• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha s’ka asnjë shpresë… Berisha kërkon destabilizimin

by Spartak Ngjela
29/05/2019 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Për opozitën jashtëparlamentare nuk ka më asnjë shpresë ekzistence si lidership. Ajo e ka humbur kohën e saj politike, se gaboi që dogji mandatet e deputetit, dhe nuk pranoi të hynte në zgjedhjet e 30 qershorit.

Koha politike është shumë kapriçoze, një gabim kundrejt saj, të nxjerr nga loja.

l.

Lidershipi i Partisë Demokratike gaboi. Ka një aksiomë në jurisprudencë: i dëshpëruari, i tremburi dhe idioti nuk mund të konsiderohen dëshmitarë të saktë, sepse, si rregull, këta i shmangen të vërtetës. Nga kjo nxjerrim konkluzionin se këta nuk mund të jenë as të aftë për të arsyetuar të ardhmen në lidhje me veprimet e tyre.

Lidershipi i Partisë Demokratike kuptohet se është i trembur qëkurse ka filluar Reforma në Drejtësi, dhe kjo na jep logjikën e arsyes që, për këtë akt, ai ka qenë i dështuar që në fillim.

Krerët e Partisë Demokratike, nën trysninë e frikës, kërcënonin gjendjen dhe sidomos qeverinë që kundërshtarët qeveritarë do t’i “futnin gjashtë pashë nën dhé”, në një kohë që vetë ishin vetëm me duar.

Kjo gjendje që kaloi nënkuptonte se, me frymën e urrejtjes dhe të denoncimit permanent, do ta aktivizonin pakënaqësinë popullore për të shkatërruar Shqipërinë si shtet, dhe në anarki të gjenin mundësinë e mbijetesës së korrupsionit.

Po populli nuk iu përgjigj fare. Iu përgjigjën vetëm militantët e Partisë Demokratike. Po, pse ndodhi kjo kur pakënaqësia e shqiptarëve sot është shumë e madhe?

Kjo ka një arsye themelore: lidershipi i politikës kundërshtuese që iu paraqit shqiptarëve nuk ishte dhe nuk është i besueshëm për ta. Në fakt shqiptarëve iu dolën në skenë fytyrat që ata i patën rrëzuar dy herë me një milionë vota.

Kurse politika ka një rregull që nuk mund të shkelet: liderët e falimentuar në një apo dy zgjedhje rresht, nuk mund të qëndrojnë më në lidershipin e një partie të madhe politike, kur kjo është konkurente për pushtet. Po, a mund ta kuptonte dot Sali Berisha këtë arsye psikologjike të shkollës së politikës dhe, pas tij, edhe Lulzim Basha? Jo nuk e kanë pasur këtë mundësi arsyetuese, sepse nuk i lë as pasioni patologjik i pushtetit të humbur, dhe as dëshpërimi dhe frika nga Reforma në Drejtësi. Të dy këta faktorë i kanë sjellë tani në gjendjen e falimentimit politik.

ll.

Po çfarë do të ndodhë tani këtej e më tutje si kohë politike?

Sot ka dhe një risi: Komisioni Europian e pranoi zgjerimin e Bashkimit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Tani pritet Parlamenti Europian dhe qeveritë dhe Parlamentet e vendevet anëtare. Në këtë kohë, shqiptarët duhet të jenë shumë të vëmendshëm me marrëzinë Berisha që kërkon t’i shtyjë drejt destabilizimit. Dhe kuptohet që, për këtë arsye, shqiptarët nuk mund ta pranojnë dot klithmën e lidershipit të Partisë Demokratike për destabilizim.

Duhet të theksojmë që në fillim se lidershipi i Partisë Demokratike nuk ka më fare kohë politike. Dhe kjo, nëse do vijojnë të mos e kuptojnë, do t’i rrezikojë më shumë se Reforma në Drejtësi. E themi këtë sepse në këtë faliment politik të tyre është prezent edhe politika e madhe perëndimore, e cila nuk i pranon. Madje, një arsye e rëndësishme e falimentimit të tyre tërësor, është edhe mospranimi i politikës së madhe perëndimore, sidomos politika amerikane dhe politika gjermane, të cilat nuk i dhanë asnjë mundësi pranimi lidershipit të Partisë Demokratike . Atëherë, pse duhet t’i përkrahin shqiptarët që tani janë të lidhur shpirtërisht me Perëndimin?

Kjo është arsyeja e kohës aktuale për analizimin e gjendjes së lidershipit të Partisë Demokratike. Po këtu del një pyetje? A ka tani kohë politike Partia Demokratike për të ndryshuar lidershipin?

Tani, për vetë situatën, ndërrimi i lidershipit politik është një proces shumë i vështirë. Kur një shoqëri pushtohet nga mosbesimi ndaj një lidershipi politik, janë shumë të rrallë individit që duhet të angazhohen në një reformë politike antilidership të një partie. Vërtet një parti politike mund të ketë nevojë për ndryshim të lidershipit të saj, por, a ka ajo individë me karizëm pozitiv në shoqëri? Ja, kjo është çështja. Në PD nuk ka sot individë karizmatik që t’i pranojë opinioni publik, dhe ka një shterpësi idesh. Nuk ka program për zhvillimin real të Shqipërisë, dhe një lidershipi të ri dhe të kualifikuar do t’i duhej kohë që ta bënte, në një kohë që Partia nuk është as në Parlament dhe as në zgjedhjet për pushtetin vendor. Kjo do të thotë që PD, edhe nëse e gjen verbin real të ndryshimit që i duhet Shqipërisë, nuk është në skenën parlamentare. Gabim ky, i cili nuk mund të korrigjohet lehtë.

Kjo është çështja që e tkurr këtë skenë politike dhe këtë skenar të mundshëm, tkurrje kjo e cila ka tepër gjasë ta shpërbëjë për një kohë të ardhme Partinë Demokratike. Në fakt, ky është një rrezik, sepse e mbart në vetë mundësinë e shpërbërjes së përkohëshme të Partisë Demokratike. Mundësi kjo e cila do ta dëmtonte shumë edhe vetë ecurinë demokratike të shoqërisë shqiptare.

Gjithësesi duhet parë me vëmëndje se si do të precipitojnë ngjarjet e pritshme.

Next Post

Evropa na do dhe pikë, po ne?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

April 1, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Po na ndihmojnë fotovoltaikët me naftën?

April 1, 2026
“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

April 1, 2026
Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In