• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha ‘siluron’ Berishën: Fund imunitetit nga ndjekja penale. Do bëjmë gjithçka të kthejmë besimin tek vota!

by Java News
10/11/2023 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha ka propozuar 6 iniciativa me të cilat sipas tij, do të mund të vendosë politikën në shërbim të njerëzve.

Në takimet me qytetarët, ai kërkon mbështetjen e tyre për Lista të Hapura, Vetting për politikanët, barazi të votës, votë për diasporën, president të zgjedhur nga populli si dhe t’i japë fund imunitetit nga ndjekja penale.

Sipas Bashës, është e domosdoshme të vendosen interesat e njerëzve në qendër të politikë-bërjes.

Deklarata e plotë e kreut të PD-së:

“Është jetike që ekonomia jonë të hapet dhe të bëhet konkurruese. Në funksion të saj është edhe garantimi i garës në sistemin politik, përmes propozimeve tona për Reformën Zgjedhore. Një parlament përfaqësues i vullnetit të qytetarëve është i domosdoshëm për të vendosur interesat e njerëzve në qendër të politikë-bërjes, duke dhënë atyre forcën për të ndërtuar të ardhmen që duan dhe meritojnë.

Ne duhet të bëjmë gjithçka për t’u kthyer atyre besimin te vota dhe te politika. Prandaj dhe ata mbështesin iniciativat tona për:

 Lista të hapura

 Vetting për politikanët

 Barazia e votës

 Vota e diasporës

 President nga populli

 Fund imunitetit nga ndjekja penale

Këto janë propozime konkrete, për ta vendosur politikën në shërbim të njerëzve, për të ngjallur shpresën dhe besimin te instrumenti i vetëm që kemi për të sjellë ndryshimin që qytetarët presin”, – tha Basha./m.j

Next Post
Reagimi i plotë / Qeveria e Kosovës: Pse Kurti nuk do të jetë në samitin informal në Tiranë

Rama e Kurti në Samitin e Parisit/ Ish zyrtari i lartë: Do ngrenë çështjet që shqetësojnë vendet e Ballkanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com