• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha, tepër i dobët për të nisur një dialog të vërtetë

by Carlo Bollino
25/09/2019 20:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bolino

Largimi i Ivi Kasos prej tryezës së organizuar nga OSBE për të diskutuar, më në fund, mbi reformën zgjedhore, tregon fare mirë se sa larg është ende kultura e Partisë Demokratike nga një mentalitet pluralist dhe i hapur ndaj dialogut.

Pjesëmarrja e opozitës jashtëparlamentare në takimin për reformën elektorale ngjalli një entusiazëm, ndoshta të parakohshëm, tek Ambasada amerikane, si dhe tek shumë analistë, të eksituar nga lajmi që, pas muajsh bojkotimi total, më në fund një eksponent i PD-së pranonte të ulej në një tryezë, ku ishin të pranishme edhe ide të ndryshme nga e tyrja. Por, ëndrra dhe optimizmi zgjatën vetëm 15 minuta, sa koha që ju desh Ivi Kasos (të dërguar formalisht si “teknik” nga Lulzim Basha) për të lëshuar slloganet e tij politike dhe për të propozuar idenë e tij të reformës, që mohon çdo dialog të vërtetë pluralist, duke e braktisur menjëherë pas kësaj tryezën, pa treguar asnjë interesim se çfarë kishin për të thënë lidhur me atë çështje të ftuarit e tjerë. ”Opozita e Bashkuar – tha Kaso – propozon që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar. Produkti i dakordësuar nga kjo strukturë, pasi i nënshtrohet konsultimit me publikun, nëpërmjet formave dhe metodave që mundësojnë marrjen e mendimit të qytetarëve, miratohet pa ndryshime”.

Partia Demokratike vazhdon të mohojë ekzistencën e opozitës parlamentare të përbërë nga njerëz e ide të ndryshme nga të sajat dhe pranon si të vetmit bashkëbisedues në tryezë Partinë Socialiste dhe komunitetin ndërkombëtar. Në të njejtën kohë, mohon gjashtë muaj protesta dhe delegjitimim të përfaqësive diplomatike, duke u deleguar një rol vendimtar për reformën përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar, të zbuluar papritur nga Basha si bashkëbisedues të besueshëm. Një propozim, i cili është hedhur poshtë tashmë nga ambasadori i OSBE-së, Bernard Borchardt, i cili kujtoi atë, që ndërkombëtarët përsëritin prej muajsh: u takon shqiptarëve të zgjidhin krizën e tyre të brendshme.

Por largimi i Kasos nga ajo tryezë, në të cilën duhej të dëgjoheshin edhe ide e propozime të ndryshme nga të tijat, tregon se Basha ende nuk është i gatshëm për këtë provë maturie. Si një fëmijë, që i kërkon ndihmë mësueses kur kupton se është izoluar nga shokët e tij të lojrave, të cilët e kanë kapur duke bërë me hile, ashtu edhe Basha tani shpreson në një ndihmë nga jashtë, pasi në tryezën shqiptare të negociatave ai nuk di të ulet. Për t’u ulur në atë tryezë kërkohen dy kushte të pakapërcyeshme: të njohësh e të respektosh kundërshtarët politikë, si dhe të dëgjosh e, në rast se duhet, të ndash edhe ide të ndryshme nga të tuat. Lulzim Basha nuk është i gatshëm për asgjë nga të gjitha këto.

Lulzim Basha, duke kaluar në këtë drejtim edhe Sali Berishën, nuk është në gjendje të dëgjojë askënd tjetër, përveç vetes së tij. Egoja e tij e pamasë politike dhe përmasat e humnerës që e ndajnë nga realiteti vazhdojnë ta bëjnë të besojë se ka fituar zgjedhjet, në të cilat nuk mori pjesë dhe se është në mazhorancë në një Parlament, të cilin e braktisi. Basha beson me të vërtetë se 85% e popullsisë është nga ana e tij dhe vepron nisur nga një ide e tillë, duke pretenduar të përcaktojë axhendën e vendit dhe tani, edhe atë të faktorit ndërkombëtar.

Basha, në të vërtetë, për shkak të miopisë së veprimit të tij politik, ka humbur çdo kontroll real mbi institucionet e vendit dhe tani ka frikë se, po të pranojë dialogun për reformën elektorale, do të humbiste edhe grimcat e fundit të besueshmërisë, që i kanë mbetur në sytë e militantëve të tij. Kompleksi të cilin e bart me vete që prej marrëveshjes së majit 2017, e cila përforcoi fuqinë e Edi Ramës në vend që ta mundet atë, dhe gabimet makroskopike të cilat erdhën pas atij vendimi, e bëjnë atë një lider tepër të brishtë për të çuar në fund një reformë elektorale, të bazuar mbi një dialog pluralist dhe të konceptuar ekskluzivisht në interes të vendit e jo të partive që e firmosin. Urdhëri i dhënë “teknikut” Ivi Kaso që të largohej nga tryeza e reformës për të mos dëgjuar opinionet e të tjerëve, nuk tregon (sikurse mbase besonte) forcën e Lulzim Bashës, por vazhdon të zbulojë dobësinë e tij shqetësuese. (Shqiptarja.com) /l.m

Next Post
Kriza vjen nga mungesa e paqes brenda opozitës

Kriza vjen nga mungesa e paqes brenda opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nufi në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s! Integrimi i Kosovës…

Nufi në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s! Integrimi i Kosovës…

November 12, 2026
Apeli lë në fuqi pafajësinë për Sakicën, Trashanin dhe Kajoshin për një nga akuzat, zbaton amnistinë për dy të tjerat!

Apeli lë në fuqi pafajësinë për Sakicën, Trashanin dhe Kajoshin për një nga akuzat, zbaton amnistinë për dy të tjerat!

November 12, 2026
“Hapat e parë me protestuesit janë hedhur”- Gonxhe: Takova të rinjtë, mbajtëm shënime, erdhën me dëshirë! Nuk e refuzoj nëse PS më propozon për Tiranë!

“Hapat e parë me protestuesit janë hedhur”- Gonxhe: Takova të rinjtë, mbajtëm shënime, erdhën me dëshirë! Nuk e refuzoj nëse PS më propozon për Tiranë!

November 12, 2026
Demo takohet në Romë me homologun Piantedosi: Polici më e përgatitur! Më shumë siguri për qytetarët e më pak burokraci për shqiptarët në Itali

Demo takohet në Romë me homologun Piantedosi: Polici më e përgatitur! Më shumë siguri për qytetarët e më pak burokraci për shqiptarët në Itali

November 12, 2026
Skandali i spiunazhit, Jensen Huang jep dorëheqjen nga “Nvidia” pas 33 vitesh si CEO i kompanisë! Aksionet bien deri në 12%

Skandali i spiunazhit, Jensen Huang jep dorëheqjen nga “Nvidia” pas 33 vitesh si CEO i kompanisë! Aksionet bien deri në 12%

November 12, 2026
Hoxha zhvillon takim në Parlamentin e Hungarisë: Bashkëpunim më i ngushtë në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në BE!

Hoxha zhvillon takim në Parlamentin e Hungarisë: Bashkëpunim më i ngushtë në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në BE!

November 12, 2026
Trump për luftën me Iranin: Ose do të bëjnë marrëveshje, ose do ta përfundojmë ne

“Ja ku jemi përsëri”- Trump kërcënon se do të dyfishojë tarifat ndaj Meksikës nëse nuk ndalon emigracionin e paligjshëm: Asnjë lehtësim

November 12, 2026
URDHRI/ Zgjedhjet vendore, PD nuk pret bashkimin dhe nis kërkimin për kandidatët! Udhëzimi surprizë për strukturat

URDHRI/ Zgjedhjet vendore, PD nuk pret bashkimin dhe nis kërkimin për kandidatët! Udhëzimi surprizë për strukturat

November 12, 2026
Lehtësi tatimore deri në 30%, ja çfarë parashikon projektligji për sponsorizimet në art, sport e kulturë!

Lehtësi tatimore deri në 30%, ja çfarë parashikon projektligji për sponsorizimet në art, sport e kulturë!

November 12, 2026
Të shtëna me armë në Uashington, vetëm dy kilometra nga Shtëpia e Bardhë! Raportohet për persona të plagosur

Të shtëna me armë në Uashington, vetëm dy kilometra nga Shtëpia e Bardhë! Raportohet për persona të plagosur

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In