që kanë vlerat e demorkaciës që 31 vite më parë janë nisur në një rrugëtim plot me prova. Nga aspirata për liri politike që lindi në një akt kohor që lindir për pluralizmin politik që PD sot feston 31 vjetorinj. Së pari dhe ndryshe nga herë të tjera , PD e kujton këtë ditë duke përjetësuar në ambientet e saj dokumentin thelbësor të emrave që sot nuk janë mes nesh por janë pa harruar, të atyre që janë jashtë atdheut dhe atyre që janë rikthyer nga SHBA dhe gjithë europa për të festuar me ne.
Sot këtë do ta zbulojnë dy vajza anëtare të PD, simboli i misoitt tonë për shqiptarët, për rininë për të ardhmen e vendit. Sprovat tona kanë qenë të panumërta si forca e parë kundër regjimit barbar që u mundua të pushtonte vëmendjen dhe shpirtin njerëzor dhe ta shkatërronte atë, që ktheu vëllain kundër vëllait, shkatërroi pronën e lirë që izoloi shqipërinë si asnjë vend tjetër të europës. Varfëroi në maksimun ndërgjegjein e kombit duke ndaluar muzikën, artin që nuk ishte në përputhje me diktaturën, mbijetesa është tregues të këtij kombi fisnik të cdo shqiptari, tiu prim daljes nga ky trranziocon i stërgjatur ky është misioni i shenjtë i PD-së.
Me barën e rëndë të kaluarës mbi supe, me gjyle dhe mina të plasura dhe të paplasura kem i ecur përpara sprovë pas sprove. Kemi njohur momentet tona të dështimit dhe peshën e gabimeve që rëndojnë mbi supet e shqiptarëve por sopt jam si kryetari i një partie politike të tregoj pendesë falje dhe të korrigjohem dhe ec përara drejt të ardhmes. Kemi bërë gjëra të mëdha në këtë vend nga rrëzimi i diktaturës deri tek futja në NATO. Që nga shkëputja e diktaturës po kujtojmë sot se të gjitha arritjet mbajnë vulën e PD dhe demokratëve dhe sot përulemi me nderim.
Në një ditë si kjo mentalitete të së shkurës po mendohen të shkruajnë historinë asnjë nga këto arritje nuk do të ishte pa mbështetjen e perëndimit, pa mbështetjen e Amerikës dhe BE miqve tanë të cilëve duhet tui shpreh mirënjohjen. Sprova për demorkacinë për mësimet e para ku kishte edhe gabime që i kemi paguar shtrenj si familje politike edhe si shoqëri”, tha Basha.
Një mesazh për demokratët e zhgënjyer e të mërzitur me të, kryedemokrati Lulzim Basha rezervoi në fjalën e tij nga selia e PD, në eventin për 31 vjetorin e themelimit të PD.
“Shohim te rinia shpresën të ardhmen, që duhe të kishtë ardhur por u ndal prej regjimit e gavimeve tona. Te rinia, shpirti i saj i pastër, ne PD do të vendosim fatin e Shqipërisë europiane, por ne nuk mund të injorojmë se ndryshe prap do gabojmë c’ka po ndodh me një pjesë të familjes tonë politike.
Ndaj i drejtohem demokratëve të zhgënjyer, e njoh edhe e kam prekur dëshmpërimin tuaj. Kur më keni votëbesuar, jo një karrige po prirjen në betëjën për përmbysjen e një shteti që nuk ka lidhje me demokracinë dhe votën e lirë. Të një beteje ku demokratët do prinë edhe një herë me vlera e parime me motivin e vetëm për të cilën lindëm 31 vjet me parë. Interesat e tyre, janë më të shenjta. Hijet e të kaluarës s’mund t’ju turbullojnë kulti i individit s’mund të ngrihet më në asnjë formë.
Jam në mesin tuaj, jo si njeri që përpiqet të shtojë radhët, ky është përkufizimi bolshevik i udhëheqësit, por përmes parimeve, të mos bëjë atë që po tentojnë të bëjnë sot, aktorët 30 vjecar të tranzicionit sepse po e bëra edhe unë kam vënë një tjetër tullë në murin e tranzicionit. Nuk jam në mesin tuaj për të kërkuar njerëz që më ndjekin vebërisht, por jemi të gjithë udhëheqës që frymëzojnë udhëheqës. Cdo shqiptar të jetë luftëtar i vlerave dhe parimeve.
/a.r











