• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha takon kryeparlamentarin austriak për negociatat: Rruga e vetme, 9 kushtet e Bundestagut

by Java News
07/03/2020 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka u shpreh se plotësimi i 9 kushteve të Bundestagut janë e vetmja rrugë për daljen nga kriza e thellë politike e institucionale që po kalon vendi, por edhe për të zhbllokuar rrugën e integrimit europian të Shqipërisë. Gjatë takimit që zhvilloi me kryedemokratin Lulzim Basha, ai u njoh me shqetësimet e opozitës lidhur me mungesën e demokracisë funksionale në vend dhe mungesën e organizimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme, ku të dyja palët ranë dakord se reforma zgjedhore dhe organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë themelore për gjendjen që po kalon vendi.

‘Kryetari i Partisë Demokratike i prezantoi Presidentit Sobotka shqetësimet e opozitës lidhur me mungesën e demokracisë funksionale në vend, kapjen e shtetit, mosfuksionimin e institucioneve, mungesën e organizimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme, rënien ekonomike, shpopullimin e Shqipërisë, si dhe bllokimin e procesit të integrimit europian të vendit’ thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të PD.

Basha dhe Sobotka patën dakortësi të plotë se ‘udhërrëfyesi më i mirë për daljen nga kriza e thellë politike e institucionale që po kalon vendi, por edhe për të zhbllokuar rrugën e integrimit europian të Shqipërisë, është zbatimi i 9 kushteve të Bundestagut’, ku kryedemokrati theksoi se PD është e angazhuar ‘për të realizuar detyrimet e saj me qëllim hapjen e negociatave për Shqipërinë’.

Zyratri i lartë austriak nënvizoi dhe rëndësinë e rolit të medias në shoqëritë demokratike duke theksuar se ‘në Shqipëri duhen bërë përpjekjet maksimale për fuqizimin e medias së lirë dhe lirisë së shtypit në përgjithësi dhe se çdo përkjekje në të kundërt do të ishte në dëm të interesit të vendit’.

Kryetari i PD, Basha duke shprehur përkrahjen e plotë të opozitës për forcimin e bashkëpunimit dypalësh e falenderoi Presidentin për kontributin e Austrisë në ndihmë të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Basha i shprehu Presidentit Sobotka besimin se Republika mike e Austrisë do të luajë një rol aktiv mbështetës për hapjen e negociatave me Shqipërinë gjatë presidencës Kroate, njofton zyra e shtypit të PD.

Next Post
Ishte larguar nga shtëpia prej disa ditësh, i riu nga Kruja gjendet i mbytur në rezervuar

Ishte larguar nga shtëpia prej disa ditësh, i riu nga Kruja gjendet i mbytur në rezervuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministrja e Shëndetësisë: Marrëveshje me Italinë për forcimin e kapaciteteve laboratorike dhe epidemiologjike

Ministrja e Shëndetësisë: Marrëveshje me Italinë për forcimin e kapaciteteve laboratorike dhe epidemiologjike

February 16, 2026
Çmontonin pjesë nga “Mercedes” dhe “Audi”, goditet banda e grabitësve shqiptarë në Itali

Çmontonin pjesë nga “Mercedes” dhe “Audi”, goditet banda e grabitësve shqiptarë në Itali

February 16, 2026
Diabeti, Ozempic dhe dietat e reja për rënie në peshë, mjeku endokrinolog zbulon të vërtetat

Diabeti, Ozempic dhe dietat e reja për rënie në peshë, mjeku endokrinolog zbulon të vërtetat

February 16, 2026
Vrasje me armë zjarri brenda burgut në Greqi, në dhomë gjatë krimit ishte edhe Alket Rizai

Vrasje me armë zjarri brenda burgut në Greqi, në dhomë gjatë krimit ishte edhe Alket Rizai

February 16, 2026
“Aleancë ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë”, Vuçiç: Një kërcënim i madh për Serbinë

Aleanca Tiranë-Prishtinë-Zagreb “alarmon” Vuçiçin: Kur të shpërthejë lufta, do të jenë gati për të na pushtuar!

February 16, 2026
Rama në Prishtinë: UÇK s’ka lidhje me terrorin, ata burra nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre

Rama në Washington për Bordin e Paqes, analisti: Goditje për opozitën, prej kohësh kanë thënë që nuk shkon dot

February 16, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, analisti: Vendimet rrezikojnë të përmbysin historinë! Viktimat shpallen terroristë, agresorët viktima!

February 16, 2026
Mbreti Charles III uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti Charles III uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

February 16, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Berisha: Dënoj me forcë vizitën e Ramës në Kosovë

February 16, 2026
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Bastet online, Tabaku: Kaos për të favorizuar interesa të caktuara

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In