• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha thirrje Ramës nga Bubqi: Të merren masa urgjent, ky është plani trepikësh që ne propozojmë

by Java News
02/12/2019 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka vizituar sot nga afër banorët e fshatit Bubq, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti shkatërrimtar. Përmes një postimi në ‘Facebook’ lideri i opozitës thekson se situata në këtë zonë vazhdon të rëndohet për këta banorë dhe për mijëra familje në të tre qarqet e goditura Durrës, Tiranë dhe Lezhë.

Mes të tjerash Basha pohon se reagimi i shpejtë për të vlerësuar dëmet, dhe lëvrimi i fondeve për riparim dhe rindërtim do të ndihmojë në tejkalimin e traumës dhe rikthimin në normalitet.

REAGIMI I BASHES

Sot pashë nga afër gjendjen e rënduar në Bubq, ku shumica e shtëpive kanë pësuar dëme dhe shumë prej tyre janë të pabanueshme. Me qindra qytetarë kalojnë netët jashtë prej një jave pa asnjë siguri nëse mund të futen në banesat e tyre.

Fatmirësisht kjo situatë e rëndë u mbyll pa viktima ne këtë zonë. Por gjendja vazhdon të rëndohet për ta dhe për mijëra familje në të tre qarqet e goditura Durrës, Tiranë dhe Lezhë.
Ajo që duhet bërë tani është të ndërmerren urgjentisht një seri veprimesh konkrete dhe të mirëkoordinuara për të siguruar njerëzit, dhe për të nisur sa më parë rindërtimin e banesave.

Tani është momenti të veprohet me shpejtësi dhe për këtë qëllim ky është plani që ne propozojmë:

1. Angazhimi dhe organizimi nga shteti i mbi 500 inxhinierëve që kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar vullnetarisht, me qëllim për të përshpejtuar vlerësimin e banesave. Kjo kontribuon për qetësimin e gjendjes dhe sigurimin e jetës së qytetarëve.

2. Vlerësimin me urgjencë të banesave të dëmtuara dhe dëmeve të shkaktuara.

3. Qeveria në kuadër të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të anulojë me efekt të menjëhershëm rreth 150 milionë dollarë të planifikuara për t’ju dhënë 10 oligarkëve, dhe këto fonde t’u akordohen mijëra familjeve në nevojë, për riparimin dhe rindërtimin e banesave të dëmtuara apo të shkatërruara.

Reagimi i shpejtë për të vlerësuar dëmet, dhe lëvrimi i fondeve për riparim dhe rindërtim do të ndihmojë në tejkalimin e traumës dhe rikthimin në normalitet. /e.s/

Next Post
I mbijetuari i tërmetit `79: Populli dhe qeveria u bënë bashkë; Si u rindërtua Shkodra në kohë rekord

I mbijetuari i tërmetit `79: Populli dhe qeveria u bënë bashkë; Si u rindërtua Shkodra në kohë rekord

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, Kryeinspektori Sula firmos paktin me kreun e AIF: Goditje veprimtarive të paligjshme!

Lufta kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, Kryeinspektori Sula firmos paktin me kreun e AIF: Goditje veprimtarive të paligjshme!

August 20, 2026
“Nuk na mbyllin dot”- I moshuari me bastun rrëfen revoltën: Të mos shkrihet Bashkia e Maliqit, me kryetarin e Këshillit u përplasa se…

“Nuk na mbyllin dot”- I moshuari me bastun rrëfen revoltën: Të mos shkrihet Bashkia e Maliqit, me kryetarin e Këshillit u përplasa se…

August 20, 2026
“Arti, një përpjekje për të mos u çmendur”- Rama prezanton ekspozitën në Berlin, gazeta prestigjioze ‘El Pais’ artikull për kryeministrin: Përballë Pikasos…

“Arti, një përpjekje për të mos u çmendur”- Rama prezanton ekspozitën në Berlin, gazeta prestigjioze ‘El Pais’ artikull për kryeministrin: Përballë Pikasos…

August 20, 2026
Dhunë ndaj shefit të Krimeve në Sarandë! Mateo Bakalli përfundon në spital, u godit me grusht

Plagoset me sëpatë 45-vjeçari në Delvinë, mister rrethanat dhe shkaqet, ja si paraqitet gjendja e tij në spital!

August 20, 2026
Vit i ri, avaz i vjetër! Rikthehen radhët në kufi, fluks emigrantësh dhe mjetesh në Kapshticë!

Vit i ri, avaz i vjetër! Rikthehen radhët në kufi, fluks emigrantësh dhe mjetesh në Kapshticë!

August 20, 2026
“Ne jemi për 100 bashki”- PD reagon pas mbledhjes së Këshilli të Maliqit, Alolli: 95% e banorëve kundër bashkimit me Korçën!

“Ne jemi për 100 bashki”- PD reagon pas mbledhjes së Këshilli të Maliqit, Alolli: 95% e banorëve kundër bashkimit me Korçën!

August 20, 2026
“Dëmton imazhin e Shqipërisë, aseti juaj më i mirë…”- Ambasadorja e Izraelit flet për protestat: Është një grup shumë i vogël që nuk i do hebrenjtë

“Dëmton imazhin e Shqipërisë, aseti juaj më i mirë…”- Ambasadorja e Izraelit flet për protestat: Është një grup shumë i vogël që nuk i do hebrenjtë

August 20, 2026
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare objektiv i merkatos, Ismajli në ‘radarët’ e klubit të Serisë A

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare objektiv i merkatos, Ismajli në ‘radarët’ e klubit të Serisë A

August 20, 2026
Situata me zjarret, Ministria e Mbrojtjes publikon të dhënat e fundit: U raportuan 27 vatra në 24 orë, pesë ende aktive

Zjarret po djegin Evropën, ekspertët paralajmërojnë: Do të shtohen me 39% në dekadat e ardhshme! Në rastin më të keq…

August 20, 2026
Rekord sulmesh kibernetike në Shqipëri: 14.6 milionë tentativa në gjashtë muaj

Alarm masiv kibernetik në SHBA, objektiv pajisjet që përdoren për monitorimin dhe operimin e ujit, energjisë dhe…

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com