Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 dështimet sipas tij të qeverisë Rama.
Teksa na ndajnë 33 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Basha në formën e në kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me sa pasuroi apo varfëroi taksa progresive shtresën e mesme.
Më pas ai e ka dhënë vetë përgjigjen duke thënë se e varfëroi.
Përgjigjen, ai e ka shoqëruar edhe një grafik nga Monitor në të cilin shkruhet “ raporti i PNUD: Taksa progresive “varfëroi” shtresën e mesme, gjysma ulën konsumin.
g.kosovari