• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha takon Thaçin: Dialogu Kosovë-Serbi, mbi baza reciprociteti

by Aalison Pearse Stevens
04/10/2016 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimit me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë, kërkoi që dialogu Kosovë-Serbi të zhvillohet mbi baza reciprociteti. Gjatë takimit presidenti Thaçi i shprehu mirënjohjen z. Basha për kontributet e padiskutueshme në mbështetje të Kosovës në të gjitha momentet e rëndësishme dhe jetike të saj.

Thaçi veçanërisht vlerësoi kontributin e kreut të PD-së në realizimin e projektit madhor të “Rrugës së Kombit”, e cila ka bashkuar shqiptarët, e ka bërë Kosovën partnerin kryesorë për eksporte, si dhe u ka dhënë mundësi mbi 1 milionë shqiptarëve të Kosovës të pushojnë çdo verë në Shqipëri, duke sjellë të ardhura në turizëm.

Bashkëbiseduesit theksuan domosdoshmërinë për më shumë mbështetje dhe aktivizim të përqëndruar të diplomacisë shqiptare në ndihmë të Kosovës, në procesin e njohjeve nga vende që ende nuk e kanë bërë atë dhe sidomos të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Kreu i PD-së nga ana e tij vlerësoi të gjithë aktivitetin e z. Thaçi si drejtues i luftës çlirimtare, kryetar i opozitës dhe kryeministër gjatë tranzicionit dhe ngritjes së shtetit të Kosovës, dhe sot si kreu i shtetit sovran të Kosovës.

Kryetari demokrat e garantoi presidentin Thaçi se ndihma e mbështetja për Kosovën është e do të jetë e plotë dhe e parezervuar në çdo fushë, pa rënë në pozita paternaliste, në mbështetje reale dhe jo në zëvendësim të rolit të institucioneve të Kosovës.
Në këtë kuadër është e domosdoshme të kemi qëndrime parimore dhe jo inferioritet në raportet me Serbinë, tha ai, duke nxitur zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe duke kërkuar zgjidhjen e të gjitha çështjeve të tjera përmes dialogut Kosovë-Serbi mbi baza reciprociteti.

Basha shprehu shqetësimin për një aktivizim jo të mjaftueshëm të diplomacisë së Tiranës në raport me nevojat e Kosovës, në fushën e aktivitetit diplomatik dhe theksoi se PD-ja do të angazhohet për të nxitur rritjen e energjive dhe në qartësimin e sjelljeve diplomatike në raport me Kosovën dhe proceset ndërkombëtare që ajo përballet.

Një vend të veçantë në takim zuri dhe situata e përkeqësuar e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, për të cilin kreu i PD-së theksoi se është detyrim i dy shteteve tona, Shqipërisë e Kosovës, që të japin gjithë mbështetjen e duhur me vepra dhe jo me fjalë dhe të ndihmojnë në përmbushjen e nevojave dhe kërkesave legjitime të shqiptarëve atje.

ma.me

Next Post
Veliaj: Bashkëpunim konkret mes Shqipërisë dhe Kosovës. Thaçi: Krenar për punën e shkëlqyer në Tiranë

Veliaj: Bashkëpunim konkret mes Shqipërisë dhe Kosovës. Thaçi: Krenar për punën e shkëlqyer në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In