Kryedemokratik Lulzim Basha dekalroi gjatë mbledhjes së opozitës se nuk do ketë asnjë kërkesë zyrtare për të marrë leje për mitingje, gjë e cila përbën shkelje ligjore.
Këtë deklaratë Basha e dha pasi u ra dakord që opozita të nisë mosbindjen civile dhe protestat në mbështetje të qytetarëve kundër taksave.
Ai ka thënë madje se nuk kanë nevojë as për mediat pasi mund të përdorin rrjetet sociale.
“Policia nuk arreston Olsi Ramën, Saimir Tahirin, Agron Xhafën, Balilajt e Habilajt dhe kriminelët me shokë nuk ka për të pasur asnjë peticion apo kërkesë zyrtare për të marrë leje për mitingje. Le të vijnë të ju arrestojnë ju, le të arrestojnë deputetët, le të vijnë e të më arrestojnë mua. Kërkesë nuk ka për të pasur. Kur ata të fillojnë të sillen si polici e ligjit edhe ne do t’i trajtojmë si polici e ligjit. Nuk kemi nevojë për media, të gjithë kemi Facebook, smartfonë. Do të përcaktohen pikat nevralgjike nga ku do të nisë veprimi e do të përshkallëzohet veprimi.
Do të thirren qytetarët e do t’u tregohet qartë që ky aksion bëhet për ju dhe vetëm për ju. Ne jemi në krahun tuaj dhe nuk ka rrugë tjetër. Nuk ka mbetur rrugë tjetër përballë kësaj bande në pushtet që shkel kushtetutën e ligjin dhe dhunon qytetarët për pushtetin e pasurinë e saj. Nuk ka rrugë tjetër!”, deklaroi Basha.










