• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha “siluron” Berishën e Ramën për paktin: Të zhbëjmë ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, sollën kapjen e shtetit

by Java News
30/08/2021 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri i PD-së, Lulzim Basha në nisje të legjislaturës së re të Kuvendit ka shpalosur disa nga shtyllat e aksionit të ri politik. Gjatë fjalës së tij përpara anëtarëve të Këshillit Kombëtar të së djathtës shqiptare, kryedemokrati u shpreh se do të kërkojë ndryshime kushtetuese duke goditur paktin Berisha-Rama të vitit 2008.

“Qëllimi kryesor i aksionit tonë është ta bëjmë Shqipërinë një vend të jetueshëm me mundësi për çdo shqiptar që sot po braktis vendin, dhe për të arritur këtë duhet të përfshijmë çdo qyetare dhe çdo qytetar të këtij vendi.

Është detyra jonë të organizojmë shumicën e shqiptarëve dhe rruga për ta bërë këtë është ajo me të cilën ndezëm të gjithë bashkë shpresën dhe besimin në zemrat e njerëzve për ndryshim: duke iu dhënë prova se nuk u futëm në beteja vetëmohuese, duke hequr dorë nga cdo pushtet dhe cdo privilegj, për veten apo për karriket tona, por e kemi bërë dhe vazhdojmë ta bëjmë për Shqipërinë, për demokracinë dhe për shqiptarët, që janë viktimat kryesore të masakrës zgjedhore dhe të modelit të Edi Ramës.

Jeta e tyre preket nga pasojat që ka prodhuar ky model shkatërrimtar. Ekonomia lëngon për shkak të korrupsionit dhe mungesës së konkurencës, rendi dhe siguria janë në mëshirën e krimit me të cilin ka bashkëpunuar për të masakruar zgjedhjet, institucionet janë të kapura dhe u shërbejnë klientëve të regjimit jo qytetarëve.

Plagët që ky model shkakton në shoqërinë shqiptare janë të shumta, prandaj ne duhet të jemi çdo ditë pranë çdo qytetari dhe në mbrojtje të interesit publik. Nga deputetët e zgjedhur te strukturat më të largëta të Partisë Demokratike, detyra jonë është që zëri i çdo shqiptari të dëgjohet dhe shqetësimet e tyre të mëdha apo të vogla të jenë të përfaqësuara.

Sikurse kam theksuar në Kuvendin Kombëtar, për të zhbërë kapjen e shtetit nga korrupsioni dhe krimi dhe për t’ua kthyer institucionet dhe të drejtën për të vendosur qytetarëve, ne do të ndërtojmë në bashkëpunim me të gjitha grupet shoqërore që duan një ndryshim cilësor të jetës politike dhe ekonomike në vend, Platformën qytetare për demokracinë.

Është tashmë e qartë që ndryshimet kushtetuese të 2008-ës nuk i përshtaten më nevojës ulëritëse të shoqërisë shqiptare për më shumë demokraci, për kontrollin dhe balancën e pushteteve, ndaj për t’i dhënë fund kapjes së shtetit, duhen ndryshime rrënjësore që duhet të vijnë si një reflektim dhe veprim i përbashkët i Partisë Demokratike dhe intelektualëve, studentëve, pedagogëve, sipërmarrësve, artistëve, gazetarëve, të rinjve e të rejave që kërkojnë një demokraci funksionale” tha ai.

Gjithashtu Basha, kërkoi ndryshimin e reformës territoriale. “Këtë duhet ta bëjmë me dhe për shqiptarët që kërkojnë zgjedhje të lira, ndryshime kushtetuese dhe ligjore që garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, që përmirësojnë përfaqësimin politik, që reformojnë ndarjen territoriale dhe demokratizojnë pushtetin vendor.

Që mundësojnë ushtrimin e demokracisë së drejtpërdrejtë nëpërmjet referendumeve lokale dhe kombëtare, propozime për çlirimin e ekonomisë nga oligarkët dhe modelit të dështuar ekonomik që po i marrin frymën sipërmarrjes së ndershme, për lirinë dhe pavarësinë e medias, për shkëputjen përfundimtare të politikës nga krimi, ndryshime që e bëjnë shoqërinë realisht demokratike.

E kundërta e asaj që sundimi i këtij regjimi përfaqëson, është shteti i vogël, liria e individit, ndarja e pushteteve, liria e sipërmarrjes, elementë që janë në ADN-në e familjes tonë politike.  Prej ditës tonë të parë kemi luftuar për këto vlera, jemi ne njerëzit që besojnë tek ato, ndaj misioni ynë është të luftojmë me gjithë forcën që na kanë dhënë shqiptarët që t’i jetësojmë ato, duke i mbajtur në qendër të aksionit tonë politik.

Nëpërmjet tyre kemi shënuar arritjet më domethënëse që kanë ndryshuar për mirë jetën e shqiptarëve në të shkuarën, dhe jam i bindur që janë po këto vlera me të cilat ne do të arrijmë ndryshimet më thelbësore për familjet shqiptare në të ardhmen” tha ai.

/m.j

Next Post
Ekspozita ‘Sigurimi në fjalët e veta’/ Rama: Komunizmi tregim i lexuar nga librat, synojmë që…

Ekspozita 'Sigurimi në fjalët e veta'/ Rama: Komunizmi tregim i lexuar nga librat, synojmë që...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Një këngë me një mesazh”, BBC vlerëson performancën e Alis: Komandoi skenën e Eurovision

“Një këngë me një mesazh”, BBC vlerëson performancën e Alis: Komandoi skenën e Eurovision

May 15, 2026
Helmimi i studentëve të policisë, Prokuroria ende në pritje të përgjigjes nga AKU

Helmimi i studentëve të policisë, Prokuroria ende në pritje të përgjigjes nga AKU

May 15, 2026
Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

Përplasja me armë në Bushat në 2024-ën, SPAK merr të pandehur tre anëtarë të grupit “Bajri”

May 15, 2026
“Hapni Ngushticën e Hormuzit”, Kina: Lufta me Iranin nuk duhej të kishte ndodhur

“Hapni Ngushticën e Hormuzit”, Kina: Lufta me Iranin nuk duhej të kishte ndodhur

May 15, 2026
Finalja e madhe e Eurovision, zbulohet renditja e pjesëmarrësve, ja kur do të performojë Alis

Finalja e madhe e Eurovision, zbulohet renditja e pjesëmarrësve, ja kur do të performojë Alis

May 15, 2026
Ilaç që ngjall të vdekurit? Kjo është e vërteta e deklaratës së Donald Trump

Ilaç që ngjall të vdekurit? Kjo është e vërteta e deklaratës së Donald Trump

May 15, 2026
Përvjetor i dhimbshëm në Gaza, nga dëbimi i 1948-ës te katastrofa e sotme

Përvjetor i dhimbshëm në Gaza, nga dëbimi i 1948-ës te katastrofa e sotme

May 15, 2026
Skandal në Gjermani, pediatri akuzohet për 130 raste abuzimi seksual ndaj fëmijëve

Skandal në Gjermani, pediatri akuzohet për 130 raste abuzimi seksual ndaj fëmijëve

May 15, 2026
Siguria e Europës në fokus, Rama në panelin kryesor ndërkombëtar në Estoni

Siguria e Europës në fokus, Rama në panelin kryesor ndërkombëtar në Estoni

May 15, 2026
Kuba në kolaps energjetik, Trump fut në lojë CIA-n dhe ofertën milionëshe

Kuba në kolaps energjetik, Trump fut në lojë CIA-n dhe ofertën milionëshe

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In