Kreu i opozitës Lulzim Basha ka takuar mëngjesin e sotëm ambasadorin e BE Luigi Soreca.
Në përfundim të takimit në një prononcim për mediat ai ka thënë se opozita vijon t’i qëndrojë kërkesës për zgjedhje të parakohshme.
Po ashtu Basha ka hedhur akuza ndaj qeverisë, duke shprehur se kjo e fundit ka prodhuar taksa të larta dhe korrupsion.
“Kriza ekonomike është produkt i krizës politike. Opozita nuk ka ndryshuar kërkesat dhe i qëndrojmë asaj të zgjedhjeve të parakohshme. Qeveria ka prodhuar taksa të larta dhe korrupsion”, tha Basha.
/a.r











