Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë dje në zyrën private të Sali Berishës, për t’u takuar me të.
Lajmi bëhet i ditur nga gazeta Standard, sipas së cilës Berisha e ka lënë Bashën të presë në radhë, pasi kishte takime të tjera.
Sipas kësaj gazete Berisha ka qenë në takim me përfaqësuesin e diasporës shqiptare, Hajro Çini.