• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Si të jetë PD sot ashtu do jetë Shqipëria nesër! Mos të vazhdojmë të kërkojmë revolucion dhe të justifkojmë dështimin

by Java News
12/06/2023 21:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish kryedemokrati Lulzim Basha në një takim të mbajtur me gra të Tiranës, tha se të gjitha sulmet që anëtarët e Rithemelimit bëjnë ndaj tij vijnë me qëllimin e heqjes së vëmendjes nga humbja e zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Ai tha se të gjithë ata të cilët e sulmojnë edhe për marrëveshjen e 2017-ës me Ramën, janë të njëjtët persona të cilët më herët e kishin duartrokitur. Ndërsa u bëri thirrje demokratëve që të linin pas të shkuarën pasi qytetarët janë lodhur me akuzat dhe gënjeshtrat mes palëve.

Nje mik më shkruante para dy javësh dhe me  inkurajonte për platformën; për listat e hapura, vetingu  politikanëve, kufizimi i mandateve, votimi i emigrantëve, etj. Këto janë tema që kanë filluar te ngjiten tek njerëzit. Tema për të djeshmen, për PD, janë të domodoshme për PD, por votuesin e bëjnë indiferent.  Ka një ndarje mes çfare duan te degjojne demokratet dhe qytetaret. Qytetari jashtë PD është lodhur me akuzat dhe genjeshtrat që vetë i përgënjeshtrojnë. Besimi im prej fillimit, tek aftësia për të kuptuar të vërtetën nga e gënjeshtra do marrë kohë. Anëtarët e PD ma kërkojne kudo dhe me kërkojnë te vërtetën. Sepse e vërteta duhet thënë. 17 Maji marreveshje nuk ishte e fshehte. Marreveshja u publikua ne oren 17.00. U sulmua nga ata qe nuk ishin ne listat e deputeteve. U sulmua nga ata që u duartrokit. Gjithcka që kanë thënë është gënjeshter e pastër. Njerëzit që hoqën koalicionet i ka në krah të djathtë. Ata qe u bashkuan me Edi Ramen për të hequr koalicionet i ka në Keshill Kombetar, tek “Foltorja”. Ju i dini emrat per personat që po flas. Sulmet e tyre, vijne per të hequr vemendjen e tmerrshme të 14 Majit. Për mua është e shkuara. E kam lënë pas. Nuk harxhoj kohë me ta. Ftesa ime është: Lerini edhe ju pas! Nuk kemi me kohë të merremi me ta. Duhet të degjojmë njerëzit, duhet të merremi me njerëzit. Duhet të ndjejmë dhimbjen e njerëzve që të ofrojmë zgjidhje.

Ai tha se pas më shumë se një viti e gjysmë duhen korrigjuar gabimet e bëra, duke nisur që nga propozimet e bëra, kryesisht ai i integritetit të politikanëve.

“Shpresa se do të ndodhë dicka teksa presim duarkryq, kjo nuk është strategji. Edhe pas një viti e gjysëm, nuk pati reflektim. Nuk mund të qëndrojmë duarkryq, askush. Gjëja e parë që ndjej është të rikthehem, jo një platformë, më shumë se aq. Janë disa propozime për ndryshime Kushtetute dhe Kodi Zgjedhor. Por është dicka më shumë. Është një përpjekje për të sjellë kulturë të re politike; ku jo çdokush pse mendon ndryshe duhet trajtuar ndryshe.  E vetmja menyrë për ti shërbyer njerëzve është për tu rikthyer tek ato norma me të cilat kemi lindur si parti. Duhet të korrigjojmë gabimet e te shkuara dhe te sotmes. Shtylla jone jane integriteti i politikaneve. Në kuvendin e datës 18 proklamuam dy të vërteta. Çfarë është e mirë për PD është e mirë edhe për Shqipërinë.  Si do të jetë PD sot, do të jetë Shqiperia.  Çfarë modeli duhet ti ofrojmë shqiptarëve, cili është bilanci? Mund të bërtasim për revolucion dhe të justifikohemi pse na dështoi revolucioni.  Fakti është që me çdo revolucion  të nisur dhe deshtuar, besueshmeria jone bie. Duhet të jetojmë me pritshmeritë e njerëzve”, deklaroi Basha ne takim me grate demokrate./m.j

Next Post
Ndëshkim? Ambasadorët e QUINT-it mungojnë në pritjen shtetërore për Ditën e Çlirimit

Ndëshkim? Ambasadorët e QUINT-it mungojnë në pritjen shtetërore për Ditën e Çlirimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In