• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha, shkodranëve: Po presim që të largojmë regjimin Rama-Doshi! Ata janë pakicë

by A R
07/06/2021 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha ishte sot me demokratët e qarkut të Shkodrës ku kërkoi votat për një tjetër mandat në krye të kësaj force politike, më e madhja e opozitës.

Basha tha se në këtë parti funksionon bashkimi dhe paralajmëroi se dorëzimi nuk është opsion.

“Ne jemi të bashkuar dhe nuk dorëzohemi. Ne do të vazhdojmë betejën bashkë çdo ditë derisa sa ta largojmë regjimin e pakicës Rama-Doshi”, tha Basha.

Sipas tij, shqiptarët nuk kanë shpresë tjetër t’i nxjerrë nga qorr sokaku i 25 prillit përveç Partisë Demokratike. “Ne jemi shpresa e vetme për ndryshim, për një të ardhmen  më të mirë për shqiptarë”, tha ai.

Duke u ndalur te gara në PD, Basha tha: “Nga kjo garë ne do të dalim më të fortë, më të bashkuar dhe më të vendosur për të luftuar dhe sjellë ndryshimin që duan dhe meritojnë shqiptarët”.

Basha shpjegoi edhe pse e krahason 25 prillin me 31 Marsin.

“Jo më kot kam hequr një paralele midis 31 marsit të 1991-shit dhe 25 prillit 2021-shit. E ku më mirë se në Shkodër mund të shpjegohet zhgënjimi, ndjenja e pabesueshmërisë, e tronditjes së thellë që solli 31 marsi, zgjedhjet pa zgjidhje të 31 marsit e që çuan më pas në një tjetër shok dhe tronditje pas revoltës së gjimnazistëve të “Jordan Misjes” dhe shkodranëve me 2 prill që përfundoi me masakrën e 2 prillit. E pra miqtë e mi këto nuk janë thjesht kujtime apo reminishenca historike, këto janë pjesë e asaj që ne jemi, e asaj që ju jeni. Çdo demokrate e çdo demokrat shkodran, çdo qytetare e qytetar i Shkodrës e përmes jush çdo demokrat shqiptar e njeh fare mirë mekanizmin që i mbivendoset vullnetit të shumicës, e njeh fare mirë se si kjo jo vetëm zapton, nënshtron, shkatërron përkohësisht besimin tek demokracia, por e di po kështu se pas kësaj vjen ngritja, se zemëratës për një padrejtësi si 25 prilli dalëngadalë po i zë vendin vendosmëria për të mos e lënë Shqipërinë, për të mos e lënë Shkodrën peng të Tom Doshit, Ilir Beqës, Edi Ramës dhe bandës së tyre.

Sepse në të vërtetë 25 prilli është ditë e një fatkeqësie kombëtare, është dita e vdekjes klinike të demokracisë; Për ta thënë thjeshtë, shkoqur dhe qartë për këdo, demokraci mbi së gjitha dhe para së gjithash do të thotë vullnet i shumicës dhe me 25 prill shumicës i është mbivendosur një pakicë e pakicës.  25 prilli nuk ka lidhje me demokracinë, nuk ka lidhje me vullnetin e shkodranëve, nuk ka lidhje me vullnetin e shqiptarëve. 25 prilli është gjëma dhe krimi final i regjimit të Edi Ramës dhe Tom Doshit”.

/a.r

Next Post
“Janë traumatizuar fëmijët”/ Flasin familjarët e Kudrejt Saliajt: Se ka prekur me dorë Dhuratën, madje ka kërkuar…

Dëshmia/ E bija dhe djali i Dhurata Saliajt rrëfejnë tmerrin: Na kërcënonte se do na hidhte nga ballkoni. I thoshte dikujt 'të dua kur do takohemi'

Comments 2

  1. Matish Zef Zadeja says:
    5 years ago

    Luli Basha, ose është kokrra e SHVEJKUT, të ditëve të sotme, që edhe Jaroslav Hashek do ta kishte zili, ose është kokrra e kriçit mashkull që fluturon me PRASËT historik të Tritan SHEHUT në bythë.
    Gjithsesi, në të dy rastet, është jashtë loje.
    Aut komplet.

    Reply
  2. Eda says:
    5 years ago

    Basha nuk duhet te jete me ne drejtimin e PD. Figure e konsumuar dhe qe nuk frymezon. Duhet te provohen me patjeter figurat e tjera

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In