• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha sulmon ndërkombëtarët: Qëndrimet e tyre të blera me paratë e drogës

by Java News
03/04/2017 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha duket se është i vendosur për të vazhduar protestën dhe bojkotin e parlamentit pavarësisht presionit ndërkombëtar. Gjatë një bashkëbisedimi në të ashtuquajturën ‘çadrae lirisë’, kreu i opozitës deklaroi se nuk do të tërhiqet nga kërkesa për qeveri teknike. “Po bëjnë çdo gjë që të tërhiqemi nga beteja, por garantoj çdo shqiptar se nuk do të tërhiqem”, deklaroi Basha para protestuesve, duke shtuar se çdo ditë që kalon e gjen më të fortë dhe të vendosur.

“Kjo është një qeveri kriminelësh që do bëjë çdo gjë për të mbajtur pushtetin që ka me krimin. Të vetmen garanci kemi bashkimin dhe qëndresën tonë deri në fitore. Do bëjnë çdo gjë që të tërhiqemi nga beteja, por garantoj çdo shqiptar se nuk do të tërhiqem. Kjo betejë jo për karriken time, por për fatin e cdo shqiptari të ndershëm. Në çdo ditë që kalon jam më i fortë dhe i vendosur nga dita që lëmë pas. Nuk tërhiqem nga beteja pa qeveri teknike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky është fillimi i një beteje që do të ndërtoje republikën e qytetarëve”

Basha tha se kërkesa për qeveri teknike është një vendim popullor pa kthim. Ai i cilësoi qëndrimët e ndërkombëtarëve kundër protestës së PD si fjalime të blera nga Rama me paratë e drogës dhe krimit. Kujtojmë që ambasada e SHBA, CDU e Merkel dhe eurodeputetë të ndryshëm i kanë kërkuar PD-së kthimin në parlament dhe futjen në zgjedhje, duke ndarë edhe shqetësimin për zgjedhjet e lira dhe fenomenin e drogës

“Rama do të humbasë çdo gjë me republikën e re.  republika  e vjetër është banka e krimit që prodhon para të pista për Ramën. Me paratë e  mafies dhe krimit blihet fjala e lobingjeve në Evropë dhe SHBA”, deklaroi Basha.

Sipas Bashës, Shqipëria rrezikon edhe kthimin e vizave. “Vendin e gjeten në trajektorën e futjes në BE, por sot rrezikojmë edhe kthimin e vizave”, tha lideri i PD-së.

Basha komentoi edhe darkën e djeshme mes kryeministrit Rama dhe kryeparlamentarit Meta duke ironizuar se “Komentet për markatën e peshkut tek Pazari i Ri merrini tek tregtarët e peshkut. Por peshku është qelbur nga koka prej kohësh dhe këtë e di çdo shqiptar.”

Sipas Lulzim Bashës sot shqiptarët janë më të varfër

“Shqiptarët janë bashkuar në peshën e madhe të halleve që i kanë zënë. Nuk vijmë këtu të themi se çdo gjë ishte parajsë para 3 vjetësh. Por disa pyetje mund ti bëjmë. A kemi sot fuqi blerëse me të lartë? A paguajmë më pak taksa? A paguajmë më pak për ujin, energjinë elektrike. Thonë se kanë hapur 195 mijë vende pune, por mashtrojnë. I bie 200 vende të reja punë çdo ditë. Ky është mashtrimi që u bën shqiptarëve. E vërteta është ndryshe, sipas BE, 200 mijë shqiptare u larguan nga Shqipëria këto 3 vjet. Edhe të djathtë edhe të majtë po trajtohen njëlloj nga kjo qeveri. Të gjithë po humbin me Ramën dhe bandën e tij kriminale. Këto katër vjet kanë mbyllur mesatarisht 27 mijë biznesë vit për vit. Kanë shpenzuar 1.2 mld euro për shëndetësinë falas që sot është më e mjere seç e gjetën. E kanë mbushur Shqipërinë me drogë dhe krim nga Vermoshi në Konispol. Një grusht oligarkësh po i pi gjakun popullit. Paratë e oligarkëve do i kthehen qytetarëve shqiptarë.”/javanews

a.ç

Next Post
Bushati me homologun italian: Vettingu, kyç për negociatat dhe ringritjen e besimit

Bushati: PD kërkonte zgjedhje të parakohshme, tani që erdhën do shtyrjen e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Droga e porositur online transportohej me “Uber” nëpër Francë, 80 xhandarë në aksion për të kapur 8 shqiptarë

Droga e porositur online transportohej me “Uber” nëpër Francë, 80 xhandarë në aksion për të kapur 8 shqiptarë

February 7, 2026
43% e energjisë në vend, nga burime të pastra/ Eurostat: Shqipëria, mbi mesataren e BE për energjinë e rinovueshme

43% e energjisë në vend, nga burime të pastra/ Eurostat: Shqipëria, mbi mesataren e BE për energjinë e rinovueshme

February 7, 2026
Analiza/ Çfarë do ta rrëzonte regjimin në Iran?

Apel i 114 laureatëve të Çmimit Nobel për ekzekutimet e fundit në Iran

February 7, 2026
Emailet e reja të publikuara nga DASH hedhin dritë mbi darkën e Epstein me Dukën Andrew, ja çfarë kanë komunikuar

Emailet e reja të publikuara nga DASH hedhin dritë mbi darkën e Epstein me Dukën Andrew, ja çfarë kanë komunikuar

February 7, 2026
Kaos dhe emocione në kryeqytet, Tirana dhe Dinamo ndajnë pikët në një derbi spektakolar

Kaos dhe emocione në kryeqytet, Tirana dhe Dinamo ndajnë pikët në një derbi spektakolar

February 7, 2026
“Ka udhëtuar i vetëm në Pekin”, flasin familjarët e kolonelit grek që u arrestua për spiunazh për Kinën: Po mësonte gjuhën dhe…

“Ka udhëtuar i vetëm në Pekin”, flasin familjarët e kolonelit grek që u arrestua për spiunazh për Kinën: Po mësonte gjuhën dhe…

February 7, 2026
“Vendimi i GjK dhe ‘game theorie”, analiza e Artan Fugës: S’kam asnjë provë se gjykatësit janë marrë vesh, por…

“Vendimi i GjK dhe ‘game theorie”, analiza e Artan Fugës: S’kam asnjë provë se gjykatësit janë marrë vesh, por…

February 7, 2026
Penetrimi i ngadaltë i Koresë së Veriut në Evropë

Penetrimi i ngadaltë i Koresë së Veriut në Evropë

February 7, 2026
“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

February 7, 2026
Meta: Mënyra e shoqërimit të Sarkozy mbresëlënëse! Nuk kam hatërmbetje për mënyrën mafioze si Narkoshteti më rrëmbeu mua

“’Matematikan’ që mori ofertë nga Rama”, Meta ironizon Bashën dhe i kërkon opozitës të paraqesë alternativë për ‘Territorialen’

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In