• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha te tregu ‘Dinamo’: Kush voton Ramën është çyryk, kush voton Berishën nxjerr Metën nga burgu

by B K
23/04/2025 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fushata elektorale ka hyrë në fazën e fundit të saj, teksa partitë politike po zhvillojnë ture me qytetarë dhe biznesmenë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, së bashku me kandidatët për deputetë Oriola Pampuri dhe Pëllumb Seferi, zhvilluan takime në tregun ‘Dinamo’ në Tiranë, me qytetarë dhe tregtarë të zonës.

Gjatë bisedës, ata shprehën problemet që përballen përditë si ulja e fuqisë blerëse, kostot e larta të jetës dhe largimi i fëmijëve.

“Jemi shumë të lodhur e punë s’po bëjmë, rrimë për një qind lekë. Jemi shumë të lodhur. Na kanë ikur kalamajtë”, u shpreh një tregtare.

Ndërsa një tjetër tha se “na u mor shpirti, lodhur sa të duash, na rropën për së gjalli”.

“Atë ta çoni jo tek 313, po ku të jetë vendi më i keq, të gjithë me Lal, me Edi Rama, me të gjithë, me Belindën. Më ka ardhur shpirti në majë të hundës, po punoj si kali një cop gru, për të mbajtur 3 kalamaj. Na rropën për së gjalli na rropën. Dritat 370 mijë lekë, sikur me pas një furë buke”, u shpreh një tjetër.

Duke evidentuar korrupsionin si problemin më madhor në 12 vite, Basha tha se sot kush voton Edi Ramën dhe shokët e tij, është çyryk.

Sipas tij, këtë fjalë kryeministri e ka për ata që e votojnë atë, se dhe votën ua merr, edhe paratë ua vjedh, edhe shpresën jua vret dhe prapë i shan.

“Ai atë çyryk e ka për ata që votojnë për të. Se të votosh 12 vite për një njeri që të vjedh, që mashtron, që gënjen, që i ka shokët të gjithë në burg për hajdut, duhet të jesh pak çyryk nga koka. Po unë ju them që shërohet ajo, mos votoni më për Edi Ramën, edhe shërohet nuk jeni më çyryk. Kështu që ai e ka për ata që votojnë për atë, tallet me ta. Se dhe votën ua merr, edhe paratë ua vjedh, edhe shpresën jua vret dhe prapë i shan. Kurse të tjerët që votojnë kundër tij e kanë në rregull mendjen. Kësaj radhe votën për numrin katër, për Koalicionin Euroatlantik dhe bëjmë gjithçka që fëmijët mos të largohen më. Edhe ata që janë larguar pa letra, të kenë mundësi të kthehen e të punojnë në vendin e tyre”, u shpreh Basha.

Ai gjithashtu tha se plaga më e madhe e korrupsionit të Ramës dhe shokëve të tij tek 7×7-313, është largimi masiv i rinisë pa u kthyer më.

Basha tha se e vetmja zgjidhje është mbështetja totale e SPAK në luftën kundër të korruptuarve, që lekët të shkojnë në xhepat e qytetarëve dhe jo në xhepat e 7×7-313.

Basha theksoi se e vetmja garanci është vota për numrin 4 dhe Koalicionin Euroatlantik, pasi në të kundërt, vota për Ramën nxjerr shokët e tij nga burgu, vota për Berishën fatkeqësisht nxjerr Ilir Metën nga burgu.

“Plaga më e madhe është largimi i rinisë. Është pasojë e korrupsionit. Që të ikësh me marrë diçka edhe me u kthy, është normale. Të ikësh e mos me u kthy më, kjo është pasojë e korrupsionit. Është largim masiv, është zbrazje vendi. Se kur i merr lekët, në vend që t’i investosh për vende pune, për t’i trajnu, i merr i fut në xhepat e 4, 5 ministrave, sigurisht që i largon. Se lekët o në xhepat tuaj, o në xhepat e Edi Ramës tek 7×7-313. Do t’i heqim nga ata. Votën për numrin 4. Ne kemi në dorë me ju dhënë program dhe ekip, secili pastaj një votë ka në 11 maj. Votove për Ramën, votove me i nxjerr shokët e tij nga burgu, keq më vjen por po votove për Berishën, votove për të nxjerr Ilir Metën nga burgu. Do që të shkojnë të gjithë të korruptuarit në burg, 4, Koalicionin Euroatlantik, mbështetje totale për SPAK-un. Sepse lekët o në xhepat e tyre, o në xhepat e tu, s’mund të jenë njëkohësisht në dy vende. Që të vijnë në xhepat tuaj, duhet të shkojnë shokët e tij tek 313”, tha ai.

Next Post
Gjendet në shtëpinë e vrasësit telefoni i Ilaria Sulës

Gjendet në shtëpinë e vrasësit telefoni i Ilaria Sulës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

March 10, 2026
Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

March 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Mars 2026

March 10, 2026
Cilët do të jenë deputetët e ardhshëm? Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë në Parlament

Sulm kibernetik ndaj Kuvendit, “Homeland Justice”: Kemi në duar bisedat e të korruptuarve

March 10, 2026
NASA publikon foto të fenomenit të mahnitshëm, stuhia që zhvillohet në hapësirë ​​dhe dallohet vetëm nga ISS

NASA publikon foto të fenomenit të mahnitshëm, stuhia që zhvillohet në hapësirë ​​dhe dallohet vetëm nga ISS

March 10, 2026

Për kë votuan më 11 maj të zhgënjyerit e sotëm?

March 10, 2026
Ushtronin prostitucion në një banesë me qira, prangosen dy rumunet

Ushtronin prostitucion në një banesë me qira, prangosen dy rumunet

March 10, 2026
Britania e Madhe përgatit anije ushtarake për dislokim të mundshëm në Mesdhe

Britania e Madhe përgatit anije ushtarake për dislokim të mundshëm në Mesdhe

March 10, 2026
VIDEO / Izraeli njofton eliminimin e militantëve të Hezbollahut, publikohen pamjet nga operacioni

VIDEO / Izraeli njofton eliminimin e militantëve të Hezbollahut, publikohen pamjet nga operacioni

March 10, 2026
“Jam diskriminuar”/ Çfarë tha në gjykatë portugezi i dyshuar për vrasjen e biznesmenit

“Jam diskriminuar”/ Çfarë tha në gjykatë portugezi i dyshuar për vrasjen e biznesmenit

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In