• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Basha s’më ftoi”/ Bozo: S’kam qenë, e s’do bëhem anëtare e PS. Teserën e PPSH-së s’e kam dorëzuar, e kam në…

by Java News
11/03/2021 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Luljeta Bozo deklaron se nuk ka qenë anëtare e Partisë Socialiste dhe nuk do të bëhet asnjëherë anëtare e kësaj partie.

Kandidatja e parë e listës së PS në qarkun e Tiranës deklaroi mbrëmë në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24 se pavarësisht se do jetë pjesë e grupit parlamentar të kësaj partie, ajo nuk do bëhet anëtare dhe nuk do bëjë jetë partie.

“Unë nuk kam pranuar të bëhem pjesë e parlamentit për të qenë edhe pjesë e Partisë Socialiste. Nuk kam qenë dhe nuk do jem anëtare e kësaj partie” tha Bozo për gazetarin Qafoku.

Ndërkohë ajo shtoi: “Unë e përkrah me gjithë forcë Partinë Socialiste po përse të jem anëtare”?

Bozo tregoi se ka qenë anëtare e Partisë së Punës së Shqipërisë që nga vitit 1972 deri në vitin 1991 kur kjo forcë politike pushoi së funksionuari duke ndërruar emrin në Parti Socialiste por Bozo nuk u anëtarësua në partinë e re që doli prej saj.

Sapo kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama bëri publikë lajmin se Luljeta Bozo do ishte e para në listën e Tiranës si kandidate për deputete e kësj partie, në rrjetet sociale dhe në media dolën jo pak lajme lidhur me të kaluarën e saj.

Një prej tyre ishte se Bozo nuk kisht pranur që PPSh të ndërënte emrin në Parti Socialiste në qershor të vitit 1991.

Por këtë lajm e hodhi mbrëmë poshtë Bozo në një sqarim që bëri enkas për këtë.

Bozo tha:

“Unë nuk kam Facebook dhe Instagram dhe nuk i kam lexuar këto lajme. Por më kanë thënë që është shkruar kështu.

Deklaroj se unë nuk kam qenë fare në mbledhjen që bëhet fjalë as në kongres dhe si e tillë nuk mund të jepja as mendim.

Ky lajm nuk është fare i vërtetë”, tha Bozo.

Ajo sqaroi për gazetarin Qafoku se e vërteta është se ka qenë anëtare e PPSH që nga viti 1972 deri në vitin 1991 por me shuarjen e aktivitetit të PPSh nuk është bërë më pjesë e asnjë partie dhe as e PS.

Pyetjes së gazetarit nëse e kishte dorëzuar teserën e PPSH-së, Bozo tha: “Nuk e kam dorëzuar. E kam në shtëpi. Nuk kisha çfarë t’i dorëzoja. PPSH u shua dhe bashkë me të u shua edhe tesera ime”.

Bozo u pyet edhe nëse do pranonte të njëjtën ftesë nëse atë do t’ia kishte bërë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Përgjigja e Bozos ishte: Basha nuk më ftoi.

g.kosovari

Next Post
A janë Berisha me Vasilin, dy të paralajmëruarit e mëdhenj të ambasadores Kim?

A janë Berisha me Vasilin, dy të paralajmëruarit e mëdhenj të ambasadores Kim?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In