• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha takim me operatorët turistikë në Vlorë: Ne do të çlirojmë biznesin nga taksat, që t’iu japim mundësi për punësim

by Ardit Rada
13/06/2020 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me operatorët turistikë në Vlorë.

Në një postim në rrjete sociale, kreu i PD-së shkruan se Vlora është një nga qytetet me potencialin më të madh turistik në vendin tonë, por sot gjendet pa mbështetje.

Kreu i PD-së “sulmon” kryeministrin Rama duke shkruar: “RAMAVIRUSI u çon fadromat e gazin lotsjellës për t’iu prishur ndërtimet pa asnjë dokument e për të krijuar hapësira për oligarkët e radhës”.

Postimi i plotë i kreut të PD-së:

“Vlora është një nga qytetet me potencialin më të madh turistik të vendit, por sot është pa pushues e pa mbështetje. Qindra të punësuar direkt dhe indirekt janë në sektorin e turizmit. Shumë prej tyre e kanë humbur vendin e punës e të tjerë rrezikohen nëse situata vazhdon të ecë me këto ritme.

Operatorët turistikë të qytetit të Vlorës më treguan shqetësimet e tyre. Pushues nuk ka, taksat e tatimet duhet t’i paguajnë, punonjësit gjithashtu. Maqedonia e Veriut për të mbështetur turizmin vendor u ka akorduar qytetarëve kupona me vlerë 100 euro për t’i shpenzuar në destinacione të ndryshme turistike. Ndërsa RAMAVIRUSI u çon fadromat e gazin lotsjellës për t’iu prishur ndërtimet pa asnjë dokument e për të krijuar hapësira për oligarkët e rradhës.

Sektori i turizmit punëson 93 000 persona dhe në zinxhir, pothuajse, 200 000 të tjerë. Qindra mijëra familje jetojnë me të ardhurat nga turizmi.

Turizmi për potencialin që ka vendi duhet trajtuar me prioritet, duke u bazuar në praktikat më të mira botërore. Ne jemi duke hartuar një plan i cili do të konsultohet më pas me operatorët turistikë për të arritur në një produkt që ta ndihmojë këtë sektor, zhvillojë dhe njëkohësisht të rrisë punësimin me paga dinjitoze.

Taksat e larta që sot shkojnë në xhepat e oligarkëve do të reduktohen.

Ne do të çlirojmë qytetarët dhe biznesin në përgjithësi nga taksat e larta, duke vendosur taksën e sheshtë 9% që t’iu japim mundësi për të rritur punësimin dhe konsumin.

Ne do të bëjmë gjithçka për të garantuar konkurrencën e lirë e të barabartë në Shqipëri, duke i dhënë fund politikave klienteliste dhe korruptive, të cilat kanë përthithur deri më sot qindra milionë euro të parave publike.

Ne nuk premtojmë të pamundurën, por paketa ndihme e lehtësi fiskale krejtësisht të realizueshme siç bëjnë dhe vendet tona fqinje që të vendosim barazinë në treg dhe të mundësojmë zhvillim ekonomik për vendin”.

/e.rr

Next Post
Gratë më të paharrueshme të horoskopit

Gratë më të paharrueshme të horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lista e Kryetares së Kuvendit

September 10, 2026
Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

September 9, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Përplasjet në protestë: Rama sfidon Demokratët Evropianë: Hajde, ji i guximshëm dhe dënoje! Kjo është dhunë

September 9, 2026
Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

September 9, 2026
Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

September 9, 2026
“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

September 9, 2026
Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

September 9, 2026
Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

September 9, 2026
Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

September 9, 2026
“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com