• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha sulmon edhe të tijët: Disa politikanë të opozitës po komplotojnë me qeverinë

by A R
05/04/2017 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi sot se republika e vjetër shpreson që, përmes një dialogu fasadë, të arrijë një zgjidhje fasadë.

Në një postim ne Facebook, Basha në vijim shtoi se “Ata duan që Partia Demokratike dhe opozita të bëhen pjesë të pazareve dhe të farsës si në një teatër kukullash, jo në interes të shqiptarëve, por të interesave të kupolës së republikës së vjetër. Me pak fjalë, ata duan që Partia Demokratike dhe opozita të marrë karriget e saj dhe “llokmat” e pushtetit në kupolën kriminale të republikës së vjetër. Kjo është shpresa, ky është projekti i tyre. Orët në vijim do ta shpalosin këtë komplot para të gjithëve”.

Lulzim Basha ka sulmuar edhe të tijët ndonëse pa emra. Ai u shpreh se nëse, do të ketë dialog politik ai nuk do të kthehet kurrë në një pazar të pisët të disa politikanëve të opozitës me disa politikanëve të maxhorancës.

Shkrimi i plotë i Lulzim Bashës:

Republika e vjetër shpreson që, përmes një dialogu fasadë, të arrijë një zgjidhje fasadë. Ata duan që Partia Demokratike dhe opozita të bëhen pjesë të pazareve dhe të farsës si në një teatër kukullash, jo në interes të shqiptarëve, por të interesave të kupolës së republikës së vjetër. Me pak fjalë, ata duan që Partia Demokratike dhe opozita të marrë karriget e saj dhe “llokmat” e pushtetit në kupolën kriminale të republikës së vjetër. Kjo është shpresa, ky është projekti i tyre. Orët në vijim do ta shpalosin këtë komplot para të gjithëve.

Komploti i republikës së vjetër mbështetet nga autorët e mjerimit ekonomik të vendit, kryeministrit aktual të vendit dhe çetës së tij politike, por edhe nga oligarkët që janë mësuar të vjelin miliona jo përmes punës së ndershme po përmes tenderave korruptivë dhe koncensioneve që nuk duan të mbarojnë. Edhe nga kriminelët që duan të vazhdojnë ta mbjellin Shqipërinë me drogë e ta mbajnë Shqipërinë një pikë kyçe të trafikut të heroinës dhe kokainës. Edhe nga pronarët e mediave të korruptuara të cilat janë një pjesë e korporatës që përfiton milionat e shqiptarëve duke treguar gënjeshtra nga mëngjesi në darkë. Dhe po ashtu nga një grusht avokatësh ndërkombëtarë të kësaj qeverie që paguhen me paratë e korrupsionit dhe paratë e narkomafias shqiptare. Ky është një rreshtim impresionues. Politikanë me pushtet, oligarkë me miliarda, kriminelë me kobure, pronarë mediash që kanë pothuaj të gjitha ekranet dhe gazetat e Shqipërisë, të gjithë bashkë.

Unë u them të gjithëve se, sot, njësoj si këto 47 ditë të kësaj lëvizjeje, jam po aq i vendosur dhe me i inkurajuar se kurrë, sepse e di që në këtë përballje nuk përfaqësoj as hallin tim, as interesat e mia dhe as interesat politike të ngushta të një partie politike, por përfaqësoj interesat dhe shpresat e gjithë shqiptarëve të ndershëm të cilët janë forca dhe siguria, të cilët janë bekimi i republikës së re që po vjen.

Ndaj, nëse, do të ketë dialog politik ai nuk do të kthehet kurrë në një pazar të pisët të disa politikanëve të opozitës me disa politikanëve të maxhorancës që të vazhdojë komploti ekonomik dhe politik kundër qytetarëve, që të vazhdojë republika e vjetër. Ai do të jetë dialogu politik për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes të cilave do t’i japet fund njëherë e përgjithmonë republikës së vjetër, rrugëve të vjetra, mënyrave të vjetra dhe gjithçkaje të kalbëzuar në këtë vend që mban peng interesat, mban peng shpresat, mban peng zhvillimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. #NgrihemiBashke #ZgjedhjeTeLira#RepublikaeRe /b.d

Next Post
23-vjeçarja: Mamaja i shikon filmat e mi porno dhe më këshillon

23-vjeçarja: Mamaja i shikon filmat e mi porno dhe më këshillon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Për çfarë duhet të debatojë Partia Socialiste?

March 31, 2026
Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

March 31, 2026
Nis projekti “Smart City”/ Ministria e Brendshme përzgjedh 20 shkollat ku do vendosen kamerat me inteligjencë artificiale

Nis projekti “Smart City”/ Ministria e Brendshme përzgjedh 20 shkollat ku do vendosen kamerat me inteligjencë artificiale

March 31, 2026
Pse PD riktheu trenin me vagona elektoral?

Pse PD riktheu trenin me vagona elektoral?

March 31, 2026
Arben Malaj merr zemër nga Braçe: Jam gati të kandidoj edhe unë për Bashkinë e Vlorës, por si i pavarur

Arben Malaj merr zemër nga Braçe: Jam gati të kandidoj edhe unë për Bashkinë e Vlorës, por si i pavarur

March 31, 2026
“Me zemër në Prishtinë”/ Presidenti Begaj mesazh para ndeshjes së Play-Off të Botërorit: Forca Kosovë!

“Me zemër në Prishtinë”/ Presidenti Begaj mesazh para ndeshjes së Play-Off të Botërorit: Forca Kosovë!

March 31, 2026
Dardanët duan Botërorin, në Prishtinë kërkohet historia. Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Turqi

Dardanët duan Botërorin, në Prishtinë kërkohet historia. Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Turqi

March 31, 2026
Miqësorja me Ukrainën, publikohen formacionet zyrtare. Anis Mehmeti sërish në stol

Miqësorja me Ukrainën, publikohen formacionet zyrtare. Anis Mehmeti sërish në stol

March 31, 2026
“Keni paguar në 1999”, një lokal në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq (FOTO)

“Keni paguar në 1999”, një lokal në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq (FOTO)

March 31, 2026
“Shqipëria po avancon me ritme të shpejta drejt BE-së”, Balla flet për integrimin në takimin e Rrogozhinës

“Shqipëria po avancon me ritme të shpejta drejt BE-së”, Balla flet për integrimin në takimin e Rrogozhinës

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In