• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Basha si Ramiz Alia”/ Kadilli: Nëse zgjidhem kryetar për 100 ditë vendos PD-në në shina!

by
09/06/2021 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fatbardh Kadilli është njëri nga katër kandidatët për postin e kryetarit të PD-së në zgjedhjet e së dielës ku demokratët do të vendosin për liderin e ri që do i drejtojë për 4 vitet e ardhshme në betejën kundër PS-së me shpresën për të ardhur në pushtet.

Mbrëmjen e sotme i ftuar në Radarin Informativ në ABC u shpreh se nëse zgjidhet në krye të PD-së do i mjaftonin vetëm 100 ditë për të strukturuar partinë. “Do të më duheshin vetëm 100 ditë për të strukturuar partinë. Në momentin që shpall qeverinë në hije lidh kualitetet njerëzore për të shkuar drejt një gare nesër” tha ai.

Lulzim Bashën nuk hezitoi ta sulmojë ashpër për drejtimin e PD-së në 8 vitet e fundit. “Nuk kam adhurim për Berishën, por respekt për zotësinë e tij, ishte i fortë, e mbante partinë të tonizuar, por të vogël, asnjëherë PD nuk ka dalë forcë e parë edhe në drejtimin e tij. Pse? Sepse ishim të obsesuar me liderin.

E majta e ka filluar me Ramiz Alinë, kur këtej kishim Sali Berishën, dhe sot gati me Erion Velinë, kur ne akoma jemi te Ramiz Alia jonë, te Lulzim Basha, i pazoti për të menaxhuar cdo gjë. Ajo që e bën të madhe PD-në është sa e përthith shoqërinë”.

Garën, Kadilli e cilësoi të pabarabartë. “Ai (Lulzim Basha) ka përgjegjësi për humbjen unë nuk kam. Pabarazia e mjeteve, por edhe deputetët bëjnë fushatë për Bashën, i kanë borxh Bashës. Shumë kryetarë degësh bëjnë fushatë për Bashën, pasi ka qenë ai që i ka kandiduar. Të gjithë këta janë në borxh. Ai zotëron të gjithë aparatin e partisë. Njëlloj si Rama përdor mjetet e pushtetit për të mundur opozitën, njëlloj Basha, që vetëm fotografë ka 4, fonia, dekoret, etj”.

Por ka besim te avantazhet e tij. “Avantazhi im është vërtetësia ime. Në mënyrë absolute, mesazhi im është që Rama mundet, kur hapësira brenda nesh është demokratike. Partia duhet të jetë më e madhe se kryetari dhe frymëzuese, që bëhet kur është e vërtetë. Nuk kam një njollë”. Në fund, edhe nëse humbet, Kadilli u shpreh se nuk do të largohet nga PD.

Në garë për postin e kryetarit të PD-së janë Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj.

/b.h

Next Post
Veliaj nga selia PS-së: Të gjitha Exit Poll-et na nxjerrin fitues me 71-72 mandate!

Hapja e Tiranës/ Veliaj: Shpresëplotë që kemi dalë më të mirë e më të bashkuar, fokusi ynë te dija

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditje të tjera nga zbërthimi i bisedave në SKY & Enchro Chat? Lamallari: Çështje kohe

Nga “Besa” te zjarret, Lamallari zbulon nismat e reja: Njësi e posaçme për krimet mjedisore

September 1, 2026
“G20” ndan Europën nga Trump, SHBA hap derën e dialogut me Moskën, Gjermania kundër pranisë së ministrit rus

“G20” ndan Europën nga Trump, SHBA hap derën e dialogut me Moskën, Gjermania kundër pranisë së ministrit rus

September 1, 2026
Disa të vdekur dhe dhjetra të plagosur, Rusia nis sulmet masive në Odesa dhe Kiev

Disa të vdekur dhe dhjetra të plagosur, Rusia nis sulmet masive në Odesa dhe Kiev

September 1, 2026
Marrëveshja për presidentin në Kosovë, konsensus me shumë pikëpyetje

Marrëveshja për presidentin në Kosovë, konsensus me shumë pikëpyetje

September 1, 2026
Goditi me grusht arbitrin, presidenti i Vllaznisë kërkon falje: Veprimi im ishte i papranueshëm…

Goditi me grusht arbitrin, presidenti i Vllaznisë kërkon falje: Veprimi im ishte i papranueshëm…

September 1, 2026
Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim tre mjekë në maternitetin e Pogradecit

Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim tre mjekë në maternitetin e Pogradecit

September 1, 2026
Lesi flet për ‘surpriza’ nga SPAK: Brenda vitit merr brenda një tjetër të rëndësishëm nga…

Tirana nuk mund të qeveriset nga qelia! Ndaj lironi Erion Veliajn të shkojë në Bashki!

September 1, 2026
Zjarri në Priskë të Madhe përhapet drejt Farkës e Lundrës, alarmohen banorët

Situatë kritike nga zjarri në Ulëz të Matit, flakët rrezikojnë fermat dhe bagëtitë

September 1, 2026
Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

September 1, 2026
27 vatra zjarri në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike

27 vatra zjarri në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com