• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha sulmon ndërkombëtarët: Mos bëni sikur nuk shihni, nuk kthehemi në Kuvend

by Java News
18/11/2018 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte i pranishëm sot në Berat në një takim me banorët e këtij qyteti.

Basha akuzoi sërish qeverinë, duke thënë se opozita nuk kthehet në Kuvend, pa u bërë Vettingu i politikanëve.

Kreu i opozites iu rikthye sulmeve ndaj nderkombetareve, ndersa refuzoi edhe ftesen e tyre per rikthim ne parlament.

Basha u shpreh se “Partnerët ndërkombëtarë të mos bëjnë sikur nuk dinë, nuk dëgjojnë e nuk shohin. Nuk ka për te patur zgjidhje politike pa pastruar politikën nga krimi”.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha në një takim me qytetarët e Beratit prezantoi platformën lidhur me atë që ai e quan çlirimin e politikës, zgjedhjeve dhe ekonomisë nga krimi.

“Gjeneza e të keqes është një kryeministër që vjen në pushtet me votat e blera dhe me mbështetjen e bandave kriminale. Nuk i shkon mendja tek studentët, fermerët, sipërmarrja por e ka mendjen tek ekspozitat e luksit si ajo që po bën në Gjermani. Është një ansambël politikanësh të lidhur me krimin, Taulant Balla, Vangjush Dako, etj. Flasin për rritje ekonomike kur në 4 vite janë larguar 500 mijë shqiptarë për shkak të mungesës së perspektivës. 1 në 6 qytetarë janë larguar, si mund të ketë rritje ekonomike, për të mbajtur në këmbë një regjim që nuk ka legjitimitet? Gjendja ku ndodhet vendi është një thirrje e madhe për opozitën dhe Partinë Demokratike dhe sot kemi ardhur këtu në Berat për të shpalosur 3 elementët bazën”.

E para është se s’mund të ketë asnjë lloj kompromisi pa pastruar parlamentin nga kriminelet e lidhur me krimin. Përmes votës tuaj do ju ofrojmë shqiptarëve daljen nga kjo gjendje. Nuk do këtë më në parlament me politikanë të lidhur me krimin. Zgjidhja është para jush. Nuk mund të ketë standarde të trefishta.

Pika e dytë trajtim preferencial për politikanët nuk do të ketë. Miratimi i amendamentit për pastrimin e politikanëve mafiozë dhe të lidhur me krimin. I pret burgu dhe largimi nga institucionet. Nuk ka për të pasur zgjidhje politike pa ndëshkimin e Edi Ramës dhe njerëzve të tij.

Pika e tretë është platforma kundër korrupsionit dhe oligarkisë. Nuk do të ketë më pensionistë që do të vuajnë për pensione.

Kryedemokrati tha se sapo Partia Demorkatike të vijë në pushtet do të ulë çmimin e naftës, si dhe do të rikthejë çmimin e mëparshëm të energjisë elektrike.

a.ç

Next Post
Reshjet e dëborës, ARRSH: Ja akset ku duhet të tregoni kujdes

Reshjet e dëborës, ARRSH: Ja akset ku duhet të tregoni kujdes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

September 20, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Dënimet në Hagë: Midis solidaritetit njerëzor ndaj të akuzuarve dhe keqkuptimeve alla shqiptare për drejtësinë

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com