• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha takon shefen e misionit të FMN: Qeveria duhet monitoruar për politikat abuzive ndaj biznesit

by Java News
29/09/2017 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pritur sot në një takim shefen e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, Anita Thuludhar, dhe përfaqësuesin e përhershëm i FMN në Tiranë, Jens Reinke. Gjatë takimit, përfaqësuesit e FMN shprehën vlerësimet e tyre për rolin e opozitës në mbikëqyrjen dhe kontrollin e qeverisë gjatë katër viteve të shkuara.

Teksa falenderoi FMN-në për bashkëpunimin, Basha i infomoi në lidhje me raportin e OSBE-ODIHR. Sipas kryedemokratit, blerja e votës, përdorimi i burimeve publike, presioni mbi votuesit fatkeqësisht vazhdojnë dhe mbeten problemet kryesore që shoqëruan procesin zgjedhor.

“Kjo krizë në këtë fillim të legjislaturës shoqërohet dhe nga shqetësimet për situatën ekonomike ku niveli i lartë i borxhit, në 71% të PBB së bashku me nivelet e ulëta të mbledhjes së të ardhurave, janë duke ndikuar në të gjithë treguesit e tjerë ekonomikë. Papunësia ndër të rinjtë vazhdon të mbetet e lartë, dhe biznesi ka tkurrur veprimtarinë e tij duke mos marrë vendime për zgjerim. Kjo, e shoqëruar me një nivel shumë të ulët të investimeve të huaja, bëjnë të mundur që sektori privat të mos jetë më punëdhënës me kërkesë të lartë.

Numri i të larguarve nga Shqipëria prej rreth 270 000 vetësh është treguesi kryesor që ekonomia po lëngon, dhe fatkeqësisht nuk ka asnjë perspektivë pozitive në horizont. Politikat e ngrirjes së pagave dhe rritjes së ulët të pensioneve kanë shkaktuar në rastin më të mirë mosngritje të fuqisë blerëse, dhe një pjesë e madhe e personave me të ardhura të ulta kanë vërejtur ulje të konsumit, u shpreh Basha.

Sakaq, ai u ndal edhe tek investimet publike, duke u shprehur se në këtë drejtim qeveria Rama ka dështuar, pasi sipas tij, disa akse kryesore sot janë akoma të papërfunduara, dhe niveli i tyre është në minimumin historik të 10 viteve të fundit.

Basha më tej është ndalur tek klima e biznesit në vend.

“Në këtë klimë vjen dhe fushata kundër informalitetit e qeverisë e cila në të shkuarën ka sjellë shqetësime të mëdha tek bizneset. Kjo fushatë do të jetë e drejtuar ndaj tatimpaguesve biznese të vogla dhe do të vazhdojë të lejojë abuzuesit e mëdhenj që operojnë me mbështetjen e qeverisë.

Bizneset shqetësohen nga taksat e larta, nga sistemi i komplikuar fiskal dhe nga burokracia dhe korrupsioni që vjen nga nivele të larta. Tenderimet korruptive që kanë mbledhur paratë publike tek një grusht njerëzisht kanë përjashtuar nga tregu shumë biznese serioze.

Shqetësues është dhe projekti i 1 miliardë Euro koncesione që qeveria ka lançuar, ku do të kemi përqëndrim të fondeve publike dhe në më pak duar, por ajo që është akoma më shqetësuese është ndikimi që do të ketë tek borxhi publik.

Droga dhe krimi i organizuar janë kthyer në një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe po kriminalizojnë me shpejtësi segmente të caktuara të ekonomisë dhe financave të vendit. Kryetari i opozitës theksoi se Partia Demokratike do të vazhdojë të propozojë zgjidhje konkrete dhe mbetet e vendosur për të denoncuar aferat korruptive”, u shpreh kreu i PD.

Basha tha se në këto kushte, “Partia Demokratike do të mbështesë një program tjetër me FMN-në ku kontrolli është i nevojshëm të jetë akoma dhe më i fortë për shkak të gjendjes ekonomike dhe të balancave fiskale me projektin korruptiv të koncesioneve”.

ma.me

Next Post

VIDEO/ "Dyshoja se isha shtatzënë..." Ja qëndrimi në gjyq i Enertilës që zhvati drejtorin në facebook

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

PD pengon kandidimin e Ervin Salianjit për kryetar! Paradoksi: E kanë anëtar Kryesie, por jo anëtar partie

March 19, 2026
A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

March 19, 2026
Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

March 19, 2026
Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

March 19, 2026
Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

March 19, 2026
Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

March 19, 2026
Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

March 19, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Gjyqi për Metën, Çupi: Është kupola e krimit dhe bizneseve të pista. Partia e tij, organizatë kriminale

March 19, 2026
Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

March 19, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Favoret e një kompanie shtetërore të naftës, Çoçoli: Lajm pozitiv, do ndikojë në uljen e çmimit

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In