• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Basha “siguron” Hotin: Sa të jem unë, e keni mbështetjen për bisedimet me Serbinë

by A R
20/07/2020 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në Prishtinë për një vizitë zyrtare dhe takimin e parë e ka pasur me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, me të cilin ka pasur dhe një deklaratë të përbashkët dhe një konferencë për mediat.

Basha tha se Prishtina është qyteti i tij i dytë jo vetëm pasi ka jetuar për 4 vite aty por edhe sepse është shpallur qytetar nderi. Ai vlerësoi paketën e masave të qeverisë së Kosovës në situatën e pandemisë, gjithashtu dha mbështetjen e tij të plotë në bisedimet me Serbinë.

Kreu i PD tha se si kryeministër, vendimi i tij i parë do të jetë heqja e traut dhe taksës në “Rrugën e Kombit”.

“Unë ndodhem gjithmonë me kënaqësi shumë të madhe në Prishtinë që është edhe qyteti im i dytë pas Tiranës jo vetëm sepse gjatë viteve 2000-2004 kam jetuar këtu por edhe sepse më shpallët qytetar nderi të Prishtinës para disa vitesh.

Po ndjekim me shqetësim pandeminë COVID, jam i inkurajuar nga paketa e masave që ju keni njoftuar qoftë ne aspektin shëndetësor qoftë në aspektin socio-ekonomik. Me paketën që keni njoftuar në raport me PBB, ju vendos në krye të vendeve të rajonit dhe ju bën një shembull edhe për Shqipërinë.

Për bisedimet me Serbinë, ju shpreh mbështetjen e plotë timen, PD-së dhe opozitës së bashkuar në këtë përqasje parimore që ka dhe mund të ketë vetëm një përfundim njohjen reciproke mes Kosovës e Serbisë. Tek PD do keni një partner të devotshëm që ato punë që kemi nisur si Rruga e Kombit dhe liberalizimi ekonomik të vazhdojnë dhe më tej.

Një nga vendimet e para të mia, do të jetë heqja e taksës dhe traut në Rrugën e Kombit, një vendim i padrejtë. Po kështu një thellim të bashkëpunimit në të gjitha fushat e tjera. Dua të çmoj lart qëndrimet tuaja dhe fokusin tuaj në bashkëpunimin ekonomik ku do të keni mbështetjen time dhe të PD-së”, deklaroi Basha.

/a.r

Next Post

FOTO / I pranishëm në mbledhjen e Këshillit Politik, zbulohet simboli mbi maskën e Ramës

Comments 1

  1. Anonymous says:
    6 years ago

    Sa te jeshe ti!
    Po ti s’je kurkund!
    Genjeshtar spektakolar!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rokada e ambasadorëve, Meidani te Komisioni i Jashtëm: Ndryshimi i Speciales akt sovran në Kosovë, punojmë me ndërkombëtarët!

Rokada e ambasadorëve, Meidani te Komisioni i Jashtëm: Ndryshimi i Speciales akt sovran në Kosovë, punojmë me ndërkombëtarët!

October 9, 2026
Tre të arrestuar në Lezhë, dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet edhe me vrasjen e ndodhur në Sarandë

Tre të arrestuar në Lezhë, dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet edhe me vrasjen e ndodhur në Sarandë

October 9, 2026
Reforma Territoriale bashkon Korçën me Maliqin, Peleshi: Një bashki e re me potencial të madh bujqësor

Reforma Territoriale bashkon Korçën me Maliqin, Peleshi: Një bashki e re me potencial të madh bujqësor

October 9, 2026
Votimi i Reformës Territoriale, Balla: Kush mendon se do të na ndalë me molotovë e gurë, i ka bërë llogaritë gabim

Votimi i Reformës Territoriale, Balla: Kush mendon se do të na ndalë me molotovë e gurë, i ka bërë llogaritë gabim

October 9, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Kur numërojmë bashkitë dhe harrojmë pushtetin

October 9, 2026
Ushtronin aktivitet financiar pa licencë, ekzekutohen 14 masa sigurie, sekuestrohen mbi 100 mijë euro në valuta të ndryshme

Ushtronin aktivitet financiar pa licencë, ekzekutohen 14 masa sigurie, sekuestrohen mbi 100 mijë euro në valuta të ndryshme

October 9, 2026
Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel–Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel–Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

October 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Në fakt, duhet të kemi 36 bashki…

October 9, 2026
Çmimi Nobel për Paqen i akordohet gjyqtares nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

Çmimi Nobel për Paqen i akordohet gjyqtares nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

October 9, 2026
Shkaktonin zhurma pranë shkollave në Berat, policia gjoba deri në 40 mijë lekë për drejtuesit e mjeteve

Shkaktonin zhurma pranë shkollave në Berat, policia gjoba deri në 40 mijë lekë për drejtuesit e mjeteve

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com