• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha takime me qytetarët në Lezhë: Rimbursojmë 300 KW energji për familjet në nevojë

by A R
03/06/2016 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Miliona euro që sot përfundojnë në xhepat e qeveritarëve dhe shkojnë për investime luksi do t’u kthehen qytetarëve përmes investimeve që hapin vende pune, uljes së çmimit të energjisë, uljes së taksave dhe investimeve për bujqësinë.

Këtë konfirmoi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në bashkëbisedim me banorë të qytetit të Lezhës. Tregtarët u ankuan për taksat e larta, rënien e fuqisë blerëse dhe detyrimin që edhe pensionistët të paguajnë sigurime shoqërore që arrijnë në 600 mijë lekë në vit. Ja dialogu ndërmjet tyre:

Tregtare: Sa më parë të dalësh kryeministër. Boll na bëni premtime, na bëni rrena. Na la pa punë, pa lekë, pa asgjë.

Tregtar: Shes tash e njëzet e ca vjet. Jam pensionist më merr sigurimet shoqërore muaj për muaj, ama i thonë 70 mijë lekë.

Basha: E sa shet ti këtu që ti marrin sigurimet shoqërore?

Tregtar: Mu me nga një javë zero.

Tregtar: Mua për 50 lekë të vjetra të fut në burg, ata për 300-400 milionë euro e bën hero. Ndoshta i nda paret me të.

Basha: Sa po shet përditë?

Tregtare: Një derr në dy tre ditë. S’ka lekë për Zotin!

Basha: Përpara sa ke shit?

Tregtare: Kam shit 5-6, sa të dush.

Basha: Taksat do t’i ulim.

Tregtare: Atë duam edhe ne, atë duam edhe ne.

Basha: Korrupsioni duhet luftu. Ato qindra milionë euro që i fusin në xhep qeveritarët të kthehen në treg, të kthehen në konsum.

Tregtare: Dje janë djeg dritat e tanë pallatit e të dyqanit. Kemi pagu 200 mijë lekë të gjithë, ble kabullin e pagu elektricistin me leket e njerëzve.

Basha: Edhe taksa, edhe shërbim s’merrni.

Tregtar: Pata hap një firmë ndërtimi, punova 12-vjet dhe 17 familje i kam mbajt me bukë.

Basha: Në çfarë viti e ke mbyllur firmën e ndërtimit?

Tregtar: Ka nja një vit, një vit e pak. Nuk shkoj më, taksa, taksa, taksa.

Basha: Po ata 17 veta që kishe në punë?

Tregtar: Pa bukë.

Farmacist: Ajo zonja ka gjithë jetën, babën e kam farmacist ka punu gjithë jetën edhe sot nuk lidh dot kontratën sepse i thotë që duhet ta kesh farmacinë 20 metra larg qendrës shëndetësore. Ndërkohë që kjo është një farmaci që ka ekzistu. Kushti është për të lidhur rimbursimin.

Nga Lezha zoti Basha u ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që pyesin se ku do t’i gjejë lekët për të zbatuar programin e tij.

Basha: Me 20 milionë dollarë në vit ne mund të rimbursojmë dhe do tw rimbursojmë deri në 300 kw për familjet në ndihmë ekonomike. Këta harxhojnë 80 milionë për luks dhe na thonë ne ku do t’i gjeni paratë??? 2.2 miliardë euro të shqiptarëve i kanë zhdukur. Na thonë ne ku do ti gjeni lekët për të ulur taksat? E pra ne do t’i ulim taksat dhe një pjesë e këtyre lekëve do të kthehet në xhepat e shqiptarëve, do të kthehet në konsum, do të kthehet në fuqi blerëse.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi dhe ndërmarrjen Eurofish. Zoti Basha garantoi se qeveria e tij nesër do të jetë në krah dhe përballë biznesit. Taksë e sheshtë 9%, sigurime shoqërore 9%, TVSH 15% është programi fiskal i demokratëve, i cili do të mundësojë punësim me paga dinjitoze, rritje të mirëqenies dhe zhvillimit./a.m.

Next Post

Prokuroria kosovare nis hetime për listat e veteranëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In