Kryedemokrati Lulzim Basha është sot në qytetin e Lezhës ku u prit nga qindr a qytetarë me ovacione. Basha është duke zhvilluar takime me banorë dhe pronarë biznesesh duke bërë një xhiro edhe në qendër të qytetit.
Basha u shpreh i surprizuar nga pritja e qytetarëve dhe tha se ndërsa priste një takim vetëm me kandidatët, gjeti një miting.
Qytetarët e kanë pritur Bashën me thirrjet ‘Rama ik’ por edhe duke i hedhur sheqer në rrugë, si ogur i mirë për garën elektorale të 25 prillit.
“Do punojmë si ekip t’ju çlirojmë nga ankthi dhe taksat e larta. Do largojmë oligarkinë dhe t’i shërbëjme qytetarëve. Të ndalim këtë të keqe. Lezha ka pasuri të jashtëzakonshme për zhvillim. Kemi planin për të ndihmuar biznesin e vogël, turizmin dhe të rinjtë. Do bëjmë një qeveri për të ndihmuar qytetarët jo veten. Do të jemi të gjithë bashkë”, tha ai.
“Hallall për listën e Lezhës, fitoren e ke të sigurtë, me sheqer me sheqer, me ta bo rrugën sheqer”- dëgjohen qytetarët t’i drejtohen Bashës.
g.kosovari











