Basha shmanget trashë për skenarin e humbjes dhe dorëheqjen, por “i sigurtë” se 85% e shqiptarëve kërkojnë ndryshim

Lulzim Basha.2png

Lideri demokrat, Lulzim Basha tha se në 25 prill do të ketë një rezultat plebishitar popullor që sipas tij do të largojë të keqen dhe këtë qeveri.

Basha tha në ‘Kjo javë’ në ‘News24’ se 85% e shqiptarëve duan ndryshimin.

PJESE NGA INTERVISTA
Nisida Tufa: Eksperienca ka treguar se zgjedhjet gjithmonë kontestohen zoti Basha. Do ta pranonit rezultatin cilido qoftë ai për 25 prillin?
Lulzim Basha:
 Më 25 prill do të ketë vetëm një rezultat, do të ketë një plebishit popullor për të larguar të keqen. Çdokush që hamendëson ndryshe, i përket atyre që kanë pasuruar pasurinë në mënyrë të paligjshme, se s’mund t’i përkas as asaj socialistëve të ndershëm as

Nisida Tufa: Nëse shqiptarët vendosin që t’ia japin mandatin e 3-të Ramës, do ta pranonit?

Lulzim Basha: Një pyetje që do ju përgjigjem me pyetje. Në qoftë se 85% e shqiptarëve kërkojnë ndryshim, në qoftë se 70% e shqiptarëve mendojnë se ekonomia është në gjendje shumë të keqe, në qoftë se 52 % e shqiptarëve mendojnë se Shqipëria ka shpresë me Lulzim Bashën kryeministër dhe 60 % e shqiptarëve mendojnë se Shqipëria.

Nisida Tufa: Ju flisni me sondazhet tuaja zoti Basha dhe mazhoranca me sondazhet e veta

Lulzim Basha: Jo nuk janë të mijat, jo, unë flas me ato që janë publikuar dhe nuk janë prekur nga mazhoranca që i prek me qindra mijëra të 20% që i merr nga Ndragëta dhe 60% e shqiptarëve mendojnë se, një ditë më shumë, jo një mandat më shumë është arsye për tu larguar nga vendi. A nuk shikoni këtu ju një përgjigje të qartë se çfarë pritet të ndodh me 25 prill. 25 prilli do të jetë dita e ndryshimit masivë me votën e shqiptarëve dhe këtë nuk do të këtë forcë ta ndalë dhe këtë Edi Rama e di fare mirë

Nisida Tufa: Pra me 26 prill ju e shihni vërtetën kryeministër zoti Basha, nuk ka fije dyshimi dhe frikë brenda jush?
Lulzim Basha:
 Nuk ka fije dyshimi, që për të korrigjuar këta dështime, për të vendosur vendin në shinat e normalitetit, për të realizuar programin tonë që do ndihmojë të gjithë shqiptarët, Lulzim Basha me votën e shqiptarëve nuk do t’i zhgënjejë ata, por do të jetë kryeministri i të gjithë shqiptarëve.

Nisida Tufa: Nëse ju vetë do të zhgënjeheshit nga vota e shqiptarëve zoti Basha, do ta linit drejtimin e Partisë Demokratike?
Lulzim Basha: 
Është gabimi më i madh dhe hyjmë prapë në atë që u thashë në fillim, ta shikojmë këtë si një lojë me porta të vogla taktikcizmi politikë. Hallet e shqiptarëve janë papunësia dhe ne kemi përgjigje, hallet e shqiptarëve janë rritja e kostos së jetesës.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Create New Account!

Fill the forms below to register

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.